Nëse përmendim emrin Elvana Gjata nuk besojmë se ka ndonjë që nuk e njeh brenda trojeve shqiptare. Elvana është rritur në skenë dhe pa pikë dyshimi mund ta themi se është një nga artistet më të mira të gjitha kohërave në Shqipëri. Sot ajo është vajza e ditëlindjes dhe gjejeni pak se sa vjeçe mbush? Elvana ka lindur në 3 shkurt 1987 dhe sot feston 34-vjetorin e lindjes. Pavarësisht se vitet kalojnë ajo vazhdon të mbetet po e njëjta vajzë e bukur dhe plot energji pozitive. Në këtë ditë speciale, Elvana duhet të ketë marrë mesazhe të shumta urimi dhe…
Author: tirana
Kombëtarja shqiptare e futbollit do të luajë një miqësore me Uellsin më datë 5 qershor 2021. Zyra e shtypit në FSHF bën me dije se të dyja federatat kanë rënë dakord për zhvillimin e kësaj ndeshjeje që do të zhvillohet në Uells. Takimi do të luhet në “Cardiff City Stadium” dhe do të nisë në ora 18:00. Kjo do të jetë ndeshja e katërt midis Shqipërisë dhe Uellsit në histori, teksa në të kaluarën janë përballur tre herë me njëra-tjetrën. Shqipëria ka luajtur dy herë me Uellsin për eliminatoret e Kampionatit Europianit 1996. Ndeshja e parë u luajt në Kardif…
Kryeministri Rama gjatë inspektimit të disa kantiereve nga procesi i rindërtimit në Shijak, ku ka ndaluar edhe në disa shtëpi. Në një prej tyre ata e kanë pritur Ramën me papuçe të kuqe. Foto është shpërndarë nga vetë kryeministri i cili ka bërë dhe humor duke thëne se familjarët kërkuan ndjesë që nuk kishin dhe çorape të kuqe. “Kur heq këpucët tek pragu jashtë dhe mirë të japin papuçe të kuqe, po të thonë dhe na fal që s’kemi edhe çorape të kuqe. Gjepalaj, Shijak”, shkruan Rama. View this post on Instagram A post shared by Edi Rama (@ediramaal)
Konkurrentja e re e emisionit Për’puthen, Antonela Berisha, që në hyrjen e saj në emision ka marrë vëmendjen e djemve të programit. Antonela ka lindur në Shkodër dhe jeton në Milano ku punon edhe si “Visual Mercheardiser”. Bukuroshja i është bashkuar emisionit për të gjetur fatin e jetës. Që në fillim ajo ka treguar se ka një lloj pëlqimi për Mevlanin, çka më pas çoi edhe deri te përplasje me Ledjanen, ku kësaj të fundit ai i kishte kushtuar kengë. Së fundmi, faqja “Vipat e bllokut” ka zbuluar disa foto të Antonelës vite më parë.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka bërë me dije se testimi i shpejtë ka nisur në 4 pika të reja në Qendra Shëndetësore në Tiranë, duke e çuar në 10 numrin e tyre dhe tashmë në këto pika do të kryhet edhe testimi me metodën klasike të PCR. Ndërkohë është publikuar edhe skema e funksionimit të pikave të testimit sipas pikave që mbulojnë. Pikat e testimit në Tiranë dhe zonat që mbulojnë: 1-QENDRA SHËNDETËSORE “QYTET STUDENTI” -Q.SH. FARKË -Q.SH. QYTET STUDENTI -Q.SH PETRELË -Q.SH BËRZHITË -Q.SH BALDUSHK -Q.SH SHKOZË -Q.SH SAUK -Q.SH KRRABË 2-QENDRA SHËNDETËSORE KODËR KAMËZ -Q.SH PASKUQAN…
Aktorja dhe pedagogia Ema Andrea e ftuar në emisionin “Refleksione” teksa fliste për shembujt dhe idhujt është treguar kritike me median sepse thotë se sot idhujt po i prodhon ajo dhe në të shumtën e rasteve nuk janë të mirë. “Sot i ofron media. Se çfarë shembujsh ofron sot media, kjo unë besoj është e rrezikshme. Jo të gjithë jemi dakord me shembujt që ofron media. Problemi është që kush shembull idealizohet dhe projektohet në formë në emër mbiemër për jetën e dikujt” deklaron aktorja. Gjithashtu aktorja na rrëfen se si i ka ndjekur idhujt në jetën e saj duke…
