Author: tirana

Neritan Ceka ka bërë një rrëfim të rrallë në emisionin “Opinion” këtë të mërkurë. Ai ka treguar se si u zgjodh në krye të PD-së, Sali Berisha dhe se si së bashku me Preç Zogajn kanë qenë dy personat që kanë vendosur fatin e drejtuesit të PD-së asokohe. Sipas Cekës, nuk kishte zgjedhje tjetër përveç Berishës atëherë dhe vendimin e mori pa e ditur se ç’pasoja do të kishte më vonë. “E vendosa pa i thënë njeriu. Votova dhe bëra njëfarë kështu. Thashë, shiko ne do votojmë po gjithë bota e di që është Sali Berisha para se të votohej.…

Read More

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Anila Denaj nuk e ka treguar se sa kushtuan 500 mijë vaksinat e siguruar nga Pfizer, mbrëmjen e sotme e ftuar në emisionin “Open”. Ajo nuk dha një shifër konkrete por tregoi vetëm fondin e dhënë nga Ministria e Financave për Ministrinë e Shëndetësisë prej 6 miliardë lekësh. “Filloi në datën 11, janë gati 900 vaksina. Në nivel total që do të sillen 1.6 milionë, kemi buxhetuar një fond shtesë përfshirë edhe vaksinës, 500 mijë me Pfizer, 1.2 milionë brenda paketës Covax për 800 mijë persona. Brenda paketës prej 6 miliardë lekësh është. Fondi i…

Read More

Historiani Neritan Ceka ka deklaruar se në Shqipëri nuk ka monedha ari, pasi në antikitet nuk janë përdorur në masë. Me tone humori, ai u shpreh se monedha ari ka prodhuar vetëm Roma dhe Maqedonia e Veriut (sot). “A kam gjetur monedha ari? Nuk ka monedha ari. Edhe shqiptarët mos të humbasin kohë kot në vendet arkeologjike, se nuk përdorej. Ka prodhuar Roma dhe Maqedonia por janë të rralla. Po t’i gjesh është gjë e madhe. Po t’i mbledhësh nuk kalon më shumë se gjysmë kile ar,“-tha Ceka për “Opinion”.

Read More

Demokratët kanë kaluar pragun për vota të mjaftueshme për të larguar nga posti Presidentin Donald Trump. Me 231 vota pro dhe 197 kundër, Donald Trump bëhet presidenti i parë që votohet 2 herë për shkarkim. Votave të demokratëve iu shtuan edhe ato të 10 republikanvëe, të cilët votuan kundër presidentit të zgjedhur nga vetë ata. Tashmë vendimi përfundimtar do t’i takojë Senatit, i cili do të vendosë nëse Donald Trump do të shkarkohet apo do të qëndrojë në detyrë deri në 20 janar.

Read More

PS propozon që votimi i emigrantëve të bëhet me postë. Në takimin e zhvilluar sot në KQZ mes komisionerit Ilirjan Celibashi dhe përfaqësuesve të partive politike, përfaqësuesi i PS në KQZ Eridian Salianji ka propozuar që votimi i emigrantëve të bëhet me postë.Ndërkaq, sa i përket projektit pilot për votimin dhe numërimin elektronik, Partia Socialiste përmes përfaqësuesit të saj Eridian Salianji ka kërkuar që votimi dhe numërimi elektronik të realizohet vetëm në një KZAZ dhe kjo të zgjidhet nga KQZ në një prej dy qarqeve të propozuara. Burime nga mbledhja thonë se Salianji argumentoi se ky proces ka kosto të…

Read More

Europa ka aprovuar krimbat si burim të sigurt ushqimi për njerëzit. Vendimi është marrë sot nga Agjencia Europiane e Sigurisë Ushqimore. Në krahasim me mishin, insektet kanë më shumë proteina sesa yndyrna dhe rriten e riprodhohen më shpejt. Shkencëtari Ermolaos Ververis u shpreh për Reuters se ka shumë interes nga komuniteti shkencor dhe industria ushqimore në sektorin e insekteve të ngrënshëm. “Ka shumë avantazhe për mjedisin dhe ekonominë zëvendësimi i burimeve tradicionale të proteinave (mishi i kafshëve) me burime që kanë nevojë për më pak kosto. Kosto dhe çmime më të ulëta do të çojnë në përforcim të sigurisë ushqimore…

