Aktori i njohur, Arnold Schwarzenegger është përfshirë në një aksident të rëndë automobilistik. Makina e tij u përplas me një tjetër duke lënë të plagosur një person. Mediat e huaja raportojnë se gjendja e tij shëndetësore është e mirë, ndërsa është shqetësuar për të plagosurën. Ngjarja ndodhi në Bulevardin Sunset Në Los Angeles.
Një burim tha për revistën People: “Ai është mirë, shqetësimi i tij i vetëm tani është gruaja që u plagos.”
Gruaja e cila drejtonte Toyota Prius të kuqe, ka pësuar dëmtime dhe është transportuar me ambulancë në spital. Askush nuk është arrestuar dhe alkooli nuk besohet të ketë qenë një faktor.about:blank
Arnold thotë se dëshiron ta takojë gruan e plagosur personalisht. “Dukej si një skenë nga një film.”, tha një dëshmitar.

