Trekëndëshi i dashurisë Andi-Tea-Beart, ja ka kaluar për famë edhe trekëndëshit të Bermudës. Ata kanë qenë kryefjala në çdo media, kryesisht për shkak të interesit në masë të lexuesve shqiptarë. Duke ju kushtuar rëndësi kaq të madhe historisë së tyre të mashtrimit, disa nga ngjarjet kryesore të kësaj jave janë lënë në hije dhe askush nuk është tronditur për disa fenomene më shqetësuese në shoqëri se sa dashuritë dhe lojërat mes disa të rinjve. Për këtë arsye edhe Fjoralba Ponari ka reaguar e revoltuar në adresën e saj në Instagram. Dikush nga ndjekësit e ka pyetur Fjoralbën se çfarë mendon…
Author: tirana
Shqipëria dhe Forcat e Armatosura vijojnë përgatitjet për të mikpritur “Defender Europe 21”, një nga stërvitjet më të mëdha të ushtrisë amerikane në Evropë.Për të parë nga afër përgatitjet, vendin tonë po e viziton zëvendëskomandanti i Ushtrisë amerikane në Evropë dhe Afrikë, gjeneralmajor Joseph F. Jarrard, i cili u prit në një takim nga ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi. Ministri Peleshi e njohu gjeneralmajor Jarrard me përgatitjet e deritanishme që vendi ynë ka ndërmarrë dhe e siguroi atë për gatishmërinë e të gjitha strukturave të shtetit shqiptar, me qëllim realizimin me sukses të stërvitjes “Defender Europe 21”. “Ministria e Mbrojtjes,…
COVAX ka publikuar zyrtarisht planin paraprak të shpërndarjes së vaksinave AstraZeneca dhe Pfizer, që kapin në total 1.2 milion doza. Në fakt paraprakisht do të jenë 240 milionë doza të AstraZeneca, si dhe 60 milionë të tjera nëpërmjet Gavi që do të jepen deri në qershor për dhjetëra vende, përfshi Shqipërinë dhe Kosovën. Sa i përket Shqipërisë, është planifikuar që nga COVAX të përfitojë 141 mijë e 600 doza të vaksinës së AstraZeneca nga COVAX. Nga ana tjetër për Kosovën planifikohet 100 mijë e 800 doza, po të AstraZeneca.
Sot është firmosur kontrata mes Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku me kompaninë italiane INC SPA për ndërtimin e hekurudhës së re Tiranë-Durrës. Ministrja Belinda Balluku ishte e pranishme dhe u shpreh se punimet do të zgjasin 30 muaj, pra hekurudha do të jetë gati në verën e vitit 2023 dhe do të krijojë rreth 2200 vende të reja pune. Ky investim do të përmirësojë ndjeshëm lëvizjen në dy qytetet e Shqipërisë dhe do zvogëlojë distancën kohore mes Tiranës dhe Durrësit gati në 22 minuta dhe nga Tirana në aeroportin e Rinasit vetëm 12 minuta.
Një 22-vjeçare që sapo ishte kthyer nga Shqipëria në Gjermani është identifikuar me variantin britanik të COVID-19. Sipas medias gjermane Faz.net, 22-vjeçarja është e para që shfaq variantin britanik në zonën e Hochtaunus. Vajza është në karantinë, teksa janë testuar kontaktet e afërta të saj. Autoritetet gjermane thonë ndërkohë se nuk përbën shqetësim ky rast, ndërkohë që 22-vjeçarja fillimisht shfaqi simptoma fill pas kthimit nga Shqipëria, ndërsa më pas nga verifikimet laboratorike doli me variantin britanik të COVID-19 që është zbuluar prej dhjetorit.
Jeta e ushtarit është ndoshta më e vështira në botë. Mes rrregullave të forta dhe luftës, ushtarët janë gjithë kohën në rrezik për jetën e tyre. Kapterja Rebecca Brown ka menduar të sjellë me anë të fotografive, një pjesë të vogël të jetës së ushtarëve britanikë, se si është rutina e tyre e zakonshme.
