Author: tirana

Gjyqtarët po aplikojnë gjoba me vlerë deri në 1 milion lekë të vjetra, për çdo avokat që sipas tyre, bëhet shkak për zvarritjen e proceseve gjyqësore. Më të dëmtuarit nga kjo praktikë janë avokatët e shtetit, të cilët paguhen 2 mijë lekë për çdo seancë gjyqësore dhe në këtë mënyrë ata nuk munden të sigurojnë as të ardhura minimale për të mbajtur familjen. Për Kreun e Dhomës Kombëtare të Avokatisë, Maksim Haxhiaj, gjobat janë një praktikë abuzive, pasi sipas tij, gjyqtarët injorojnë shkaqet që paraqesin mbrojtësit ligjorë për mos-pjesëmarrjen në gjykim. “Ajo që të vlen si konkluzion i parë kur…

Read More

Stop publikon mesazhet dëshpëruese që pacientja e ndjerë i dërgonte Tire Alldërvishit, ku i lutej për t’i dhënë ushqim. Viktima që ndërroi jetë në spitalin Covid 2 në fund të Dhjetorit i është përgjëruar Tires për bukë dhe ujë, edhe pse kjo e fundit merrte para nga vajza e pacientes, që Tire Alldërvishi t’i shërbente të ëmës. Në datën 6 Dhjetor në mëngjes, pacientja e ndjerë i drejtohej Tires: “Të hënksha m****, hajde 1 sekondë”. Por 45 minuta më vonë, Tirja nuk ishte dukur dhe pacientja e kërkonte sërish me dëshpërim. “O Tire, hajde të hënksha m****. Ku je? Hajde”.…

Read More

Për herë të parë opozita parlamentare dhe mazhoranca bëjnë fushatë bashkë. Një ndodhi e tillë ka ndodhur sot në Bathore ku siç shihet edhe nga kjo foto e publikuar nga Rigels Xhemollari, në takimin e Spiropalit me PS ka qenë i pranishëm edhe deputeti Halit Valteri që i përket aktualisht opozitës parlamentare. Kujtojmë që Valteri i dalë nga lista “Basha”, nuk pranoi që të jepte dorëheqjen nga mandati i deputetit, duke preferuar që të shijonte favoret.

Read More

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka komentuar listën e drejtuesve politikë të Partisë Demokratike për kryeqytetin. Me ironi ai tha se teksa në Tiranë Partia Socialiste ka 36 personalitete për drejtimin e fushatës, Basha prezanton një ekip kalçetoje dhe për më tepër me njerëz që kanë pësuar humbje historike. Pjesë nga intervista e Veliajt Milena Milori: Si po e zhvillon fushatën Lulzim Basha për mendimin tuaj? Veliaj: Me atë që pashë sot, qartazi ka një mungesë skuadre. Ne e kemi ndarë Tiranën në 36 zona dhe kemi 36 personalitete publike, politike që mbulojnë këto zona. Ndërkohë që shoh që Lulzim…

Read More

Një ngjarje e rëndë, një lajm tragjik vjen nga Pakistani i largët. Boksieri Muhamed Aslam Khan u fut në ring me dëshirën që paratë e grumbulluara t’i dhurojë për bamirësi, por nga një goditje e fortë ra në tokë dhe humbi jetën. Uali Khan Taren, me një gjuajtje të fortë në fytyrë, e rrëzon kundërshtarin e tij me nokaut në ring. Menjëherë pas kësaj Aslam Khan ra pa ndjenja në ring, teksa menjëherë u futën për ta ndihmuar të gjithë të pranishmit aty. Boksieri u transportua menjëherë në spital, por për shkak të problemeve të shfaqura, nuk ia doli dot…

Read More

Moderatorja Arbana Osmani ka vetëm pak javë që është bërë nënë për herë të dytë. Mirëpo, pas lindjes së Diellit, duket se po përballet me një problem goxha serioz duke pasur rënie të flokëve. Pasi është e afërt me ndjekësit ajo kërkoj mendimet e tyre në këtë aspekt duke dashur të marr këshilla nga të gjithë. Ndërkohë ndjekësit nuk hezituan, duke i dhënë këshilla nga më të ndryshmet duke i ardhur në ndihmë moderatores.

