14 shtatori i vitit të kaluar shënoi fillimin e procesit mësimor por edhe largimin nga ministria e Arsimit e Besa Shahinit. Ish-ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka marrë pjesë në një aktivitet publik për herë të parë, pasi dha dorëheqjen nga detyra e saj. Ajo ka dhuruar gjak në Qendrën Kombëtare të Kosovës për Transfuzionin e Gjakut. “Qendra Kombëtare e Kosovës për Transfuzionin e Gjakut ka vazhdimisht nevojë për dhurues, sidomos tani në kohë pandemie. Nuk ka mënyrë tjetër për të furnizuar ata që kanë nevojë për gjak, përveç përmes dhurimit. Dhuroni gjak, shpëtoni jetë”, shkruan Shahini.
Author: tirana
OSHEE njofton se paraditen e nesërme do të stakohet energjia elektrike në disa zona të Tiranës. Bëhet me dije se do të ndërrohet rrjeti dhe prandaj parashikohet një remont në nënstacionet e Karbit dhe Ibës. “Rruga e Dibrës”, ish-uzina Dinamo e Vjetër, Babrru, rruga ” Riza Cerova”, pjesërisht nuk do të kenë energji elektrike nga ora 09:00- 15:00. Po ashtu edhe zona pranë nënstacionit të Ibës s’do të ketë energji nga ora 09:00- 11:00. Më pas nga ora 11:00-13:00 Krraba, Kllojka, Rozavera, Pashkasheshi e Fraveshi do të ngelen pa energji elektrike, kurse pas orës 13:00 nuk do të ketë në…
Kompeticioni i këngës Eurovision do të zhvillohet këtë vit. Lajmin e kanë bërë të ditur organizatorët ndërsa shtojnë se do të mbahet në datat 18, 20 dhe 22 maj. Gjithsesi, ashtu siç mund të pritet, këtë vit Eurovision do të ketë një formë shumë të ndryshme nga herët e tjera. Organizatorët kanë bërë të ditur se dot të ndjekin një qasje të vendosu, por realiste” për ta organizuar festivalin në qytetin Holandez të Roterdamit. Organizatorët thonë se plani, i quajtur “skenari B”, përfshin organizimin e një eventi ku mbahet distanca sociale ndërsa artistët interpretojnë në qytet. Megjithatë nuk specifikohet nëse…
Kryeministri Rama ka postuar në llogarinë e tij në Instagram një sekuencë nga një intervistë e ish-deputetes së PD-së, Albana Vokshit. Në këtë sekuencë Vokshi thotë: Menjëherë pas 25 prillit, sapo të marrë detyrën qeveria e re, arsimi do të jetë dyfishimi i arsimit. Rama ka ironizuar situatën me gafat gati të përditshme të bëra nga demokratët dhe premtimet absurde te tyre duke shkruar poshte videos: Për Inat të Mark Markut. View this post on Instagram A post shared by Edi Rama (@ediramaal)
Pavarësisht se debati në distancë mes tyre është intensifikuar ndjeshëm ditët e fundit, ndërkohë që vendi i afrohet zgjedhjeve parlamentare, Ilir Meta, Edi Rama dhe Lulzim Basha u takuan sot në presidencë. Njoftimi Presidenti Meta thërret Mbledhjen e Zyrtarëve të Lartë të Sigurisë Kombëtare Presidenti i Republikës, SH.T.Z. Ilir Meta, në cilësinë e Kryetarit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, thirri sot një Mbledhje të Zyrtarëve të Lartë të Sigurisë Kombëtare, për të diskutuar mbi masat përgatitore në lidhje me fazën përmbyllëse të stërvitjes me trupa, të koduar ”Defender Europe 21/DE21”, e planifikuar për t’u zhvilluar në rajonin tonë, përfshirë Shqipërinë,…
Skandali Andi-Tea-Beart ka qenë një nga çështjet më të diskutuara gjatë kësaj jave në mediat rozë dhe jo vetëm. Ishin vetë Tea dhe Bearti, që vendosën të publikonin fotot e tyre si çift dhe kështu nisi e gjithë historia me sulme e akuza kundër produksionit dhe e anasjellta. Tea dhe Andi u shprehën në deklaratat e tyre se i kishte detyruar produksioni të dilnin çift nga programi sepse ata të dy kishin kërkuar prej kohësh të dilnin që andej. Pas këtij skandali u publikuan disa imazhe që shtonin dyshimet për një tjetër lidhje të fshehtë, Andi-Melisa, për të cilën në…
