Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme pranë ambasadës italiane në Tiranë. Mësohet se janë përplasur fort dy makina. Nga raportimet e para dyshohet se mund të ketë të lënduar.
Author: tirana
I kufizuar një kohë në qarqet shkencore, debati nëse një president mund të falë veten, u rindez pas sulmit të dhunshëm në Kapitol javën e kaluar nga mbështetësit e presidentit Donald Trump. Trazirat çuan në ngritjen e akuzave për shkarkim të presidentit Trump këtë javë dhe nxitën thirrjet e demokratëve për një hetim federal mbi rolin e tij në nxitjen e dhunës. Kjo nga ana tjetër ka ripërtërirë pikëpyetjet nëse presidenti Trump mund të përdorë fuqinë e faljes presidenciale për veten për të shmangur ndjekjen penale në të ardhmen. Këtë çështje presidenti Trump e ka mbështetur në të kaluarën. Në…
Dosja e SPAK në lidhje me atentatin e 2019″>2019 kundër prokurorit Ndoja vazhdon të nxjerrë detaje të reja në pah. Një nga dëshmitë e reja, ka zbuluar edhe përfshirjen e Kejvina Kthellës, e cila është pyetur, duke qenë se një natë para ngjarjes kishte fjetur me Redjan Rrajën në shtëpinë e saj. Ajo tregon se më datë 1 nëntor 2019″>2019 (ditën kur ndodhi atentati), ka komunikuar në telefon me Redjanin dhe i ka thënë se ishte në Durrës me disa miq. Ndërsa alibia që Rraja kishte tentuar të ngrinte, është rrëzuar nga bashkëshortja e tij, e cila gjatë deklarimeve ka…
Dafina Zeqiri konfirmon rikthimin me Dj Geek me disa foto mjaft të këndshme të publikuara në Instagram. Siç shihet çifti po kalon disa dië pushime së bashku në mes dëborës. Ata kanë shkrepur edhe dy foto, tek njëra prej të cilave janë duke u puthur. Nga ana tjetër vetë Geek ka publikuar një video shumë të ëmbël krah Dafinës teksa e përqafon dhe e puth. Dy të dashuruarit duken më të lumtur se kurrë në krahët e njëri-tjetrit. Çifti është lidhur prej kohësh, por për disa muaj lanë të kuptohej se ishin shkëputur nga njëri-tjetri dhe publiku nuk e dinte…
Në një takim me banorë të Laprakës, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, tha se nga njëra anë Lulzim Basha flet për varfërinë, e nga ana tjetër aplikon në bashki për të marrë leje për të ndërtuar një vilë tjetër. “Kunati i Lulit kishte aplikuar në Bashkinë e Tiranës për vilën e pestë – një pafytyrësi! Ti jep njëherë një kuti me ndihma ushqimore apo një konteiner për familjet e tërmetit. U thashë ta harrojnë lejen për vilën e pestë! Mirë që i shtojnë vilat në vit pandemie, por aplikojnë edhe për një tjetër. Lejen për vilën e pestë do ta…
Gazetari dhe politikani i majtë Alfred Peza vjen me një roman të ri për lexuesit, “Enveriada” përmes të cilit, duke përdorur gjuhën letrare dhe trillin artistik të frymëzuar nga histori reale, i bën një autopsi sistemit komunist 50-vjeçar të Enver Hoxhës. Në një intervistë për gazetën “Panorama”, Peza rrëfen se në këtë roman lexuesi do të gjejë copëza nga jeta gjatë diktaturës, mekanizmat që e lëviznin dhe e komandonin por dhe rolin e personazheve realë si Enver Hoxha, Mehmet Shehu apo Ramiz Alia në atë regjim. Ju vini sot me një roman të ri, përse ky roman? “Enveriada” është libri…
