Author: tirana

Fqinjët e mirë janë ndonjëherë fat. E në rëntë një i keq, atëherë sherret mund të ndizen nga çasti në çast. Një arsye për grindje e mandej për të shkuar në polici është edhe tymi. Një 65-vjeçar që e përshkruan vetveten si një burrë që nuk pajtohet me parregullsitë, që do qetësi dhe që i zbaton rregullat, është po kaq kërkues edhe ndaj atyre që e rrethojnë. Pas kërkesave të vazhdueshme, në përfundim ai është dorëzuar dhe ka kërkuar asistencën e policisë për të ndërhyrë që t’i edukojnë fqinjët. Denoncimi dhe kërkesa për të edukuar fqinjët u regjistrua në komisariatin numër…

Read More

Pas takimit me Anën në studio plasën debatet dhe akuza kundrejt Elvisit, pasi ky i fundit ftoi në një kërcim Sindin, një ditë para se të transmetohej takimi i tij me Anën. Ana tha se ndihej shumë e lënduar nga ky gjest dhe se ishte një mungesë respekti ndaj saj, ndërsa konkurrentët e tjerë i janë “sulur” Elvisit, duke e akuzuar se ai kërkon vëmendje dhe nuk “dëshiron të lëshojë karrigen e parë”. Pas gjithë debateve nuk mund të mungonte dhe një shaka sigurisht! Ishte Eri ai i cili ndërhyri në mes të bisedës duke thënë se të gjitha takimet…

Read More

Ilir Meta komentoi lajmet se më 26 prill, do të jepte dorëheqjen nga posti i presidentit për të krijuar një parti. Duke marrë shkas nga kjo, presidenti Ilir Meta është pyetur nëse do të kërkojë një mandat të dytë në krye të Presidencës, apo do të kthehet tek LSI, partia që ka themeluar. Ai nuk preferoi të japë një përgjigje të prerë për këtë pyetje, por tha se nuk e ndjen si shqetësim pozicionin e tij në të ardhmen. “Unë jam i shqetësuar për daljen e Shqipërisë nga shinat e procesit të integrimit europian. Sikurse jam mjaft i shqetësuar, prej …

Read More

Drejtuesi i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj, ka folur në emisionin “Opinion” në lidhje me efektet e vaksinës anti-COVID në vendin tonë. Teksa iu referua rastit të infektimit pas vaksinimit të mjekut Pëllumb Pipero, Brataj shpejgoi dhe kohën kur nis efektin vaksina pasi është injektuar në trupin e njeriut. Brataj tha se pas marrjes së dozës së parë të vaksinës, në trupin tonë krijohen anti-trupa, por jo mjaftueshëm sa për të na mbrojtur nga COVID-19. Ndërsa edhe pasi është marrë doza e dytë e vaksinës trupi ynë nuk është i mbrojtur. Ai theksoi se vaksina e mbron organizmin e njeriut nga…

Read More

Albert Krasniqi, biznesmeni që dyshohet se u vra pasditen e sotme nga babai i tij Skënderi, ka qenë në kërkim nga Policia në lidhje me një rast të dhunës fizike ndaj Besa Gashit, ish-bashkëshortes së tij. Vrasja e biznesmenit ka ardhur pas një përplasje që ai ka pasur paraprakisht me babanë e tij, i cili i kishte kërkuar që të dorëzohej në Polici pasi ai kishte ushtruar dhunë ndaj ish-gruas së tij. Ai kishte qenë i kërkuar nga Policia e Kosovës, për veprën penale dhunë fizike, që kishte ushtruar ndaj ish-gruas, ish-miss Kosovës, Besa Gashi, me të cilën çifti ka…

Read More

Shëndeti mendor i adoleshentëve po dëmtohet nga përdorimi i tepërt i rrjeteve sociale. Mirëqenia e djemve dhe vajzave fillon të ndikohet në moshën 14-vjeçare. Sipas informacioneve, shëndeti mendor i vajzave bie akoma më shumë pas kësaj moshe. Një tjetër faktor që ndikon është edhe mungesa e ushtrimeve, gjë që përkeqësohet edhe prej pandemisë. “1 në 3 vajza janë të palumtura me paraqitjen e tyre nga mosha 14-vjeçare, krahasuar me 1 në 7 në fund të përfundimit të shkollës fillore. Numri i të rinjve me probleme të shëndetit mendor është rritur në 1 në 6 të rinj këtë vit, nga 1…

