Author: tirana

Mbrëmjen e sotme në emisionin “Për’puthen” është transmetuar takimi i Antonelës dhe Mevlanit, ku nuk munguan prekjet e përqafimet. Ndërkohë, në një moment Mevlani i heq xhupin Antonelës, me kërkesë të kësaj të fundit, ndërsa bluza që kishte veshur biondja simpatike, i ekspozonte shpinën. Mevlani nuk i kurseu komentet, ndërsa duke i thënë se ‘ishte bërë pis’, i preku Antonelës pjesën e zbuluar të shpinës. Më pas ata shiheshin shumë të afruar, çka solli edhe komentin pikant të opinionistit Arjan Konomi: “E dimë që ke gjashtë muaj pa bërë gjë, se u bënë gjashtë muaj, por duro edhe pak”.

Read More

Papa Françesku mori sot dozën e dytë të vaksinës COVID. Duke ndjekur procedurën për vaksinimin anti-COVID, tre javë pas dozës së parë, të cilën ai e mori 13 janarin e kaluar, sot Papa Françesku u kthye në klinikën në Sallën Paul VI për të përfunduar procesin e imunizimit nga virusi. Ai ka deklaruar se vaksinimi është “opsion etik” dhe se të gjithë duhet të vaksinohen, meqë bëhet fjalë për shëndetin dhe jetën e njerëzve tjerë. Vatikani aktualisht furnizohet nga vaksinat anti-COVID nga kompania Pfizer.

Read More

Në 24 orët e fundit Italia ka konfirmuar 13,189 raste të reja me koronavirus, nga 279,307 teste të kryera. Autoritetet e Shëndetit në vend raportuan po ashtu se brenda ditës, si pasojë e Covid-19 e humbën jetën 476 qytetarë. Që nga fillimi i pandemisë e deri më tani vendi numëron rreth 2.6 milionë raste pozitive kurse bilanci i viktimave është 89,820. Sipas mendiave, deri më tani, vendi ka administruar gjithsesj 2,166,053 vaksina. Prej tyre, qytetarët që morën dozën e parë u rritën në 1,357,747, ndërsa dozat e dyta arritën në 808,306.

Read More

Ylli Manjani shpjegon për “Top Talk” arsyet se përse sipas tij dy kryetarët e partive kryesore në vend kanë sjellë paqëndrueshmëri në vend. Ish-ministri i drejtësisë i LSI, Ylli Manjani thotë se problemet e sotme nisën në marrëveshjen e Edi Ramës dhe Lulzim Bashës para zgjedhjeve të vitit 2017. “Unë mendoj që në katër vitet e fundit, Edi Rama dhe Lulzim Basha kanë prodhuar shumë lajme dhe jo vetëm. Mendoj që ngjarjen më të madhe politike këta dy politikanë e kanë prodhuar në zgjedhjet e 2017-ës, pasoja e të cilave është thelbi i krizës politike në vend. Marrëveshja e…

Read More

Nga Ylli Pata Kur trilogjia e E. L. James, dominoi për disa vite skenën botërore të letërsisë më të shitur e më pas kinematografisë me të famshmet e “50 hijeve” logjika e dominimit, e pushtimit e kontrollit, pati bazën në kritikën botërore. E që në fakt u komentua si një trend i ri shoqëror ku realisht shoqëria nuk ka ecur përpara por po tërhiqet në analet e errëta edhe pse të ndriçuara me mirëqenien. Në thelb ideja e njeriut ishte fikse; dominimi. Kur sheh sot sloganet e dy grupimeve kryesore politike në vend për fushatën e 25 prillit, nuk mendon…

Read More

Moderatorja e Top Channel Fjoralba Ponari është pyetur nga ndjekësit në Instastory se çfarë mendimi ka për Tean dhe Andin. Një pyetje e tillë e ka revoltuar Fjoralbën, e cila e ka cilësuar shoqërinë tonë hipokrite dhe pa gjak. Ajo ka shkruar se kjo shoqëri i kushton shumë rëndësi disa personave që nesër as nuk do të mbahen mend, ndërsa çështje madhore si përdhunimi i një të moshuare nga nipi i saj, lihen në hije. “Mendoj që shoqëria shqiptare është hipokrite! Shoqëri pa gjak, që përqëndron gjithë energjitë e mllefin e saj për të ndëshkuar 2 individë që nesër as…

