Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Al-Hilal gati të “shkrijë” pasurinë për të sjellë Messin në Arabi

14:26 / May 4, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
messi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Largimi në mënyrë të beftë nga pa lejen e klubit drejt Arabisë Saudite, duket se i ka vënë vulën “divorcit” mes “pleshtit”, Leo Messi dhe “gjigandëve” francezë të PSG, mirëpo teksa gjithë bota pret një rikthim të 7 herë fituesit të “Topit të Artë” te Barcelona aty ku shkroi historinë gjithçka duket se ka marrë një rrjedhë tjetër dhe tashmë Messi mund të transferohet te “rivalët” e Al-Nassr të Cristiano Ronaldos, Al-Hilal.

Këtë “informacion” e zbuloi në një intervistë për prestigjiozen spanjolle “MARCA”, agjenti i FIFA-s, Marco Kirdemir, i cili mban gjithashtu dhe një marrëdhënie shumë të mirë me Presidentin e PSG, Nasser Al-Khelaifi, si dhe me mbretin e Arabisë Saudite gjithashtu.

Gjatë intervistës Kirdemir tha se Barça nuk është një “opsion” të paktën deri në momentin kur Messi të vendosë t’i japë fund karrierës si profesionit. Në fjalën e tij agjenti i FIFA shtoi gjithashtu se Al-Hilal ka rritur vlerën e ofertës teksa e çuar shifrën që dëshiron t’i japë “pleshtit” në sezon, në plot 600 milionë dollarë.

“Ai nuk do të shkojë në Barcelonë. Ai dëshiron të kthehet kur të pensionohet. Leo ka një ofertë prej 600 milionë dollarësh nga Al-Hilal, skuadra e Mbretit. Messi udhëtoi në vend për ta takuar, për të parë vendin ku mund të jetonte nëse familja e tij jep OK, ai do të luajë në Arabinë Saudite”,- tha Kirdemir.

Më tej në fjalën e tij agjenti i FIFA shtoi se vizita në Arabinë Saudite është dhe arsyeja kryesore e “përplasjes” mes “pleshtit” dhe Presidentit Al-Khelaifi.

“Nëse ai do të kishte udhëtuar në një vend që nuk kishte probleme me Katarin, nuk do të kishte kaq shumë spekulime. Kjo ka zemëruar PSG-në dhe Al-Khelaifi nuk është i vetmi i zemëruar me Messin”,- tha më tej gjatë intervistës, Kirdemir.

Në fund, agjenti i FIFA shtoi se “arabët” e Al-Hilal janë gati ta “shkrijnë” pasurinë e tyre vetëm për të pasur “pleshtin” në ekip, teksa përveç tij dhe Sergio Ramos pritet të marrë një ofertë, por kësaj here nga Al-Nassr, ndërsa, kujtojmë se i vetmi lojtar që ka refuzuar deri më tani në mënyrë kategorike milionat arabe është “arkitekti” kroat i mesfushës, Luka Modric.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mesazhet private të shkencëtarëve rikthejnë debatin: Sa të sigurt ishin për origjinën e COVID-19?

19:17 / July 23, 2026

Zyrtare, Barcelona prezanton Karim Adeyemin! Sulmuesi gjerman firmos deri në vitin 2031

15:16 / July 23, 2026

Armand Duka uron presidentin e Federatës Spanjolle për triumfin në Kupën e Botës

15:02 / July 22, 2026

Franca ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç

21:57 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.