Author: tirana

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bën publike situatën e COVID-19 në 24 orët e fundit në vendin tonë. Sipas të dhënave, janë kryer gjithsej 3856 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 942 qytetarë Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: “199 raste në Tiranë, 80 në Tiranë, 57 në Elbasan, 52 në Vlorë, nga 39 raste në Shkodër, Lushnje, 33 në Lezhë, 32 në Fier, 30 në Krujë, 29 në Kavajë, 26 në Kamëz, 25 në Sarandë, 22 në Kukës, 17 në Patos, nga 16 raste në Gjirokastër, Shijak, 14 në Librazhd, nga 12 raste në Berat, Dibër,…

Read More

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, zhvilloi këtë pasdite një takim me gratë në Kurbin, ku prezantoi dhe kandidaten e partisë së saj në këtë zonë për zgjedhjet e 25 prillit. LSI do të përfaqësohet në Kurbin nga Ertila Gjini Nikolla, e cila, sipas Kryemadhit, ka forcën dhe profesionalizmin për të marrë përsipër këtë sfidë. “Ne sot jemi këtu për prezantimin e Ertila Gjini Nikolla, e cila do të garojë për LSI-në, sepse mendoj që sot më shumë se kurrë, jo se ne nuk kemi besim te burrat por kemi besim te forca e gruas, te energjia e gruas. Unë ndihem…

Read More

Komisioni i Sigurisë Kombëtare dhe Komisioni i Ligjeve kanë rrëzuar sot projektligjin për ngritjen dhe organizimin e shërbimit të detektivit privat në Shqipëri, një shërbim zbulues që po zhvillohet vitet e fundit. Nisma ligjore e propozuar nga deputeti Selami Jenisheri, parashikonte përfshirjen e profesionit të detektivit apo agjentit të fshehtë, si pjesë të ligjit të vitit 2014, për shërbimin privat të sigurisë fizike. Kryetarja e Komisionit të Sigurisë, Ermonela Felaj, duke argumentuar rrëzimin e projektligjit, u shpreh se profesioni i detektivit privat nuk ka asnjë lidhje me shërbimin privat të sigurisë fizike. Deputetja Felaj tha se çështje e spiunëve privatë…

Read More

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj vizituan Thumanën, një nga zonat më të prekura të tërmetit të 26 nëntorit të vitit 2019. Puna me pallatet e reja që po fillojnë njëri pas tjetrit vijon, ndërkohë që shkolla e re po i afrohet përfundimit. Shkolla që po rindërtohet do të ketë kapacitet për 210-220 nxënës të zonës. “Një zonë kënetore që po transformohet. Zona e liqenit do të kthehet në një pikë turistike me përfundimin e punimeve dhe rregullimin e digës”, tha Rama. “Në pallatet e shembura do të bëhet një lulishte dhe një përkujtimore për të gjithë”,…

Read More

Konkurentja e “Për’puthen 1” jep mendimin për treshen Tea-Beart- Andi. Sipas Margaret është e pamundur që një kontratë të të detyrojë të mashtrosh të gjithë. Gjatë emisionit të djeshëm, Bora tregoi kontratën e Andit, që ky i fundit e konsideronte “të frikshme”. Në rast të largimit të njëanshëm nga programi, parashikohet një gjobë modeste deri në 5000 euro. Andi nëpërmjet një videoje tha se kjo e mbajti peng në emision. Lidhur me këtë Margaret shprehet. “Top Channel ma ka dërguar njëherë në email kontratën para se ta firmosja, të jep kohë ta mendosh. Më ka bërë përshtypje, nëse vërtet Andi…

Read More

Vajza e ish prokurorit të ndjerë, Xhevat Hana, do të përfaqësojë Partinë Socialiste në zgjedhjet e 25 Prillit në zonën e Rrajcës dhe të Prrenjasit. Për të çuar përpara kontributin e të atit në shërbim të vendit, Albana Hana u bë pjesë e skuadrës së Partisë Socialiste përmes platformës “Deputeti që duam”. Kryetari i Grupit Parlamentar Socialist Taulant Balla prezantoi Albanën në fshatin e saj në Rrajcë Albana Hana ka studiuar Shkenca Sociale dhe Drejtësi pranë Universitetit të Tiranës dhe mban gradën Master në fushën e Demokracisë dhe të Drejtave të Njeriut në Evropën Juglindore nga Universiteti i Sarajevës dhe…