Read More

Raste të reja me koronavirus janë raportuar në Pogradec. Mësohet se tre nxënës, 5 mësues, sanitarja dhe sekretarja në gjimnazin në Buçimas të Pogradecit kanë rezultuar pozitivë me koronavirus. Gjithashtu raste të reja me covid janë raportuar edhe në Berat. Mësues, nxënës, infermierë, specialistë dhe punonjës rezultojnë të prekur në këtë qytet. Më konkretisht të prekurit me koronavirus në Berat janë: -1 mësuese në shkollën e mesme “Kristo Isak” në Berat, -1 mësues në shkollën e muzikës “Ajet Xhindole” në Berat, -1 mësues në shkollën 9-vjeçare në Uznovë, -1 mësues në shkollën 9-vjeçare në fshatin Mbrakull, -1 nxënës në shkollën…

Read More

Skënder Brataj, kreu i Urgjencës Kombëtare bën thirrje që të infektuarit me koronavirus të mos marrin antibiotikë dhe kortizonikë që në fillim të infektimit. “I marrim që në fillim, dikush do të përfitojë e të ka dhënë një qerre me ilaçe. Nëse receta që unë jap është pa vulë nuk është nga institucioni. Në momentin që mjeku është në punë, ka detyrë të përfaqësojë institucionin me firmë e vulë. Ligji e lejon dypunësimin.” Brataj tha se në javën e parë të infektimit, nëse e keni në formë të lehtë, mund të merren vetëm paracetamol, lëngje e vitamina. “Në javën e…

Read More

Mjeku i njohur Tritan Kalo ka publikuar në faqen e tij në facebook disa rregulla thelbësore lidhur me vijimësine e sëmundjes covid-19 dhe parandalimin që duhet t’i bëjmë, të gjithë bashkë. Ai konstaton se përballja me virusin vazhdon dhe duhet të intensifikohet, pasi diskursi politik nëpër ekrane apo takime politike nuk vlen për ta mposhtur. Kalo i bën apel pushtetit qendror dhe lokal që të ketë më shumë vëmendjen tek qytetarët e thjeshtë, e këta të fundit të mos harrojnë trinomin: maskë, distancë, higjienë, duke ruajtur jo vetëm veten tonë, por dhe të tjerët rreth nesh.

Read More

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka zhvilluar sot një takim me gratë e Kurbinit, ku ka shprehur para tyre të gjitha projektet që ka LSI, me në fokus gruan dhe punësimin e saj në vazhdimësi. Kryemadhi tha se bashkia e Kurbinit është një nga më të varfërat në vend, dhe të rinjtë atje kanë një jetë të vështirë, plot ëndrra dhe dëshira, që vështirë t’u realizohen. Janë miliona shqiptarë sipas saj që i drejtohen kishës së Shna Ndout për të plotësuar këto ëndrra dhe dëshira, për të larguar skamjen dhe varfërinë. Për hir të së vërtetës dhe kreu i PD…

Read More

Nga Mero Baze Nuk di sa është përfundimtare që drejtuesit e zonave që janë bërë publik sot nga opozita, do të jenë anëtarë të listës në Tiranë. Dyshimi im është se kjo nuk është një listë përfundimtare, por një skemë për të pritur formimin e koalicionit. Nëse është vërtet përfundimtare, atëhere Partia Demokratike mund ta mbajq shënim këtë, si listën më të dobët të historisë së saj, me personazhe të dorës së tretë dhe të konsumuar si të tillë. Edhe pse është paradoksale ta thuash, nga pikëpamja organziative, më i miri i gjithë listës është Flamur Noka, dhe nuk e…

Read More

Në Prokurorinë e Tiranës është nisur një hetim lidhur me “shit-blerjen e paligjshme të organeve njerëzore” dhe kjo pas një skandali. Mësohet se një 33-vjeçar shqiptar i cili ishte shtruar në Spanjë për infeksion në mushkëri ka ndërruar jetë atje, teksa në Shqipëri mësohet se trupi i pajetë i tij ka ardhur pa zemër. I ndjeri është identifikuar si S.Sula. Burime bëjnë me dije se ai ka qenë përdorues i lëndëve narkotike, ndërsa në vitin 2020 ka marrë ekzaminim mjekësor në Barcelonë por më pas ka ndërruar jetë në rrethana të paqarta. Sipas të afërmve të Sulës, mjekët spanjollë nuk…

Read More