Author: tirana

Policia njofton se një 45 vjeçar është gjendur i pajetë në kamionin e tij në Doganën e Vlorës. Nga këqyrja paraprake nuk konstatohen shenja dhune, ndërsa dyshohet se humbja e jetës ka ardhur si pasojë e një ataku kardiak. “Më datë 14.01.2020, rreth orës 18:20, në Doganën e Vorës, është gjetur pa shenja jete një shtetas ende i paidentifikuar, rreth moshës 45-vjeç, brenda mjetit tip kamion që drejtohej prej tij. Nga këqyrja paraprake nuk konstatohen shenja dhune, ku dyshohet se humbja e jetës ka ardhur si pasojë e një ataku kardiak. Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje…

Read More

Kush ka tatuazh nuk do të pranohet kurrë për t’u bërë pjesë e Policisë së Shtetit. Kështu parashikojnë ndryshimet në rregulloren për policinë, të cilat kanë kanë shtuar tre kushte të tjera skualfikuese për aplikantët për t’u bërë pjesë të policisë, ndoshta nisur edhe nga ngjarja e fundit ku një efektiv me tatuazh qëlloi për vdekje një të ri në Tiranë, ngjarje që ngjalli debate dhe nxiti protesta. Gjithashtu kërkohet edhe një dokument që vërteton se efektivi nuk është përdorues droge. Kushtet e reja përjashtuese janë evidentimi i tatuazheve, moskalimi i kontrollit mjekësor dhe mungesa e besueshmërisë. Gjithashtu, aplikuesi përjashtohet…

Read More

Shqiptari Edmond Llangozi u ekzekutua në Greqi pas një sherri për një borxh 600 euro, ndërsa dy djemtë e tij, Anxhelo dhe Mihal Llangozi janë të plagosur në spital. Mediat greke kanë intervistuar njërin nga dy vëllezërit, Mihal Llangozin, i cili ka rrëfyer si nisi sherri me 5 personat që hapën zjarr në lokal pas ndjekjes në një nga sheshet e Athinës. “Babai nuk ishte i përfshirë” tha djali. “Ata na ndoqën, pasi qëlluan vëllanë tim, erdhi babai në ndihmë. Ata e qëlluan atë katër herë, vetëm një plumb e kapi” tha më tej ai. Por përse ndodhi sherri? Sipas djalit të…

Read More

Duam mori dhuratën më të bukur që mund të bëjnë dy prindër këngëtarë. Miriami i ka dedikuar djalit një këngë që mban titullin “Sa shumë të dua”. “Gëzuar ditëlindjen tënde të parë dashuria ime. Këtë këngë të thjeshtë por të sinqertë mami e këndoi më shumë dashuri. Një dhuratë me tinguj zemre për ty. Të duam Duam”, ka shkruar Cani në postimin në Instagram, një foto me djalin që buzëqesh. Tekstin e ka shkruar vetë babai i Duam, Albani. Muzika është po ashtu nga Albani dhe Elgit Doda. “Ti ende s’e di sa shumë të dua. Ti i jep kuptim…

Read More

“U josh që të shkonte në një shtëpi droge të boshatisur, por aty u qëllua me armë në kokë”. Është kjo ajo që është dëgjuar në gjyqin për vrasjen e 30-vjeçarit Hamawand Ali Hussain të mërkurën, ngjarje kjo e ndodhur në Britani. Ai u vra në një ndërtesë më 14 shtator 2019. Sipas mediave, babai i dy fëmijëve kishte një plagë e shkaktuar nga një armë. Janë katër persona që përballen me akuzat e vrasjes në lidhje me këtë ngjarje, tre prej të cilëve shqiptarë dhe një iranian. Noza Saffari, 39 vjeç, Anxhelo Xhaferi, 24 vjeç, Qazim Marku, 24 vjeç,…

