Author: tirana

Interi “Zot” i derbit të Italisë. Zikaltrit kanë mposhtur me rezultatin 2-0 kampionët në fuqi të Juventusit dhe ajo që gëzon më shumë trajnerin Antonio Conte është loja që bëri skuadra e tij. Një dominim total i Interit, që e gjeti rrugën e rrjetës që në minutën e 12-të. Arturo Vidal nuk fali me kokë pas një krosi të Nicolo Barella, duke goditur saktë me kokë dhe duke shlyer puthjen e stemës së Juventusit para ndeshjes. Bardhezinjtë ishin inekzistentë, ndërkohë që i falen argjentinasit Lautaro Martinez i cili nuk ka shënjestrën e duhur në disa raste. Edhe Lukaku në të…

Read More

Pas temperaturave të ulëta reshjet e dëborës kanë përfshirë mbrëmjen e sotme qytetin e Shkodrës. Ato kanë nisur pas orës 20:00 të mbrëmjes së sotme, për herë të parë pas dy vitesh. Prej disa ditësh disa qytete të Shqipërisë janë zbardhur nga bora ndërsa temperaturat kanë shënuar ulje të ndjeshme në vlerat minimale të tyre.

Read More

Problemet me tretjen dhe fryrja e stomakut janë me të vërtetë të parehatshme e shpesh plot dhimbje. Prandaj ushqimet që përzgjidhni në mëngjes mund të shkaktojnë fryrje apo probleme me tretjen dhe për këtë arsye duhet të jeni të vëmendshëm ndaj: Ushqimet e pasura me fibër Fibra është shumë e rëndësishme për tretjen por nëse ajo merret në sasi tepër të mëdha në një vakt të vetëm do të shkaktojë padyshim probleme me tretjen dhe fryrje. Trupi duhet përgatitur ngadalë që të jetë në gjendje të përballojë volumin e fibrës së tretshme. Ushqimet me sasi të lartë fibre duhen përfshirë…

Read More

Nga Dr. Blerta Brati 2021 duhet të na buzëqeshë shumë më tepër. Me siguri 2021 do te jete një vit më i mirë dhe një vit me një shëndet më të mirë falë kujdesit ndaj masave te gjithsecilit dhe falë vaksinave”! Cfare do bejne vaksinat? Shkurt dhe thjesht do ndikojne te imuniteti permes antitrupave! Çfarë janë antitrupat? Antitrupat janë proteina të bëra nga një lloj i veçantë qelizash brenda sistemit imunitar të quajtur limfocitet B. Antitrupat prodhohen në përgjigje të një substance të huaj të quajtur antigjen, në këtë rast virusi SARS-CoV-2. Antitrupat, të quajtur gjithashtu imunoglobulina, janë molekula të…

Read More

Në Ditën e Inaugurimit, Shtëpia e Bardhë ka vetëm gjashtë orë për të hequr objektet e familjes në largim dhe për t’u bërë gati për banorët e saj më të rinj. Dora Mekouar e Zërit të Amerikës bisedoi me një nga njerëzit që kanë përvojë personale me këtë proces. “Dita e Inaugurimit mund të konsiderohet si kaos i organizuar. Ka vetëm rreth gjashtë orë në dispozicion për të nxjerrë njërën familje jashtë dhe për të sistemuar familjen tjetër”, thotë Anita McBride, ish-shefe e personelit e ish-Zonjës së Parë, Laura Bush. “Të gjithë punojnë në ato gjashtë orë për ta bërë shtëpinë…

Read More

Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel deklaroi se është ende herët për t’u krijuar një pasaportë vaksinë për të qarkulluar në BE, pasi sipas tij kjo do të sillte një zhgënjim gjigand në Europë dhe jashtë saj. Në një intervistë me ”Buitenhof”, ai tha se debati ishte “shumë i rëndësishëm”. ”Sidoqoftë, vendimi mbetet te udhëheqësit e BE”, tha ai. Në një letër për Komisionin Europian kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis kishte kërkuar një pasaportë vaksinimi. Por, Mishel tha se pavarësisht marrëveshjes për futjen e një certifikate të tillë në parim, momenti i duhur ende nuk kishte ardhur. “Nëse futet shumë herët,…

Read More

Ditën e sotme ka ndërruar jetë Eni Doko, mjeke specialiste në Gjermani. Lajmin e trishtë e ka dhënë kryetarja e Federatës së mjekëve në Europë, Aurora Dollenberg. Nëpërmjet një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, mjekja shkruan se Doko ishte një njeri i mrekullueshëm duke lënë pas dhimbje të madhe për familjen, por edhe kolegët e saj. Mjekja ka mbaruar studimet në Universitetin e Mjekësisë Tiranë. Në vitin 2016, ajo nisi punë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza’ dhe më pas u transferua në Gjermani. Statusi i plotë: Dr. Eni Doko një mjeke specialiste dhe njeri i mrekullueshëm është larguar nga…

Read More

Prej më shumë se 10 ditësh ish-arbitri italian, Davide Pekoreli është zhdukur prej në Shqipëri. Mediat italiane shkruajnë se makina që kishte marrë me qira ai në Aeroportin e Rinasit u gjet u djegur ndërkohë që brenda saj kishte disa objekte të Pekorelit dhe materiale për të cilat ka dyshime se mund të jenë mbetje njerëzore. Ai ka në pronësi një restorant në Lama, bashkia San Xhustion, ka arbitruar gjatë karrierës në Serinë C italiane, ndërsa ka shërbyer si arbitër i katërt në Serinë A. Pekoreli kishte fëmijë me një shqiptare dhe prej një viti kishte nisur të investonte edhe në Tiranë.…

Read More

Paratë e krimit qarkullojnë duke u dhënë me fajde. Ky dyshim i prokurorisë së Tiranës ka çelur dosjen e radhës në këtë institucion që po gjurmon të ardhurat dhe veprimtarinë e dy vëllezërve binjakë nga Mirdita, të cilët deklarohet se janë objekt i një hetimi sekret për shkak të veprimtarisë së tyre kriminale jashtë Shqipërisë. Sipas burimeve të Top Channel dosja është hapur në dhjetor 2020, sipas një referimi nga seksioni i pastrimit të parave dhe aseteve kriminale. “Dy vëllezërit binjakë janë të moshës 29 vjeç”, shpjegoi pjesëmarrësi në grupin hetimor, sipas të cilit njëri prej tyre ka shtetësi spanjolle…

Read More

Derbi i Italisë, Inter-Juventus do të startojë në orën 20:45. Skuadrat kanë bërë publike formacionet zyrtare dhe lojtarët kanë zbritur në fushë për të kryer nxjehjen e zakonshme. Mediat italiane kanë publikuar një video të një takimi mes Chielinit dhe Vidal, dy ish-shokë skuadra te Juventusit. Ajo që bie në sy është se mesfushori i Interit shihet duke puthur stemën e Juventusit. Një video që po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale dhe që ka sjellë irritimin e tifozëve zikaltër.

Read More

Rejhan Sjunger është 14-vjeçari me prejardhje nga Kosova, i cili ka marrë pjesë në një kompeticion muzikor për fëmijë në Suedi. Ai ka mahnitur jurinë suedeze me zërin e tij gjatë performacës në skenë. Ndërsa pritet të ketë një të ardhme të ndritur në fushën e këngës. Teksa tregon për jetën e tij, Rejhan thekson se muzikën e ka pasion dhe pse nuk ka studiuar në një shkollë muzike. Dëshira e tij më madhe është të arrijë në finale.

Read More