Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri, Alastair King-Smith i ka bërë thirrje shqiptarëve të mos shkojnë ilegalisht në Britani, duke iu thënë se ka shumë alternativa tjera ligjore si në Angli ashtu edhe në Shqipëri.
Nëpërmjet një video mesazhi në Twitter, ambasadori britanik thotë se dy qeveritë po punojnë për të garantuar që komuniteti shqiptar të marrë vlerësimin e duhur për kontributin e tij dhe që shqiptarët këtu të mos mendojnë se zgjidhja e vetme është të braktisin vendin.
My message at the opening of the exhibition to mark #100Years of #UK & #Albania relations.
— Alastair King-Smith (@AlastairKS) November 17, 2022
As we celebrate our strong & enduring ties, we will approach the recent challenges around illegal migration the way we have approached many issues since 1921: together. 🇬🇧🇦🇱#UKandAL pic.twitter.com/41P5rULZpf