Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

‘Amanda ishte e alkoolizuar dhe agresive’, 40-vjeçarja që vrau motrën: Veprova për vetëmbrojtje

18:30 / September 3, 20231 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 img 1496 1693746472
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një krim në familje ka tronditur Tiranën mëngjesin e sotëm.

Amanda Pushani, 37 vjeç u vra me thikë nga motra e saj, Marsela Pushani 40 vjeç.

Kjo e fundit është arrestuar nga policia.

Në dëshminë e saj, Marsela Pushani ka deklaruar se ka vepruar në kushtet e vetëmbrojtjes dhe se nuk donte ta vriste motrën.

Sipas saj, Amanda ishte e alkoolizuar dhe agresive në familje. Ditën e djeshme, kur ka ndodhur tragjedia, sipas dëshmisë së Marselës, Amanda ka kërcënuar ta vrasë atë dhe nënën.

“Veprova në kushtet e vetëmbrojtjes, na kërcënoi se do na vriste. Prej më shumë se 10 vitesh motra Amanda Pushani ishte e alkoolizuar dhe problematike. Debatuam me të që të linte alkoolin, Amanda më kërcënoi mua dhe mamanë”, ka thënë 40-vjeçarja kur është marrë në pyetje nga policia.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme rreth orës 11:40 në rrugën “Hajdar Hidri”.

Fillimisht u raportua për vdekje natyrale dhe familjarët tentuan ta fshihnin ngjarjen, por policia ka konstatuar se vdekja e 37-vjeçares ka ardhur si pasojë e një plage me thikë në stomak.

Familjarë të tjerë të viktimës janë shoqëruar për tu marrë në pyetje.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbështetës të Vetëvendosjes bëjnë thirrje nga Prishtina: Nesër nisemi për protestën në Tiranë

20:49 / October 20, 2026

“Pamjet e dhunës dëmtojnë imazhin e vendit”, Unioni Turistik Shqiptar: Të mbrojmë investimet, s’janë pjesë e një qeverie

20:08 / October 20, 2026

Komente në kafene, televizione, portale e rrjete sociale, por vetëm 0.3% në protesta

19:09 / October 20, 2026

Tritoli në makinën e administratorit të Shushicës, dy të arrestuar

13:05 / October 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.