Read More

“Vrasësit janë shqiptarë”! Kështu janë shprehur në dëshminë e dhënë për hetuesit grekë dy vëllezërit shqiptarë që mbetën të plagosur dy net më parë në mes të Athinës, ndërsa babai i tyre Edmond Llangozi humbi jetën në vend, shkruajnë mediat greke. Anxhelo dhe Mihal Llangozi ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, por ende nuk e kanë kaluar rrezikun. Policia greke shprehet se është shumë afër identifikimit të vrasësve, ndërsa sipas mediave lokale, ngjarja ka ndodhur për shkak të larjeve të hesapeve mes bandave shqiptare. Gjatë sulmit me armë, mbeti e plagosur edhe kamarierja e lokalit ku ishte ulur shqiptari me…

Read More

Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu shpalosi idetë e tij për koalicionet në zgjedhjet e 25 prillit. Mediu hedh poshtë mundësinë për marrëveshje me të majtën “Qëllimi për të rrëzuar Edi Ramën, është faktorizimi i opozitës. Çdo votë që nuk kthehet në mandat, shkon për Ramën”, theksoi Mediu. Duke folur në “Real Story” ai tha se Edi Ramën, apo dikur Nanon, nuk i ka armiq dhe mund të pijë kafe me të, por që për të nuk do të thotë që të bëjë marrëveshje me të majtën.

Read More

Kreu i partisë Demokristiane, Nard Ndoka u shpreh se partia e tij është kundër “fenomenit” LGBT dhe sa kohë të jetë ai në parlament nuk votoj në favor të tyre. “Programi jonë përputhet me atë të Partisë Demokratike. Programi fillon nga sistemi juridik, mënyra e qeverisjes, arsimi. Partia Demokristiane fokusohet te problemet e familjes. Ne jemi kundër “fenomenit” LGBT. Sa të jem unë në parlament nuk votoj në favor të tyre. Jam kundër martesave brenda së njëjtës gjini. Kjo është e papajtueshme për partinë politike që unë përfaqësoj”, deklaroi Ndoka në RTV Ora.

Read More

Në dëshminë e dhënë para prokurorëve të SPAK, në cilësinë e të pandehurit, ish-Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, ka rrëfyer me detaje se si ka siguruar dhe shtuar pasuritë e tij, disa prej të cilave akuzohet të mos i ketë deklaruar. Llalla ka treguar se ndërtimi i dy kateve të para të banesës 3-katëshe në Tiranë ishin kryer në vitin 1996 nga kursimet ndër vite, puna në emigracion, si edhe kompensimi i burgimit të padrejtë të babait të tij për arsye politike në komunizëm. Kati i tretë ishte shtuar në vitin 2006, kur edhe ishte aplikuar edhe për legalizim. Në…

Read More

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së mërkurës konfliktin mes dy ndërtuesve në Tiranë, të cilët kanë lënë në mes të rrugës plot 120 familje. Më 9 janar 2021, ditën e shtunë, në zonën e ish-parkut në kryeqytet ndodhi një konflikt, ku një person u dhunua, u rrah dhe gjakos nga dhjetëra persona. Disa ditë më pas, përkatësisht në datën 13 janar, në të njëjtën vend, ndodhi sërish një konflikt, kësaj herë me përdorimin e armëve. Dy persona u plagosën me armë zjarri, ndërtuesi Sino Llanaj dhe një kalimtar i rastit. Ndërkohë, u godit me sende të forta edhe një roje…

Read More

Qeveria ka ndryshuar rregulloren për Policinë e Shtetit, ndryshime të cilat janë botuar në Fletoren Zyrtare, duke hyrë në fuqi. Për herë të parë parashikohet që punonjëset e policisë shtatzëna dhe ato që kanë fëmijë deri në moshën 1 vjeç nuk mund të urdhërohen të kryejnë shërbim natën. Gjithashtu, punonjëset e policisë, në muajt e dukshëm të shtatzënisë, nuk do të mbajnë uniformë policore. Rregulloja e re ndalon sharjet gjatë dhe jashtë detyrës nga punonjësit policisë, si ndaj kolegëve apo ashtu edhe ndaj qytetarëve. Ata punonjës policie që përdorin fjalor banal do të ulen në gradë si dhe do t’u shtyhet…

Read More