Author: tirana

Reshjet e dendura të dëborës kanë përfshirë mbrëmjen e sotme qytetin e Korçës. Kjo është bora e parë që bie në qytet për këtë vit. Aktualisht nuk ka probleme me qarkullimin e automjeteve në akset nacionale rrugore. Firmat kontraktore janë në gatishmëri për pastrimin e rrugëve nga bora. Sipas meteorologëve, reshjet do të vazhdojnë edhe në orët e natës, prandaj autoritetet kanë rekomanduar drejtuesit e mjeteve të pajisen me zinxhirë.

Read More

Ndryshe nga biznesi, Treguesi i Besimit Konsumator si komponent i Treguesit të Ndjeshmërisë Ekonomike regjistrohet në rënie gjatë tremujorit të fundit të vitit të kaluar. Rënia fiksohet në 2 pikë përqindje, krahasuar me tremujorin paraardhës. “Ecuria e TBK-së pasqyroi rënien e tre prej katër komponentëve formues të tij: balanca e blerjeve të mëdha, me 8.9 pikë përqindje, si dhe dy balancat e pritjeve të situatës së përgjithshme ekonomike dhe situatës financiare të familjes, me përkatësisht 1.0 dhe 0.4 pikë përqindje. Ndërkohë, balanca lidhur me gjendjen aktuale të të ardhurave dhe shpenzimeve përmirësua me 2.2 pikë përqindje”-thotë Banka e Shqipërisë. Duke…

Read More

Duket se presidenti Donald Trump është dorëzuar në ‘luftën’ për të qëndruar në Shtëpinë e Bardhë pas humbjes në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së më 3 nëntor. Në një deklaratë për mediat amerikane, Trump i ka bërë thirrje të gjithë popullit amerikan që të ndihmojnë në qetësimin e tensionit në vend, duke thënë se ai nuk qëndron pas dhunës. “Në dritën e raporteve për më shumë demonstrata, unë nxis që të mos ketë asnjë dhunë, asnjë shkelje të ligjit dhe asnjë vandalizëm të çfarëdo lloji,” tha presidenti në një deklaratë për Fox News. “Kjo nuk është ajo për të cilën unë qëndroj…

Read More

CDC dhe Pfizer po heton vdekjen e një mjeku në Florida, i cili vdiq nga një gjendje e rrallë e gjakut dy javë pas marrjes së vaksinës kundër COVID-19. Dr. Gregory Michael, 56 vjeç, mjek obstetër, vdiq të dielën e kaluar – 16 ditë pasi ishte vaksinuar. Në një postim në Facebook që konfirmonte vdekjen, gruaja e tij Heidi Neckelmann tha se Michael, një ’56-vjeçar shumë i shëndetshëm’ – pësoi një hemorragji në tru ‘për shkak të një reagimi të fortë’ ndaj vaksinës. Pfizer të martën tha se ‘po heton në mënyrë aktive’ vdekjen, por nuk beson se ka ‘ndonjë…

Read More

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Treviso të Italisë, ku mësohet se një 14-vjeçare shqiptare është abuzuar për një kohë të gjatë nga babai i saj. 46-vjeçari ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e tij për 1 vit rresht. Aktin monstruoz e zbuloi nëna e saj e cila gjithashtu dhunohej nga i shoqi. Një ditë, ajo i tha vajzës së saj “Dua të vdes, do vras veten”. Aty e bija rrëfeu ngjarjen e rëndë duke i kërkuar të ëmës të mos e lërë vetëm me të atin, raportojnë mediat italiane. Gruaja më pas vendos të hetojë dhe zbulon të vërtetën…

Read More

Kujtim Cakrani avokati i familjes së motrave, Zhaneta Metani dhe Kristina Bardhi gjatë një interviste për Report Tv ka deklaruar se familja e tyre nuk kërkon të hakmerret ndaj Përparim Ademit por do që ai të marrë dënimi që meriton. Sa i përket pasurisë së Ademit avokati tha se nëse ai e ka vënë në mënyrë të paligjshme ajo do t’i shitet dhe të ardhurat do ti kalojnë familjarëve. “Në dijeninë time si avokat motrat dhe familja e viktimave nuk ka asnjë mundësi dhe nuk ekziston mundësia që duan të hakmerren. Kjo çështje ata thonë që të zgjidhet me anë…