Njihuni me parashikimin e astrologut italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje. Dashi Nesër do të jetë një ditë pak konflikte sidomos në dashuri. Nëse një lajm i mirë po mbërrin në punë, disa probleme ekonomike janë në horizont. Demi Ditë e rëndësishme për dashurinë, pasi keni Jupiterin, Saturnin dhe Uranin në anën tuaj. Disa vonesa të vogla në punë, ndërsa përpiqeni të shmangni mbingarkesën tuaj fizike. Binjakët Disa probleme të vogla në çift mund të keni ditën e nesërme. Do të ishte më mirë të bëni vetëm…
Kryebashkiaku socialist i Kukësit, Safet Gjici ka ndërmarrë një fushatë të pazakontë, për të mbjellë masivisht pemë blini në këtë qytet. Teksa ka marrë pjesë në mbjelljen e disa pemëve të blinit në një kopësht në Kukës, Gjici ka urdhëruar që i gjithë qyteti të mbillet me blin, madje të hiqen edhe plepat pasi sipas tij nuk sjellin asgjë të mirë. “Besim, të gjithë qytetin e Kukësit vetëm me blin. Të na mbështesni në këtë fushatë madhore. Ta mbushim të gjithë Kukësin me blin. Siç ke mbjellë 20 blina këtu, në të gjitha çerdhet dhe kopështet blina. Do t’i heqim…
Gara për të vaksinuar popullatat kundër Covid-19 është në vazhdim e sipër. Më shumë se 50 vende, kanë vaksinuar deri më tani më shumë se 68 milion njerëz. Një shifër që nuk do të thotë asgjë në raport me popullsinë globale prej më shumë se 7 miliardë banorësh. Gjithsesi ajo mjafton për të nxitur një debat nëse njerëzit që janë vaksinuar, duhet të lejohen të lëvizin më lirshëm sesa të tjerët. Dhe që t`a bëjnë këtë, ata që janë vaksinuar duhet të jenë në gjendje që t`a provojnë këtë. Kësisoj ka nisur një diskutim nëse duhet të futen në përdorim…
Kur flasim për kujdesin ndaj lëkurës, njollat e errëta janë një prej problemeve me të zakonshme. Të shumta janë arsyet dhe shkaqet që shpien në krijimin e tyre, duke nisur nga gjenetika te ekspozimi i shumtë ndaj diellit. Teksa nuk mund të bëjmë asgjë për të ndryshuar genet, të paktën mund të shmangin apo t’u kushtojmë rëndësi disa faktorëve jo pak të rëndësishëm. Dritat e brendshme Pak njerëz e dinë këtë, por ekspozimi ndaj dritave brenda shtëpisë tuaj mund të çojë në krijimin e njollava të errëta. Kjo sepse drita e dukshme ose drita fluoreshente mund të ndikojë në hiperpigmentimin…
Tea Trifoni ka publikuar së fundmi një video, në të cilën ngre akuza të forta për autoren e programit “Për’puthen”, Olsa Muhameti. Tea shprehet se Olsa ka qenë që nga fillimi në dijeni për gjithçka dhe se e ka ditur që Vitin e Ri ajo e festoi në Kosovë me familjen e Beartit e jo me Anin siç u tha për publikun. Gjithashtu Tea shton se asaj dhe Andit i kanë kërkuar të bënin bashkë foto për Vitin e Ri, por ata nuk i bënë kurrë. “Pas emisionit të sotëm vendosa të reagoj për Olsën, për ty Olsa për të…
Gjendja e të fikëtit, në shumicën e rasteve është një ngjarje e njëhershme, pa ndonjë shkak serioz themelor. Sidoqoftë, disa kushte mund të rrisin rrezikun e të fikëtit. Për shembull, gratë shtatzëna mund përballen me gjendjen e të fikëtit sepse dehidrohen lehtë dhe njerëzit që kanë përjetuar një frikë ose dhimbje të papritur gjithashtu mund të humbin vetëdijen e tyre për një periudhë të shkurtër kohe. Është e vështirë të kuptosh nëse dikujt do i bjerë të fikët, por disa shenja paralajmëruese përfshijnë zhurmën e shpeshtë, marramendje dhe të përziera. Më poshtë janë të listuar hapat që duhet të ndiqni…