Author: tirana

Sot Forumit i Rinisë Eurosocialiste të Shqipërisë (FRESH) feston 29 vjetorin. FRESH u krijua në 15 Janar të vitit 1992, ku me nismën e disa vajzave dhe djemve, studentë e gjimnazistë, të cilët në fillimet e pluralizmit politik në Shqipëri përqafuan vlerat e socialdemokracisë europiane, kshtu lindi dhe organizata. Në foton e mësipërme 29 vite më parë, është grupi i parë i FRESH-it. Në foto janë shumë figura të njohur politike të ditës së sotme si: Ilir Meta, Erion Braçe, Ermelinda Meksi, Ndre Legisi, Namik Dokle, etj. Por ajo që vihet re është ndryshimi i madh i këtyre personaliteteve që…

Read More

Këngëtari shqiptar me famë në Itali, Ermal Meta, ka publikuar këngën e tij më të re. “No Satisfaction” mban titullin kënga e tij e re, e cila në shqip do të thotë “pa kënaqësi”. Teksti i saj flet për vështirësitë e botës moderne dhe mënyrën se si njerëzit janë të pakënaqur sot, përkundër kushteve. Muzika dhe teksti janë një prodhim i vet Ermal Metës, pasi i njëjti është edhe autor i shumë këngëve të tij. Këngëtari shqiptar Ermali është shumë aktiv në tregun e muzikës italiane, si një ndër artistët më të pëlqyer atje. Këngëtari me prejardhje është nga Fieri…

Read More

Një ngjarje tragjike ishte ajo çfarë ndodhi për familjen Avdiaj nga Kosova mbrbmjen e djeshme në Rrugën e Kombit. Blerim Avdiaj 49-vjeç së bashku me bashkëshorten Anjezën dhe fëmijët po udhëtonin drejt Shqipërisë në momentin kur u përplasën me një mjet të tonazhit të rëndë. Nga familja Avdiaj ka mundur të shpëtoje më e vogla Violeta e cila është vetëm 3 vjeçe por ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës në Tiranë. Dyshimet e para janë se makina me të cilën udhëtonte familja nga Kosova ka tentuar të parakalojë automjetet para tij në një kthesë. Dhe nuk ka…

Read More

Tea vazhdon komunikimin me Andin, edhe pse nuk kanë zhvilluar takime në Për’puthen. Prej disa ditësh ai mungon në emision, fillimisht për shkak të një problemi shëndetësor, por më pas Tea zbuloi në prej puntatave të Për’puthen se kishte një “hatërmbetje” nga ana e tij. Së fundi, ndjekësit e kanë pyetur Tean në Instagram se cila është biseda e fundit që ka me Andin në Whatsapp. Në bisedën e publikuar, shihet se Tea i kërkon Andit “t’i flasë Eminit”, i cili me gjasë është mërzitur nga mungesa e tij. Nga ana tjetër, Tea ka deklaruar se nëse Andi nuk vendos…

Read More

Qyteti liqenor i Pogradecit është zgjuar mëngjesin e sotëm i mbuluar nga dëbora. Ulja e temperaturave ka bërë që gjatë natës të bien reshje dëbore, duke zbardhur qytetin juglindor, dhe duke krijuar pamje mahnitëse . Vihet re se akset kryesore të rrugëve janë të zhbllokuara dhe nuk ka probleme në qarkullim. Edhe banorët duket se e kanë shijuar pamjen e qytetit pranë Liqenit në këtë periudhë pasi shenjat e këmbëve kanë mbetur gjurmë në dëborë.

Read More

Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin i cili paraqet skemën e shtesës së pagës për mësuesit në bazë të vjetërsisë së punës dhe kualifikimit. Ligji për rritje page të punonjësve parauniversitarë ka hyrë në fuqi me 1 janar të këtij viti dhe shpenzimet do të mbulohen nga buxheti i vitit 2021. Ndërsa ditën e djeshme është publikuar në Fletoren Zyrtare pikëzimi se si do të llogaritet rritja e pagës për secilën kategori, duke filluar nga drejtor gjimnazi deri tek edukatorët e institucioneve parashkollore. Kjo bëhet në bazë të ligjit “Për trajtimin me pagë dhe shtesa mbi pagë të punonjësve mësimorë…

Read More

Kryeministri Edi Rama është kapur mbrëmjen e sotme me analistët që janë vendosur përballë tij në emisionin “Open”. Teksa po debatonte me Robert Rakipllarin dhe Agron Gjekmarkajn, Rama u ankua se nuk po merrte fjalën, duke mos u kursyer as me fjalët.  “Ka qënë një plakë tek lagjia ime që thoshtë një ta mbaj e një ta çaj. E kishte fjalën për ndenjësen që na ka falur Zoti,”-tha Rama.