Read More

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka paralajmëruar ditën e sotme se nëse nuk ndalohet virusi britanii, Gjermania do të ketë 10 fish më shumë raste deri në Pashkë. Merkel u tha deputetëve të partisë së saj konservatore se për të parandaluar variantin btitanik, pret që izolimet e fundit të zgjasin deri në prill. “Merkel tha se tetë javët e ardhshme do të jenë më të vështira për arsye të variantit britanik, por iu referuar rritjes dhjetëfish të rasteve të infektimit në Irlandë nga varianti i ri”, tha zëdhënësi si saj. Edhe një tjetër deputet i partisë së saj konservatore thase: “Arsyeja…

Read More

Protesta të dhunshme kanë shpërthyer sonte në Bruksel pasi një njeri me ngjyrë u vra nga policia teksa po filmonte një ndërhyrje të oficerëve me celular. 23-vjeçari i quajtur Ibrahima vdiq më vonë në stacionin e policisë pasi ishte arrestuar sepse po filmonte një kontroll të policisë. Sipas raportimeve, familja e tij ishte informuar vetëm gjashtë orë më vonë. Pak pas tragjedisë në kryeqytetin belg nisën trazirat. Në pamje të shpërndara në rrjetet sociale shiheshin grupe protestuesit që në dukje po i vinin zjarrin një stacioni policie. Ndërsa policë të armatosur shiheshin që qëllonin ndaj protestuesve, me shumë gjasa me plumba…

Read More

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu nuk përjashtoi mundësinë që me LSI-në në disa qarqe edhe mund të dali me kandidatë të përbashkët, por la të paqartë se kush do të jetë udhëheqja e listës. Për Mediun e gjitha kjo bëhet për të maksimizuar votën dhe rrëzuar Ramën. “PR kërkon që të fitohen zgjedhjet me në krye PD-n, por kërkohet respekt reciprok. Është më mirë një kandidat që është i vlefshëm për të dyja partitë se një kandidat i imponuar. Unë ofroj shqyrtimin e njerëzve që ofron PR dhe atyre që ofron PD. PR ofron në këtë koalicion votat e…

Read More

Viti i dytë i pandemisë së koronavirusit mund të jetë më i ashpër sesa i pari, marrë parasysh si po përhapet ky virus, sidomos në hemisferën veriore, përfshirë qarkullimin e varianteve të reja. Kështu deklaroi sot Organizata Botërore e Shëndetësisë. “Viti i dytë i pandemisë mund të jetë edhe më i vështirë, teksa shohim dinamikën e përhapjes”, ka thënë Mike Ryan nga OBSH, gjatë një organizimi virtual në rrjetet sociale. Në përditësimin e fundit epidemiologjik, OBSH-ja ka thënë se javën e kaluar është raportuar për gjatë pesë milionë raste të reja me koronavirus. “Pas pushimeve, në disa shtete situata do…

Read More

Lëvizja Socialiste për Integrim, aleati me peshën elektorale më të madhe pas Partisë Demokratike në koalicionin opozitar, pritet që në qarqet e mëdha të dalë e gjitha me listat e saj pa përfshirë aleatë të tjerë. Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ishte pasditen e sotme me Erisa Xhixhon në njësisë Nr. 1 Tiranë ku sqaroi cështjen e koalicionit dhe taktikat elektorale. “Nuk ka rëndësi taktika elektorale por të shkojmë drejt votimit. Një nga arsyet që po bëjmë shpërndarjen e kandidatëve jo në të gjithë Tiranën, por të gjithë Shqipërinë ëshë se nuk ka të bëjë thjeshtë mesazhi apo flamuri i…

Read More

Puntatën e sotme u transmetua takimi romantik mes Ledjanës dhe Mevlanit, një takim që solli shumë debat në studio. Shkak për këtë është bërë fakti se Ledjana tha në takim se ajo nuk pranon puthje e përqafime, deklaratë kjo që preku Melisën. Ajo u emocionua, ndërsa tha se është komentuar gjithmonë në studio për veprimet e saj, duke theksuar me forcë: “do përqafohem dhe do puthem sa të më dojë qejfi”. Ledjana: Unë nuk përmenda emër Melisa: Po unë jam përqafuar e puthur në takime. Ledjana: Po të dogji mbaje. Melisa: Po normal që më djeg, po mjaft përmendët të…

Read More