Analisti Arjan Curri paralajmëron se gjendja e trazuar brenda PD-së do të vazhdojë deri sa të ‘vdesë’ Berisha ose Basha.
Sipas tij, Berisha ka bazën e vet, ndërsa Basha ka armët e tij, institucionet brenda partisë. Nisur nga kjo panoramë, sipas Curri, agonia brenda PD-së do të zgjasë gjatë.
“Kemi një bir që do të vrasë babain, që doli e pasuksesshme, sepse Berisha është në parlament sot.
E dyta, Berisha në rikthimin e kësaj goditje, babai rikthehet që ta mbysi, ta gllabërojë. Kjo është linja trashëgimtare, në politikë dhe familje.
I thashë Berishës, donte të të vriste, por nuk të vrau dot, por as ti nuk po e gllabëron dot.
Të dy të plagosur për vdekje, e kanë futur PD-në në një agoni, që do të zgjasë derisa të vdesë njëri.
Berisha ka bazën e vet, Basha ka armët e tij, institucionet brenda partisë. Ka kryesinë dhe Këshillin Kombëtar“, tha Curri.
