Eshtë caktuar sot masa ‘arrest me burg’ për Ardian Çapja, i cilësuar si kreu i një grupi kriminal të Elbasanit.
Çapja u arrestua nga forcat RENEA më 29 mars, si organizatori dhe financuesi i vrasjes së Gentian e Nezir Beqiri, më 2012. Por masa e sigurisë ndaj tij nuk u dha në një ambient të zakonshëm të gjykatave, por në QSUT, ku Çapja ndodhet pasi shfaqi disa probleme shëndetësore.
Në spital shkoi gjyqtarja e çështjes, Pajtime Fetahu dhe pak më pas saj, prokurorët Kreshnik Ajazi e Ridvan Sukaj.