Read More

Sot ishte dita e Anës dhe Fatjonit në “Për’Puthen”. Në takimin e fundit mes tyre e kanë shijuar të gjithë, por ky i radhës ishte akoma më interesant! Por, nga ana tjetër të dy kërkojnë të jenë dominues dhe nuk e ul hundën as njëri dhe as tjetri! Një kërkesë e thjeshtë e Anës nxiti një debat të ashpër, sa Fatjoni ngrihet në këmbë në mes të studios dhe nis të bërtas, dukë thënë: “Nuk jam kamerier unë, nuk e marr dhe pikë”. Nga erdhi e gjithë kjo? E gjitha nisi pasi Ana i kërkon Fatjonit t’i marr gotën e…

Read More

Sot ishte dita e Anës dhe Fatjonit në “Për’Puthen”. Në takimin e fundit mes tyre e kanë shijuar të gjithë, por ky i radhës ishte akoma më interesant! Tërheqja fizike mes tyre nuk mungon dhe jo vetëm kaq, por Fationi tha se Ana po i “hy në zemër”. Ndërkohë, në takim ata kanë surprizuar, kur të ulur në një lokal, Ana i ka bërë masazh Fationit. Ky i fundit hoqi këmishën, ndërsa Ana filloi t’i masazhonte shpatullat, e duket se Fationi e shijoi shumë këtë moment. Fatjoni: Si je me masazhin? Ana: Nuk jam shumë e kënaqur me atë që…

Read More

Nga Financial Times Më shumë se një vit më parë, shtetasi turk Harun Çelik u la i lirë nga burgu dhe u “paketua” për në aeroport. Disa orë më vonë ai mbërriti në Turqi. Pas mbërritjes së tij, mediat shtetërore filluan të mburreshin se ai sapo ishte kthyer nga një operacion i shërbimeve të inteligjencës turke. Celik, një mësues, u arrestua nga autoritetet shqiptare në korrik 2019, pasi u përpoq të hynte në vend me një vizë të falsifikuar. Harun ishte në kërkim nga autoritet turke, si anëtar i lëvizjes së Gulen, e cila nga Erdogani akuzohet për të ashtuquajturin grusht…

Read More

Në aksin rrugor Milot-Morinë, në afërsi të një karburanti në Rreshen, mjeti tip “Citroen” me të cilin udhëtonte një familje kosovare është përplasur me mjetin tip kamion me drejtues shtetasin I.I.,banues në Kosovë. Për pasojë kanë humbur jetën drejtuesi i mjetit tip “Citroen” , bashkëshortja e tij dhe 2 fëmijët dhe është plagosur fëmija i mitur, i cili është transportuar në spitalin e Traumës Tiranë.

Read More

Trashëgimtarja e ‘Top Channel’, Lori Hoxha është zhdukur herë pas here nga rrjetet sociale dhe ajo ka treguar se ka pasur arsye të forta për këtë gjë. Blogerja e njohur ka rrëfyer se rrjetet sociale i ndikojnë shumë në shëndetin e saj mendor, në problemet me ankthin, ndaj vendos që të mos i përdorë për disa muaj me radhë. Mirëpo të gjithë jemi kurioz të dimë se me çfarë merret ajo ndërkohë që nuk bën asnjë postim në rrjete sociale. Lori ka zbuluar ditën e sotme se vitin e shkuar, që nuk ishte aktive në Instagram, ka bërë një udhëtim…

Read More

Në një sërë zonash të vendit kanë nisur reshjet e dëborës. Pamjet vijnë nga zona e Qafë Plloçës në Pogradec, ku po bien reshje intensive dëbore. Duke nisur nga dita e sotme dhe ditët në vazhdim, vendi ynë përfshihet nga një mot i ftohtë shoqëruar me reshje dëbore.

Read More

Një 51-vjeçar në Tiranë është arrestuar pasi në vitin 2017 i ka zhvatur një gruaje një shumë prej 270 mijë eurosh. ABC mëson se bëhet fjalë për Andi Alimehmetit i cili ka pasur një agjenci udhëtimi. Mësohet po ashtu, se Alimehmeti qytetarët i mashtronte me idenë se do t’i ndihmonte që të hapnin biznes apo u thoshte se do t’i bënte ortakë. Dyshohet që 51-vjeçar të ketë mashtruar edhe persona të tjerë po në këtë formë ndërsa ka qenë edhe më herët i proceduar po për mashtrim. Kallëzuesja pretendon se i ai ka marrë 270 mijë euro, por sipas burimeve…

Read More