Mbrëmjen e sotme u luajt derbi Juventus-Inter, ndeshje e vlefshme për fazën gjysëmfinale të Kupës së Italisë. Bardhezinjtë triumfuan me rezultatin 1-2 falë dopietës së Cristiano Ronaldos. Ndeshja nisi me golin e zikaltërve që shënuan në minutën e nëntë me sulmuesin Lautaro Martinez i cili e dërgoi topin në rrjetë edhe pse Buffon tentoi ta ndalte. Ndërkohë në minutën e 26-të portugezi Cristiano Ronaldo barazoi rezultatin. Gjithashtu ai gjeti rrjetën për të dytën herë në minutën e 35-të duke realizuar golin numër 762 për të në karrierë. Rekord që përmirësohet, por CR7 në momentin e zëvendësimit u pa i tërbuar.…
Saimir Hasalla pritet që të jetë një nga kandidatët e PS për zgjedhjet e 25 prillit. Bëhet fjalë për ish-kryetarin e Bashkisë Peqin i propozuar nga PDIU. Ka qenë vetë Sekretari i Përgjithshëm i PS Taulant Balla që ka publikuar një foto ku shfaqet edhe Hasalla, i cili ashtu si Aqif Rakipi, ka braktisur tashmë PDIU dhe ka kaluar majtas. Burime nga PS bëjnë me dije se ai do të jetë kandidat i saj në qarkun e Elbasanit.
Ministri i Shtetit për Diasporën Pandeli Majko i kërkon KQZ-së që të mos shkaktojë më vonesa në bërjen të mundur të votimit të shqiptarëve që janë jashtë vendit. Nga studio e Top Channel, Majko i bëri thirrje KQZ që ta zbatojë ligjin pa vonesë dhe të mos vonohet duke pritur konsensusin nga opozita. “Aktualisht KQZ nuk ka deklaruar që s’do ketë votim të shtetasve jashtë vendit, jo te emigrantëve, pra shtetas shqiptar me banim jashtë. Nuk ka sens tani që ligji të bllokohet, s’kemi ça konsensusi presim, çdo të thotë kjo të presim dikë të thotë jam dakord të zbatohet…
Një ortek bore ka rrezikuar jetën e një fadromisti, mesditën e sotme, në Shkodër. Orteku rrezikoi seriozisht jetën e Gëzim Lumajt. Teksa fadroma ishte duke punuar në hapjen e aksit Vermosh-Budaç, në Njësinë Kelmend të Malësisë së Madhe, papritmas një ortek bore ka rënë në rrugë mbi fadromën, që drejtohej nga Lumaj, i cili fatmirësisht ka shpëtuar pa dëmtime. BW
Aktorja e njohur dhe pedagogia Ema Andrea ka folur për marrëdhënien që ka me vajzën e saj Sara. E ftuar në emisionin “Refleksione”, Emës i është kërkuar të flasë për marrëdhëniet që ndërton një shoqëri me rininë e saj. Përmes një prononcimi të transmetuar në emision, gazetari Enkel Demi tregon pikëpamjen e tij për marrëdhënien e shoqërisë me të rinjtë, por gazetari ka edhe një pyetje. Enkel Demi pyet aktoren se si i ka ajo marrëdhëniet më të rinjtë dhe veçanërisht me vajzën e saj. Ema Andrea thotë se e adhuron vajzën e saj Sara për njeriun dhe talentin që…
Një kontroll rutinë nga karabinierët në Gubbio çoi në arrestimin në flagrancë të një 20 vjeçari me origjinë shqiptare, banues në provincën e Urbino. I ndaluar në makinën e tij në Contessa, ndërsa po përgatitej të hynte në qytet, ai i dha se po shkonte në punë kur u pyet për arsyet e lëvizjes së tij. Një përgjigje që nuk i bindi plotësisht karabinierët, të cilëve iu deshën vetëm disa pyetje të tjera për të thelluar dyshimet. I riu shqiptar ra në kontradikta duke u bërë gjithnjë e më nervoz. Kështu filloi kërkimi personal dhe kërkimi i automjetit, brenda të…