Kryeministri i vendit, Edi Rama, gjatë konferencës së ditës së sotme në lidhje me situatën e ndërtimit, ka reaguar dhe ironizuar njëkohësisht edhe kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Bashën. Rama ka treguar një situatë që i ka ndodhur me ish-kryeministrin Fatos Nano.Duke rrëfyer situatën, ai bëri edhe një paralelizëm me Bashën. Duke komentuar angazhimet e Bashës se: “Nëse zgjatet koncesioni për Rinasin, do ta zhbëjmë kur të vijmë në pushtet”, Rama solli në vëmendje një histori me ish-kryeministrin Fatos Nano, gjatë një ngushëllimi. “Më kujtohet njëherë, kemi qenë në një ngushëllim me Fatos Nanon. Ishte një person atje që po i…
Author: tirana
Infermierja e Infektivit Ronida Hysi është lënë në burg pasi akuzohet se i mori nga karta 60 000 lekë një pacienti sapo ai u fut në intubim. Dy ditë më vonë pas futjes në intubim, pacienti Kamber D. ndërroi jetë, ndërsa kur tërhoqën trupin dhe panë sendet personale, familjarët kuptuan se atij i mungonin 10 000 lekë si edhe karta e debitit në portofol. Pas denoncimit, prokuroria filloi hetimet duke zbuluar përmes kamerave të sigurisë së bankomateve ku infermierja kishte tërhequr lekët identitetin e personit të dyshuar se kishte kryer këtë akt. Në dosjen e prokurorisë shpjegohet me detaje se…
Ditën e djeshme, ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Erjon Geca, hodhi një hije dyshimi mbi marrëdhënien e trefishët të Tea Trifonit brenda në “Për’puthen”. Ajo doli “çift” me Andin, ndërsa kishte një lidhje të fshehtë me Beart Rexhepin, gjithashtu ish-konkurrent i “Për’puthen”. Ndërkohë, Erjoni e ka akuzuar Tean edhe për një lidhje me një tjetër konkurrent, Arbër Arucin, i cili pak ditë më parë la emisionin. “STOP Ahengun, të marrim vesh kush është dhëndri këtu A,B,C?”- shprehet Geca.
Kongresmenja demokrate në SHBA, Alexandria Ocasio-Cortez, ka rrëfyer për herë të parë, se ajo është sulmuar seksualisht. Mes lotësh, ajo tha se e kishte mbajtur të fshehur këtë fakt, dhe shumë pak njerëz e dinin këtë pjesë të hidhur të jetës së saj. “Unë jam një e mbijetuar e sulmit seksual,” tha ajo. Ajo ka qenë një nga yjet më të mëdha të Demokratëve që nga zgjedhja e saj në 2018. Ocasio-Cortez përfaqëson rajonin e 14-të në New York City, duke mbuluar pjesë të Bronx dhe Queens. Para pak kohësh, ajo u bë kryefjala e mediave botërore, pas një fjalimi…
Disa herë ne kemi shkëmbyer mesazhe në dhjetor, ai ishte i qetë, vullkanik si zakonisht, optimist për biznesin që do të krijonte në Shqipëri. Unë e di me siguri se po kërkonte një kompani për të filluar prodhimin e objekteve me markën ‘Hairdressers Milan’ që ai më pas mund t’i sillte në Itali. Për më tepër, unë konfirmoj se ai më kishte dërguar një mesazh WhatsApp në të cilin ai pohoi se kishte hapur një biznes në një qendër tregtare në Vlorë, duke specifikuar se do të kthehej në Itali më 10 Janar”, rrëfeu miku i biznesmenit italian. I pyetur…
Ish kreu i SHIK, Fatos Klosi tha në Repolitix se në zgjedhjet e ardhshme mund të ketë një koalicion PS dhe LSI duke u shprehur se socialistët janë partia më e arsyeshme. Sipas tij, mirëqënia e njerëzve nuk e bën qeveria. Kjo ka tensionuar bisedën me Besnik Jakën i cili thotë se çfarë ka në dorë qeveria, vetëm t’i japë rrogën Ramës. Pjesë nga debati: Klosi: Një koalicion të mundshëm unë e shoh mes LSI-së dhe PS-së. Me dëshirë apo pa dëshirë të Monikës. Muça: E keni patjetër të nevojshme që PS të jetë në pushtet? Nuk duhet të ikë, të jetë ose…
