Author: tirana

Kryedemokrati Lulzim Basha i ftuar në “Opinion” deklaroi se zgjedhjet e 25 prillit nuk do të jenë të zakonshme. Ai tha se vendi ndodhet në një udhëkryq historik dhe se opozita do të jetë në unison me çdo shqiptar.Po afrohet pushteti apo po ju largohet?Basha: Opozita, PD unë, jemi në unison me qytetarët shqiptarë. Nuk bëhet fjalë për një palë zgjedhje, por për një udhëkryq ku shqiptarët do vendosin. Sfida është ta konturojmë këtë ndryshim dhe që pjesa më e madhe e shqiptarëve ta ndjejë veten se pas 25 prillit do jenë më mirë. Po si ndërron kjo brenda ditës, si…

Read More

Kreu demokrat Lulzim Basha foli mbrëmjen e sotme tek emisioni i Blendi Fevziut nëse Berisha apo familjarë të liderit historik të kësaj force do të jenë në listat për deputetë për zgjedhjet e 25 prillit, “Nuk merrem me nderime familjesh, nuk e shoh si detyrën time. Padiskutim që një nga spin-et e strategjisë së Edi Ramës është të zhvendosë vëmendjen nga unë, dhe ta zhvendosë te dy persona të tjerë, presidentin aktual dhe te z.Berisha. Edi Rama është mjeshtër i një shahu politik, që banalizoi fushatën e 2017-ën në dy fjalë tepsi dhe timon. Këtu shkëlqen, por ka një dështim…

Read More

Kryedemokrati Lulzim Basha i ftuar në emisionin “Opinion” është përplasur me analistin Baton Haxhiu, duke e quajtur atë një nga këshilltarët strategjikë kryesorë të kryeministrit Rama. Madje ai ka thënë se edhe sondazhi i nxjerrë nga Haxhiu, i cili nxirrte fitues Edi Ramën në zgjedhjet e 25 prillit, është i manipuluar.“Ka disa lloje makinacionesh që përdor Rama për të manipuluiar zgjedhjet.E para është përpjekja për t’i hequr opozitës komisionerët. E dyta thyerja e paktit të 5 qershorit që të fragmentojë koalicionin tonë. E treta është sponsorizimi i sondazheve fallco që t’u mbushë mendjen shqiptarëve që qeveria Rama do të qëndrojë…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar debatet lidhur me vaksinat që kanë ardhur në vendin tonë dhe kushtet ku ato ruhen. “Të hënën kam vajtur dhe kam marrë një vaksinë dhe jashtë kushteve, por e kam bërë se dua të vras veten. Unë fjalën kam se nuk kam gjë tjetër. I ka sjellë një shtet i BE me të gjitha kushtet sipas BE. Është absurde!,”-tha Rama.

Read More

Një 26-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga forcat e policisë pasi ka shpërndarë pa autorizim 30 bombola oksigjeni për qytetarët e Kavajës. Konkretisht shtetasi me iniciale M.Sh, i cili ushtronte detyrën si oksigjenist në spitalin e Kavajës kishte marrë rreth 30 bombola oksigjeni të pa autorizuara prej këtij insititucioni. 26-vjeçari i merrte bombola nga ky institucion dhe ua dërgonte personave të ndryshëm nëpër banesa në Kavajë. Provat e marra nga forcat e policia, janë dërguar pranë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë së Rrethit Gjyqësor Kavajë, ku mbi 26-vjeçarin rëndon vepra penale ‘Shpërdorim detyre”. Njoftimi i plotë nga policia.…

Read More

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama foli mbrëmjen e sotme mbi vaksinën Pfizer të ardhur në Shqipëri. Sipas Ramës kontrata e Pfizer do të bëhet publike, pasi do dërgohet në Parlament. Rama ka shtuar se vaksinimi pritet dhe ka ambicie të mbyllet për 14 muaj në vendin tonë. “Kam shkuar në Nju York dhe i kam kërkuar numrit një të Pfizer që të mos e lënë Shqipërinë jashtë. Ka qënë produkt i shumë lidhjeve, njohjeve e kontakteve. Kemi filluar vaksinimin, kemi garantuar një kontratë me Pfizer dhe do ta çojmë dhe në parlament sipas kërkesës së tyre. Kontrata me Pfizer do…

Read More

Nga Edmond Hoxhaj Prokurori i Apelit të Vlorës, Enrik Haxhiraj u përball të enjten më 14 janar me gjetjet e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për kriterin e pasurisë, kur gjatë seancës dëgjimore u evidentuan mungesa financiare në vlera të mëdha, njw kundravajtje penale pushtim toke dhe mosdeklarim burimesh. Trupa gjyqësore që po kryen procesin e vetingut për prokurorin Haxhiraj kryesohet nga Genta Tafa Bungo, me relatore Pamela Qirkon dhe anëtare Suela Zhegun. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte i pranishëm Ferdinando Buatier. Enrik Haxhiraj e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1989 si prokuror në…

Read More

Bashkëshortja e kreut të PD-së, Lulzim Basha, Aurela, nuk publikon shpesh në rrjete sociale. Ama sot, ka zgjedhur t’i urojë ditëlindjen të atit, në Instagram. Ajo postoi një foto nga fëmijëria në Instastory, ku shfaqet bashkë me të atin. Ndërsa poston foton, ku shihet Aurela e vogël me bishtaleca dhe balluke me të atin, ajo e ka shoqëruar me këngën labe “Balluket e ballit moj”.

Read More

Si një shenjë uji, Gaforrja është një shenjë shumë e ndjeshme dhe njihet si më e kujdesshmja në Horoskop. Ja arsyet pse duhet të keni në jetën tuaj një person që i përket kësaj shenje. Janë të orientuar drejt familjes Ata gjithmonë e vendosin familjen e tyre në vend të parë. Priren të jenë shpirti i familjes së tyre dhe kanë një lidhje të veçantë me çdo anëtar të familjes dhe janë tepër besnikë ndaj tyre. Janë shumë besnikë Pavarësisht nëse është familja e tyre, puna ose një aktivitet specifik me të cilin merren, përkushtimi është thelbësor. Ata lënë gjithçka…

Read More

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në By Pass-in e ri të Beratit. Një automjet tip Mercedes Benz ka humbur kontrollin dhe për pasojë është përplasur me shtyllën elektrike, duke kapërcyer edhe trotuarin. Nga përplasja e fortë mjeti ka përfunduar në murin e një banese. Si pasojë e përplasjes,automjeti është shkatërruar totalisht në pjesën ballore, ndërkohë që drejtuesi i mjetit, 58 vjeç ka shpëtuar mrekullisht dhe ka dalë pa lëndime nga makina. Përplasja e mjetit me shtyllën elektrike ka sjellë dëmtime në sistemin e ndriçimit të të gjithë aksit të rrugës dhe për të riparuar defektin në zonë kanë…

Read More

Kryeministri francez Jean Castex me anë të një njoftimi ka bërë me dije se duke filluar nga e shtuna, qytetarët francezë do të ndalohet të lëvizin pas orës 18:00. Kjo masë e re kufizuese vjen pas rritjes së numrit të rasteve të reja, të ndikuara edhe nga mutacuioni i ri i virusit, i zbuluar në Mbretërinë e Bashkuar. Ky është kufizimi më i gjatë që ka vendosur qeveria franceze dhe do të qëndrojë në fuqi për të paktën 2 javë, me qytetarët që do të ndalohen të lëvizin nga ora 18:00 deri në 06:00. Në 24 orët e fundit në…

Read More