Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Anglia rrezikon luftë tregtare në BE, publikon projektligjin e Irlandës së Veriut

23:12 / June 13, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
angli 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka publikuar një plan që parashikon heqjen e disa pjesëve të marrëveshjes pas Brex-it që ra dakord me BE-në në vitin 2019.

Ajo dëshiron të ndryshojë Protokollin e Irlandës së Veriut për ta bërë më të lehtë qarkullimin e disa mallrave nga Britania e Madhe në Irlandën e Veriut. Por BE-ja e kundërshton masën, duke thënë se kthimi në marrëveshje shkel ligjin ndërkombëtar. Zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian, Maros Sefcovic, thotë se blloku do të ndërmarrë edhe veprime ligjore nëse është e nevojshme kundër Britanisë.

“Çdo rinegocim thjesht sjell pasiguri të mëtejshme ligjore për njerëzit dhe bizneset në Irlandën e Veriut. Për këto arsye, Bashkimi Evropian nuk do të rinegociojë protokollin.Komisioni konsideron gjithashtu nisjen e proçedurave të reja të shkeljes që mbrojnë tregun e përbashkët të BE-së nga rreziqet”.

Megjithëse qeveria e Mbretërisë së Bashkuar pranoi se projektligji i ri i protokollit do të nënkuptojë se ajo nuk do i përmbushte detyrimet e saj sipas ligjit ndërkombëtar, Johnson këmbënguli se ndryshimet në legjislacion ishin thjesht masa “relativisht të parëndësishme” të krijuara për të lehtësuar tregtinë midis Irlandës së Veriut dhe pjesës tjetër të Mbretërisë së Bashkuar. Sipas legjislacionit të ri, qeveria do të heqë kontrollet për firmat që shesin mallra nga Britania të destinuara për Irlandën e Veriut dhe jo për BE. Në vend të kësaj, qeveria parashikon krijimin e një “korsie të gjelbër” me më pak kontrolle për ata që shesin mallra që drejtohen për në Irlandën e Veriut dhe një “korsi të kuqe” me kontrolle ekzistuese për mallrat e destinuara për vendet e BE-së.

Ai gjithashtu do t’i lejojë firmat britanike që eksportojnë në Irlandën e Veriut të zgjedhin midis përmbushjes së standardeve të BE-së ose të Mbretërisë së Bashkuar mbi rregulloren, të cilat pritet të ndryshojnë gjithnjë e më shumë.

Anglia BE lufte tregtare
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026

Tinguj shqiptarë në Hollywood/ Iso-polifonia shqiptare bëhet pjesë e kolonës zanore të “The Odyssey” të Christopher Nolan

18:08 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.