Read More

Tre punonjës policie në Fier janë pezulluar nga detyra me urdhër të drejtorit për shkak se akuzohen se lejuan gazetarët që të pyesnin dhe bisedonin me 36 vjeçarin Saimir Meçani, i cili doli sot para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë arrest me burg me akuzën e përdhunimit të së moshuarës. “Gjatë paradites së sotme, Patrulla e Përgjithshme e Policisë së Komisariatit Lushnjë ka shoqëruar për masë sigurie në Gjykatë, shtetasin S. M., 36 vjeç, i cili dy ditë më parë dyshohet se ka dhunuar dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me gjyshen e tij. Në përfundim…

Read More

Mimi Kodheli u zgjodh ministre e Mbrojtjes në kabinetin e kryeministrit Edi Rama pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2003 dhe u largua nga qeveria në shtator 2017. Mimi Kodheli është Doktorante e Shkencave Ekonomike nga Universiteti i Veronës, Itali, në bashkëpunim me Universitetin e Tiranës, Fakulteti Ekonomik, prej vitit 2007. Ka një Master në Administrim Biznesi nga Universiteti i Lincoln, Nebraska, SHBA në bashkëpunim me Universitetin e Tiranës prej vitit 2000, si dhe është diplomuar në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Ekonomik, Dega Financë në vitin 1986. Znj. Kodheli ka hyrë në politikë në vitin 2002, kur edhe u bë nënkryetare…

Read More

Historitë për fshatrat në Itali që duan të shesin një shtëpi për një euro janë të dëgjuara. Por, këto shtëpi zakonisht janë kaq të rrënuara saqë duhen mijëra euro për rikonstruksionin e tyre. Tani, një qytet “vizionar” italian, nuk po shet shtëpi të shkatërruara por po përpiqet të joshë banorë të rinj me oferta më “tunduese”. Bëhet fjalë për shtëpi të pabanuara që janë gati dhe me çmime okazion, të cilat fillojnë nga 7.500 euro, në 13.000 euro. Qyteti është Biccari, i vendosur në Italinë Juglindore, në rajonin tërheqës të Pulias. Biccari është i rrethuar nga kodra, pyje, ullishte dhe…

Read More

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi i përgjigjet deklaratave të kryeministrit Rama në lidhje me të ashtuquajturin plan që ai e Basha kishin për të çuar LSI për skrap. Sipas Kryemadhit, nga shërbëtor i shqiptarëve që duhet të ishte, Edi Rama është shndërruar thjesht në një intrigant të rëndomtë politik me qëllimin e vetëm siç shton ajo, goditjen e LSI. STATUSI I PLOTE SA MË E MADHE LSI 🌹🇦🇱, AQ MË SHPEJT RAMA SHKON PËR SKRAP 🎉 Edi Rama rizbuloi për të njëmijtën herë se ai nuk ka asnjë plan për këtë vend. Siç u shpreh dhe vetë në mënyrë të…

Read More

Enada Hoxha dhe djali i saj Roan janë shfaqur mbrëmjen që shkoi në ‘Procesi Sportiv’, si të ftuar special. Balerina ka publikuar disa video nga prapaskenat ku shfaqet duke u përpjekur t’i heqë emocionet të birit me lëvizje të ndryshme që e bëjnë të qeshin. Roan është i apasionuar pas sportit, madje është pjesë e ekipeve të moshave të reja dhe ka marrë pjesë në disa turne për të vegjlit, ku ka dalë edhe fitimtar. Me siguri për të ka qenë shumë emocionues fakti që ka diskutuar e folur për futbollin në emisionin më të ndjekur dedikuar tij. Të shohim…

Read More

Sali Berisha ka firmosur studimin dhe projektin në Bashkinë e Elbasanit, për të cilin vetë PD sot ka denoncuar kryebashkiakun Gledjan Llatja në SPAK. Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla tha se nga Elbasani se këto akuza janë si pasojë e përplasjeve të brendshme brenda PD-së. “Keqardhje që punët më të rëndësishme kthehen në debate politike. Është fake news, ju ftoj që ta verifikoni në Këshillin Bashkiak të Elbasanit. Është si pasojë e debateve që kanë ata vetë brenda Partisë Demokratike. Sali Berisha ka firmosur edhe studimin edhe projektin e zonës. Aso kohe ishte Lulzim Basha drejtues i…

Read More