TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

Të dhënat nga Eurostat: Familjet shqiptare me shpenzimet më të larta për bukë e ushqime në Europë

23:59 / January 30, 2023

Fevziu: Ka shtëpi në Tiranë që nuk lejojnë të fluturojë droni mbi to. Lamallari: Kemi nisur rishikimin e ligjit

23:45 / January 30, 2023

Pas ndarjes nga Harry Styles, aktorja Olivia Wilde gjen mbështetje tek ish-bashkëshorti i saj!

23:36 / January 30, 2023

‘Më mungon’! Kiara pranon ndjenjat për Luizin

23:27 / January 30, 2023

Pse kafen duhet ta pini me qumësht

23:23 / January 30, 2023
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Lajme

“Asfalt elektoral”, PD: Si u anulua tenderi fiktiv për rrugën ‘John Belushi’ në Tiranë

14:38 / January 24, 20233 Min Lexim
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Partia Demokratike ka lëshuar akuza sa i takon ndërtimit të rrugës John Belushi në kryeqytet.

Në një dalje për mediat Shefi i Organizimit në PD-së, Klevis Balliu, pohoi se Bashkia Tiranë e kapur në flagrancë, zgjodhi të minimizojë pasojën ligjore që do të ketë, duke anuluar këtë tender fiktiv.

DEKLARATA E KLEVIS BALLIUT

Në vijim të denoncimeve të mëparshme lidhur me abuzimin financiar 470 milionësh për rrugën John Belushi, për të cilin është bërë kallëzimi në SPAK, sot duam të bëjmë publike edhe një provë tjetër.

Në Buletinin e Njoftimeve Publike nr. 4, datë 16 Janar 2023, dokument zyrtar që publikohet nga Agjencia e Prokurimit Publik, në faqet 314-315, është publikuar Njoftimi i Anulimit nga Autoriteti Kontraktor, Bashkia Tiranë, i procedurës së prokurimit me numër reference: REF-35961-12-16-2022, për procedurën e prokurimit me objekt: “Ndërtim i rrugës “Xhon Belushi” dhe degëzimi i saj rruga “Thoma Filipeu””, me fond limit 47,112,785 lekë pa TVSH. Në pikën 6 të këtij njoftimi publik, Bashkia Tiranë ka sqaruar se arsyeja e anulimit të këtij tenderi është për shkak të rrethanave të paparashikueshme dhe objektive…

Vetëm pasi kandidati i PD për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, denoncoi publikisht vjedhjen e hapur me fondin e rrugës John Belushi, Bashkia Tiranë e kapur në flagrancë, zgjodhi të minimizojë pasojën ligjore që do të ketë, duke anuluar këtë tender fiktiv. Bashkia Tiranë e pranon që arsyeja e anulimit është “rrethanë e paparashikuar”, pra “Lali lavatriçja” nuk e kishte parashikuar që Partia Demokratike e Shqipërisë do e kapte në zhvillimin e një procedure fiktive prokurimi.

Për shkak të këtij ”paparashikimi”, autoriteti kontraktor vendosi të anulonte këtë tender fiktiv. Tek pika 7 e publikimit të Njoftimit të Anulimit, Bashkia Tiranë “ka harruar” të bëjë publik datën e anulimit të tenderit, fakt që provon se anulimi i tenderit fiktiv është bërë menjëherë pasi Belind Këlliçi denoncoi publikisht pamjet në këtë rrugën “Xhon Belushi”, ku mjetet e Bashkisë Tiranë kishin hedhur jo vetëm materialin mbushës të rrugës, por po hidhnin edhe shtresat e asfaltit elektoral.

Në mënyrë të ripërsëritur, kërkojmë nga SPAK që t’i drejtohet Agjencisë së Prokurimit Publik, si institucioni përgjegjës:
1. Në cilën datë është bërë publikimi i shpalljes së procedurës së mësipërme të prokurimit, pra ku do të provoni se tenderi do të hapej në datë 09.01.2023?
2. Në cilën datë është bërë publikimi i shpalljes së mbikëqyrjes së procedurës së mësipërme të prokurimit?
3. Në cilën datë është bërë anulimi i tenderit të zbatimit dhe ai i mbikëqyrjes së punimeve nga Autoriteti Kontraktor, Bashkia Tiranë?
4. Përse ka bërë publik një dokument si ky i anulimit të tenderit të zbatimit të procedurës fiktive të prokurimit, në kushtet kur nuk është plotësuar pika 7, informacioni shtesë, në të cilin duhej të ishte publikuar data e anulimit të tenderit? Mos vallë po përfshihet edhe APP-ja në këtë aferë fiktiviteti?

Nga SPAK kërkojmë gjithashtu të lëvizë vendit dhe të merret me vjedhjet publike të punëve dhe parave publike të cilat nuk kanë nevojë për hetime sepse janë akte flagrance që kuptohen edhe nga fëmijët e klasës së parë. Përse nuk bëhet arrestimi në flagrancë i Kryetarit të Bashkisë, i cili referuar Ligjit të Prokurimit Publik dhe akteve nënligjore të dala në zbatim të tij është edhe titullari i Autoritetit Kontraktor, të cilin ligji e ngarkon me përgjegjësi ligjore?

Përse SPAK nuk merr deklaratën që “lavatriçja” e Bashkisë bëri publike ku pretendonte se kishte mbi një javë që kishte anuluar tenderin, ndërkohë që rezulton e kundërta, referuar kjo të gjitha provave dhe fakteve të bëra publike?

Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Pamjet e vrasjes së Artan Santos/ Gazetari Hoxha kritikon ish-shefin e policisë

23:06 / January 29, 2023

 Pajisja e përgjimit që iu dhurua Ramës është një set suvenirësh

18:09 / January 24, 2023

400 mijë euro pa pronar, Karamuço zbulon se si janë zhdukur provat

22:43 / January 19, 2023

Eksluzive/ Tre breza besimtarë të Zotit, gjyshi, djali dhe nipi vdesin në xhami

12:37 / January 18, 2023
Shto koment

Lini një koment Cancel Reply

Posta Shqiptare
Tirana News
LABRISA - Boutique Hotel
Tirana News Tirana News
GLOBAL SECURITY
Raporto Tani
Kryesoret

Heqja e kamerave të grupeve kriminale/ Karamuço: Operacion i gabuar, duhej i njëkohshëm dhe në fshehtësi

22:13 / January 30, 2023

Artan Hoxha nxjerr prapaskenat e forta: Ja çfarë i kërkoi Tom Doshi agjentit të FBI të hetonte për Ilir Metën

21:33 / January 30, 2023

Beteja në KZAZ, Kulluri: Ka gjasa që Berisha nuk do të hyjë në zgjedhje, “Rithemelimi” ka humbur pikë

20:33 / January 30, 2023

VIDEO/ BBC ‘zbulon’ bunkerin 5 katë nën tokë të Enver Hoxhës, duhej të përballonte sulmet kimike e nukleare

20:11 / January 30, 2023
Raporto Tani
Te fundit

Të dhënat nga Eurostat: Familjet shqiptare me shpenzimet më të larta për bukë e ushqime në Europë

23:59 / January 30, 2023

Fevziu: Ka shtëpi në Tiranë që nuk lejojnë të fluturojë droni mbi to. Lamallari: Kemi nisur rishikimin e ligjit

23:45 / January 30, 2023

Pas ndarjes nga Harry Styles, aktorja Olivia Wilde gjen mbështetje tek ish-bashkëshorti i saj!

23:36 / January 30, 2023
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2023 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.