Ajdin Morina është 29-vjeçari nga Kosova që u arrestua sot në Tiranë pasi pas disa muajsh përndiqte moderatoren Luana Vjollca. I riu kishte kërcënuar të dyja motrat Vjollca edhe në postimet e tyre në rrjetet sociale. Gazeta Express ka publikuar një koment kërcënues të Morinës. Në një postim që Luana Vjollca kishte bërë në tetor të vitit të kaluar, Morina ka shkruar se të gjithë ata që do të bashkëpunojnë me motrat Vjollca do të kenë masakra në familje. “Duhet me ju trego kush bashkëpunon me Luana dhe Marina masakra keni për të pasur në familje. Kemi me pas për…
Aktori Julian Deda i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘PolitikOn’, duke komentuar mbi regjisorin Altin Basha tha se nga ‘Portokallia’ kanë ikur shumë aktorë. Sipas Dedës nuk mund ta kenë fajin 15 veta që janë larguar. Deda: Unë do të bëj vetëm një pyetje: nga Portokallia kanë ikur shumë aktorë. Nuk mund ta kenë fajin 15 veta. Ai sikurse e nisi edhe e bitisi. Tashmë nuk është asgjë. Lela: Lidhur me aktorët që i janë futur politikës, a mbani mend aktorë që janë më të mirë si politikanë? Deda: Arben Imami është më i mirë si aktor, unë për…
Zv.kryeministri Erion Braçe e ka lëshuar gopjën keq mëngjesin e sotëm ndaj krahut të djathtë të Monika Kryemadhit në Divjakë, teksa e quan kumarxhi dhe drogaxhi, Braçe e paralajmëron se një ditë do t’i bëjë publike skedën e tij kriminale personale dhe familjare. Në foton e publikuar nga Braçe shfaqen tre persona dhe nuk dihet për ka e ka ai specifikisht, por mesa duket është dikush që Divjaka e njeh, dhe Erion Braçe si përfaqësues i PS atje, sigurisht. “Palaco!; Me ty do te merrem vete nje here, diten kur do te publikoj skeden kriminale personale dhe familjare. Ate dite…
Në një dalje për mediat ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastriliu foli edhe për variantet e reja të koronavirusit. Ministrja deklaroi se ISHP dërgon vazhdimisht mostra të analizave lidhur me mutacionet e reja që po qarkullojnë. “ISHP dërgon në mënyrë të vazhdueshme mostra të analizave qoftë për mutacionet e reja që kanë dalë, qoftë edhe për analiza rutinë, për verifikimin dhe certifikimin që i duhet në vazhdimësi për të bërë për punën e tyre. Është një proces, është dinamik. Deri tani ne nuk kemi identifikuar raste të varianteve të reja të COVID-19, por puna është duke vazhduar”,…
Media greke “Olympia.gr” ngre alarmin se presidenti turk Erdogan me anë të një dekreti presidencial që ka firmosur po paralajmëron për luftë dhe pushtime “në shkallë të gjerë”. Por cfarë është ky dekret? Media greke shkruan se Erdogan ka firmosur një dekret që mund të pajisë me armë cdo vend që dëshiron, pa nevojën e miratimit nga asnjë institucion tjetër. Frika shihet te Shqipëria dhe Maqedonia duke pasur parasysh ndikimin e fortë, thuhet më tej në shkrim. “Greqia duhet t’i japë alarmin komunitetit ndërkombëtar pas zbulimit të Dekretit Presidencial të nënshkruar nga Rexhep Tajip Erdogan. Ky dekret presidencial kërcënon drejtpërdrejt…
Reshjet e orëve të fundit kanë shkaktuar probleme në qarkun e Elbasanit. Si pasojë e tyre, në rrugë ka pasur prani të inerteve dhe gurëve, duke bllokuar për disa orë disa akse rrugore.Sipas informacionit, akset rrugore që kanë shfaqur më shumë probleme kanë qënë ato, Elbasan-Qafë Thanë dhe Kryq Shirgjanit-Llixhe, (rruga e vjetër Elbasan-Gramsh). Ndërkohë po punohet në aksin rrugor Gramsh-Porocan në të cilën janë raportuar shembje rruge duke krijuar probleme në qarkullimin e mjeteve. Nga hidrocentrali i Banjës raportohen se po bëhen shkarkime me 50m3/sek, kështu që bashkë me prodhimin ka 200m3/sek shkarkime. Si pasojë e shkarkimeve rreth 20-30…