Ministria e Financave dhe Ekonomisë informon të gjithë bizneset se prej datës 08.01.2021: Në zbatim të Ligjit Nr. 87/2019 “Për Faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit” neni 48, procesi i Fiskalizimit duke filluar prej datës 1 janar 2021, të gjitha transaksionet pa para në dorë midis tatimpaguesve dhe organeve publike B2G do të fiskalizohen. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka ndërtuar platformën për menaxhimin e pyetjeve/problematikave mbi procesin e Fiskalizimit. Kjo platformë është funksionale duke filluar nga data 8 Janar 2021 e publikuar në faqen zyrtare të Tatimeve http://helpdesk.tatime.gov.al. Aty mund të gjeni një seksion të dedikuar për çdo…
Forcat e Armatosura të Shqipërisë do të jenë më të mirëpajisura për të përballuar situatën e krijuar nga reshjet e shiut. Qeveria e SHBA dhuroi për FA pajisje të reja dhe moderne për përballimin sa më efikas të përmbytjeve.Pajisjet e reja u dorëzuan nga ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim në prani të ministrit të Mbrojtjes Niko Peleshi, shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneralmajor Bajram Begaj dhe komandantit të Komandës Mbështetëse gjeneral brigade Ndriçim Sallaku.Ministri Peleshi falenderoi SHBA për donacionin e radhës dhe theksoi se këto pajisje të reja do të rrisin kapacitetet reaguese të FA ndaj…
Sanitarja e ‘Shefqet Ndroqit’ pretendon se lekët që i ka marrë vajzës së pacientes i ka ndarë me stafin e spitalit. Mirëpo Prokuroria ende nuk ka mund që ta vërtetojë një gjë të tillë. Në dosjen e prokurorisë, të siguruar gjendet i gjithë komunikimi mes vajzës së të ndjerës dhe sanitares së “Shefqet Ndroqit”, që iu paraqit asaj si infermiere duke i marrë 800 000 lekë. Gjatë bisedave ajo thotë se një pjesë të parave ia jepte mjekëve dhe infermierëve të turnit që të kujdeseshin për nënën e ndjerë, megjithatë sipas prokurorisë, të paktën në dy raste, vajza i ka…
Kufizimet anti-Covid dhe ora policore në Shkodër nuk është respektuar nga disa të rinj. Ata kanë shkelur orën 22:00 madje kanë guxuar edhe t’i bëjnë ‘karshillëk’ policisë duke i kaluar para me makinë. Të rinjtë kanë xhiruar një video teksa ecin me makinë pas orës 22:00 dhe nuk shqetësohen fare se po shkelin orën policore, përkundrazi ata mundohen të vënë në lojë policët duke iu ikur me shpejtësi pasi ata i nxjerrin tabelën e ndalimit. ‘Mos e nal.. ***robt as që bëhet fjalë, dhe me drita.. ik more, ikk’-dëgjohen të thonë të rinjtë drejt efektivëve.
Në prag të nisjes zyrtare të fushatës elektorale, Partia Demokratike gjendet në një moment delikat për shkak të delegimit të drejtuesve të qarkut, listimit të kandidatëve për deputetë si dhe raportet me aleatët. Duke qenë se situate gjendet në një moment jo fort komod për të shkaktuar përplasje, është dashur ndërhyrja e liderit historik të kësaj partie Sali Berisha. Berisha është rikthyer këto ditë pas shumë kohësh në seli ku ka nisur diskutimet për të normalizuar situatën, raporton gazeta Drita. Berisha ka zhvilluar një sërë komunikimesh të rëndësishme me drejtues dhe ish drejtues të lartë, për të konkretizuar vijueshmërinë e…
Përmes një video mesazhi në rrjetet sociale, deputetja Rudina Hajdari ka njoftuar se në zgjedhjet e 25 prillit ajo do të kandidojë në zonën e Elbasanit. Teksa flet për rrugëtimin e saj në politikë dhe arsen e rikthimit në Shqipëri, Hajdari iu bën thirrje të gjithëve që t’i bashkohen partisë së saj për të sjellë ndryshimin e madh politik në vend. “Miq, dua t’ju kërkoj sot mbështetje për një vendim të rëndësishëm që kam marrë së bashku me skuadrën lidhur me zgjedhjet e ardhshme. Nëse beson te unë dhe te ekipi ynë të lutem merr pak kohë, më dëgjo, e…