Read More

Gjakderdhja e mishit të dhëmbëve zakonisht konsiderohet si një problem dentar ose një shenjë e gingivitit, një fazë e hershme e sëmundjes periodontale. Pra, nëse mishrat e dhëmbëve ju rrjedhin gjak, dentisti juaj mund të këshillojë pastrimin e dhëmbëve dy herë në ditë. Por një studim i ri sugjeroi që gjakderdhja e mishit të dhëmbëve mund të jetë gjithashtu një shenjë e mungesës së vitaminës C. Studimi shtoi se marrja ditore e vitaminës C mund të ndihmojë në rregullimin e këtij problemit. “Nëse mishrat e dhëmbëve ju rrjedhin gjak, bëni një vizitë me dentistin tuaj për të zbuluar nëse është…

Read More

Ndjekja e një diete me karbohidrate të ulëta është një mënyrë e shpejtë për të humbur peshë, dhe shumë të famshëm e përdorin atë për të mbajtur peshën idele. Ndërsa është e vërtetë që eliminimi i karbohidrateve nga dieta juaj do t’ju ndihmojë të digjni dhjamin, ajo gjithashtu ka një numër efektesh anësore të pakëndshme. Ju mund t’ju merren mendtë. Heqja e karbohidrateve krejtësisht nga dieta është një stres për trupin tuaj, sepse nuk mund të djegë më glukozë për energji dhe kjo zakonisht shkakton simptoma të ngjashme si nauze, dhimbje koke dhe nervozizëm. Do të jetë më e vështirë…

Read More

Mjegull e dendur pasditen e kësaj të mërkure në rrugën nacionale Qafë Plloçë -Qafë Thanë. Policia ju ka kërkuar drejtuesve të mjeteve të bëjnë kujdes pasi shikimi në rrugë për shkak të mjegullës është tejet i kufizuar. Shoferët, në kushte të tilla, sipas policisë rrugore, duhet të ulin në maksimum shpejtësinë për të evituar kështu aksidentet.

Read More

Mjekja onkologe, Anisa Dedja, është ndarë sot nga jeta në moshë shumë të re. Një lajm ky që trondit familjarët, kolegët, miqtë dhe jo vetëm. Lajmi bëhet i ditur nga Urdhri i Mjekut Durrës, nëpërmjet një postimi në “Facebook”, ku shkruajnë se mjekja vuante nga një sëmundje e rëndë. Fatkeqësisht mjekja nuk mundi ta fitonte betejën me sëmundjen. E reja kishte përfunduar studimet e larta në vitin 2018 në Fakultetin e Mjekësisë, të Tiranës, me rezultate të shkëlqyera. Postimi: Me dhimbje të thellë Urdhëri i Mjekut, Durrës, njofton ndarjen e parakohshme nga jeta pas një sëmundjeje të rëndë të Doktoreshë…

Read More

Kreu i Partisë Konservatore, Kujtim Gjuzi, kërkon shtyrjen zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare. Ai nuk e sheh të përshtatshme mbajtjen e tyre me 25 prill për shkak të situatës së krijuar në vend nga pandemia. “Nga Këshilli i ekspertëve çdo ditë ka 11-12 të vdekur, ka deri në 240 shtrime. Po ashtu kemi konstatimin që gjatë 24 orëshit kemi 900-940 të infektuar me koronavirus. Është e pashpjegueshme sesi qeveria e ka toleruar këtë lloj gjendje, sesi qeveria ka thënë që në vitin zgjedhor do të kemi një situatë të përmirësuar, pritej që në fund të janarit të mbyllet çdo gjë. Kryeministri…

Read More

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, mori pjesë nënjë takim online me anëtarët e Dhomës së Tregtarëve të Athinës, ku ishte i pranishëm dhe Ministri i Disporës, Pandeli Majko,Ministri i Zhvillimit dhe Investimeve, Adonis Georgiadis dhe Presidentin e Dhomës së Tregtisë së Athinës (E.E.A) Janis Chatzitheodosiou. Ministrja Denaj në fjalën e saj në këtë takimvlerësoi punën e tyre si sipërmarrës dhe angazhimin e vazhdueshëm me vendin e origjinës dhe me ndikim të drejtpërdrejtë në shtëpinë e tyre të sotme. “Në kushtet në të cilat ndodhemi, diskutimet mbi ecurinë e bizneseve shqiptare në Shqipëri dhe jashtë territorit të vendit janë…

Read More