Read More

Studimet kanë treguar se enigmat kanë efekte vërtet të dobishme në trurin tuaj. Ata mprehin mendimin tuaj, forcojnë kujtesën tuaj dhe rritin në përgjithësi IQ tuaj. Ata janë si një stërvitje CrossFit për çështjen tuaj gri, për ta mbajtur atë të mprehtë dhe aktive. Gjëegjëzat mund të duken të thjeshta, por mos i nënvlerësoni ato – ato mund t’ju sfidojnë. Ne ju kemi përgatitur një test të vogël që do ju bëjë të vrisni trurin dhe nëse nuk arrini ta gjeni, përgjigjen e gjeni më poshtë. Përgjigjia e saktë është b) 12.

Read More

Ish-ministri i Shëndetësisë në kohën e PD, Tritan Shehu, ka pasur një debat sot në “Open” me shefen e ISHP-së, Silva Bino lidhur me vaksinat anti-covid, duke marrë shkas dhe nga rasti i Piperos që rezultoi pozitiv edhe pas vaksinimit. Shehu ka thënë se vaksinat nuk janë efektive pasi janë keqruajtur dhe kjo ka ndikuar në efektivitetin e tyre. Ai është shprehur se vaksinat kanë ardhur kontrabandë me pasagjerë nga Rinasi. Bino: Tritani më duket ka harruar mjekësinë. Ne kemi bërë prova, sepse Pfizer kur dërgon vaksinën bën prova, dhe ne i kemi kaluar provat, si kalon në doganë, me…

Read More

Gentiana Mustafa nga Prizreni që nga dita e premte nuk ka asnjë komunikim me familjen. Zhdukja e saj u raportua nga mediat në Kosovë. Ajo u nis për në shkollë por mësuesi ka bërë me dije se ajo kishte një javë që nuk shkonte në shkollë. Ndërkohë, 15 vjeçarja me një mesazh pas 24 orësh iu drejtua të ëmës se është mirë dhe të mos ta kërkojnë. Madje ajo i ka thënë nënës se ka ikur me të dashurin e saj me dëshirë, por familja nuk ka informacion se ku gjendet vajza. Babai i 15 vjeçares kan raportuar edhe në…

Read More

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla akuzon komandatin e Gardës, Ndrea Prendi si autorin e vrasjeve të 4 qytetarëve në bulevardi më 21 janar 2011. I ftuar në emisionin “Real Story”, Balla u shpreh se Prendi veproi pas urdhërit të marrë nga lart për të qëlluar mbi protestuesit në ikje, duke vrarë të paktën 2 nga 4 viktimat e asaj dite. Balla theksoi se deklaratat e bëra nga ana e Prendit janë qesharake dhe kriminale, duke shtuar se ai duhet të mos ikë nga Shqipëria, për shkak se ka deklarime të rëndësishme për të bërë për ngjarjen…

Read More

Projektligji për sigurimin e automjeteve në bazë të historikut të aksidenteve është dorëzuar në Kuvend. Qeveria është tërhequr nga varianti i parë sipas të cilit zbatimi i këtij sistemi ishte i detyrueshëm duke e lënë në dorë të kompanisë, zbatimin e sistemit të njohur si bonus-malus. Në nenin 7 të projektligjit theksohet se, shoqëria e sigurimit mund të përfshijë këtë sistem në përcaktimin e tarifave të sigurimit. Sistemi “Bonus-Malus” parashikon që një kompani të ofroj çmime më të ulta siguracioni për drejtuesit e rregullt të automjeteve. Pritet të penalizohen ata që janë përfshirë në aksidente. Këta drejtues do të paguajnë…

Read More

Presidenti i Republikës, Ilir Meta kërkon nga Prokuroria Speciale (SPAK) që të nisë menjëherë hetimet për zyrtarët e sekserët shqiptarë të përfshirë në përgjimet e Ndrangheta-s, të cilat u publikuan pak ditë më parë ku u arrestuan 48 shqiptarë. Kreu i shtetit thotë se shtimi i kullave në Tiranë në mungesë të kredidhënies, shton dyshimet për burimet e financimit dhe pastrim parash. “Për çështjen, që është në hetim në Itali, për gjithçka që përmendet Shqipëria, për çdo zyrtar, sipërmarrës dhe sekser shqiptar, padyshim duhet urgjentisht të nisin hetimet nga Prokuroria jonë dhe nga SPAK. Fakti, që kemi një çështje në…

Read More