Read More

Kryeministri Edi Rama ka folur për herë të parë për rolin e tij në uljen e Turqisë dhe Greqisë në tryezën e dialogut në 25 janar në Ankara për cështjen e detit. “Nuk pranoj të komentoj për këtë çështje sepse nuk është etike. Unë nuk jam negociator. Kam një fjalë time në këtë hapësirë. Po për këtë mund të pyesni “Bild”-in. Unë me ata kam edhe konflikt interesi. Në fund “Bild” thotë se ndërton ura. Unë ndërtoj, por nuk jam negociator” tha Rama në Open.

Read More

Dhoma e Përfaqësuesve ka votuar për shkarkim të presidentit amerikan, Donald Trump, pak ditë para se ai të largohet nga zyra, duke e bërë atë presidentin e parë amerikan, ndaj të cilit janë kryer dy tentime për shkarkim. Tri paditë paraprake – ato kundër presidentëve, Andrew Johnson, Bill Clinton dhe Trump – janë diskutuar për muaj para votimit final. Kësaj here është dashur vetëm një javë për ta bërë një gjë të tillë, pasi Trump ka inkurajuar një turmë mbështetësish që kanë sulmuar më pas ndërtesën e Kongresit. Demokratët dhe 10 republikanë kanë votuar për ta paditur Trumpin me një…

Read More

Kanë plasur të qeshurat në studion e emisionin “Opinion”, pasi kryedemokrati Basha i tha analistëve në studio të mos kalojnë “hu më hu” me temat sepse ngelen në vend të keq. “Mos kaloni nga dega në degë, hu më hu, se ngeleni në vend të keq pastaj. Ndjesë (qesh)! Ndjesë! Ju kërkoj ndjesë. Në fakt kjo është diçka që edhe nxit passion, se bëhet fjalë për 2 miliardë euro të shqiptarëve. Ja që të dhashë të drejtë Lorenc Vangjeli”, tha Basha.Kaq ka mjaftuar dhe të gjithë në studio kanë shpërthyer në të qeshura, ndërsa Basha kërkonte falje pasi e tha…

Read More

Sanitarja e spitalit “Shefqet Ndroqi” Tire Alldervishi mori sot masën e sigurisë “arrest me burg”. “Stop” publikoi mbrëmjen e kësaj të enjte të tjera detaje nga rasti makabër i sanitares së spitalit, Tire Alldervishi, që me aktin e saj korruptiv dhe abuzimin me pacienten 55-vjeçare, prej ditësh mban pezull prej ditësh vëmendjen e opinionit publik. Vajza e të ndjerës ka treguar se çfarë ka ndodhur pas publikimit të ngjarjes. Ajo u shpreh se ka kërkuar urdhër mbrojtje për shkak se është kërcënuar nga i biri i Tire Alldervishit. “Që në momentin e parë që kam dalë tek “Stopi”, atë natë…

Read More

Kryedemokrati Lulzim Basha ka treguar në emisionin “Opinion” se pse nuk e ndërtoi Tramin e Tiranës që premtoi kur ishte kryetar bashkie i kryeqytetit. Ai tha se gjithçka ishte gati, që nga projekti i fizibilitetit dhe deri te financimi nga qeveria franceze, por ka qenë kryeministri Rama ai që i tha presidentit francez Holland se trami nuk ishte prioritet.Basha ka patur edhe një debat me analistin Lorenc Vangjeli, ku ky i fundit i kërkonte emrin e një shkolle që kryedemokrati ndërtoi kur ishte kryetar bashkie.Vangjeli: Më jep një emër shkolle që ke ndërtuar? Jam duke e kërkuar por s’po ma japinBasha: Nuk…

Read More