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, caktoi ditën e djeshme 8 drejtuesit politikë të PD për Qarkun e Tiranës. Grida Duma, Agron Shehaj, Jorida Tabaku, Alfred Rrushaj, Albana Vokshi, Belind Këlliçi, Flamur Noka dhe Aldo Bumçi, janë të zgjedhurit e liderit demokrat për të fituar Tiranën. Një ditë pas zgjedhjes, ish-deputetja Grida Duma në një intervistë për News24, shprehet se drejtimi politik që i është besuar për Kavajën, është një vlerësim për të, për shkak se nga ky qytet pati pikënisjen demokracia. “Kavaja qendron ne gjenezen e PD. Privilegj qe shkoj ne Kavaje e Rrogozhine”, deklaron Duma. Sipas Dumes, plani…
Janë shënuar shifra alarmante në 24 orët e fundit në vendin tonë, ku 1007 qytetarë kanë rezultuar pozitivë në testin e koronavirusit, duke shënuar rekord që nga fillimi i pandemisë. Fatkeqësisht 6 persona kanë humbur jetën, duke e çuar në 1404 numrin e viktimave që nga fillimi i pandemisë. Njoftimi i Ministrisë: Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat antiCOVID duke vendosur maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë; duke shmangur grumbullimet dhe duke ruajtur distancimin fizik; duke u kujdesur për higjenën vetjake, në mënyrë që…
Zyrtarizohen emrat e drejtuesve politikë në 12 qarqe nga Partia Demokratike dhe ajo Socialiste. Demokratët bënë publik sot emrin e fundit në radhët e tyre. Do të jetë pikërisht Tritan Shehu i cili do të marrë në dorë drejtimin e fushës elektorale në Gjirokastër. Përballë tij në kampin tjetër socialistët kanë vendosur Bledi Çuçin, aktualisht ministër i Brendshëm. Kush janë drejtuesit në qarqet e tjera: Në Tiranë PD zyrtarizoi dje 8 drejtuesit në 16 degë. Ndërkohë që socialistët janë besuar drejtimin e fushatës Erion Veliajt, Elisa Spiropalit dhe Ervin Bushatit. Fushata e PS në Durrës do të drejtohet nga Ardian…
Presidenti Ilir Meta po zhvillon një takim me kryeministrin Edi Rama, Lulzim Basha dhe ambasadoren Yuri Kim. Në takim është edhe ministri i mbrojtjes, Niko Peleshi. Ky takim vjen në prag të fillimit të një prej stërvitjeve më të mëdha të ushtrisë amerikane në Evropë, “Defender Europe 21” në Shqipëri.
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ka deklaruar se pritet që në Shqipëri në muajt në vijim të ketë një rritje të kredive të këqija. Sipas Sejkos, në 2020 nuk u rritën këto lloj kredish për shkak të masave të marra dhe afateve, por me përfundimin e këtyre të fundit në 2021 ato do të rriten. Ai thotë nga ana tjetër se edhe në skenarin më të keq të rritjes së kredive të këqija, sistemi bankar është i shëndetëshëm, ndërkohë që momentalisht ato janë në nivel të ulët. Sejko sqaron se tashmë ekonomia shqiptare do të varret nga masat…
Futbollisti i njohur i kombëtares shqiptare, Taulant Xhaka është operuar pas një dëmtimi që pësoi së fundmi. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai, duke lajmëruar edhe që është në gjendje të mirë shëndetësore dhe operacioni ka rezultuar i suksessëhm. “Operacioni shkoi mirë. Faleminderit për mesazhet. Do kthehem më i fortë”, u shpreh ai drejtuar fansave, me një foto nga shtrati i spitalit.