Deputeti Ditmir Bushati konfirmon se deri më tani Shqipëria dhe Greqia nuk kanë gjetur zgjidhje për ccështjen e detit, pasi vendosën të dërgojnë çështjen në një Gjykatë Ndërkombëtare. Ai thekson se pavarësisht se çështja dërgohet në Gjykatë, kjo nuk i transferon përgjegjësitë, pasi në rast të një vendimi përfundimtar, ky vendim do të jetë i ftohtë bazuar në kritere. Pas këtij vendimi Bushati thekson se Shqipëria e Greqia duhet të bëjnë një dokument të përbashkët bazuar mbi vendimin e dhënë. Nga ana tjetër, ai thekson se është e padrejtë që çështja e detit të përfshihet në kuadrin negociues të Shqipërisë…
Author: tirana
Bajram Nezir Bajraktari, 42 vjeç dhe Shkumbin Shefqet Todaj, 31 vjeç, të dy banues në Kukës ranë në pranga pasi u kapën me 29 kallëpe me lëndë eksplozive me peshë 18 kg dhe 15 kapsolla detonatore. Dyshja u kapën në Sukth teksa udhëtonin me makinën e tyre. Bajraktari dhe Todaj u ndaluan për kontroll nga policia dhe brenda bagazhit të mjetit iu gjet dhe sekuestrua sasia e lëndës plasëse që të arrestuarit do t’i shisnin kundrejt vlerës 12.000 euro.
Moderatorja e njohur shqiptare, të cilën e shohim në ekranin e Top Channel çdo të diel, Sara Kolami ka kryer një operacion në hundë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Sara me një postim në Instagram ku shkruan se po e priste këtë ndërhyrje prej vitesh. Sara tregon se në moshë të vogël ka pësuar një aksident që i kishte shfaqur shqetësime të mëdha në hundë, prandaj mjekët e kishin këshilluar se e kishte të nevojshme një ndërhyrje tjetër kur të ishte në moshë më madhore. “Këtë moment e kam pritur qëkur isha 13 vjeç! Kjo dëshirë nisi me…
Qerpikët e gjatë i bëjnë të gjithë të duken më tërheqës dhe të bukur. Nëse jeni në pikëpyetje se si të duken më voluminozë dhe të rriten në pak kohë ne ju sjellim më poshtë disa mënyra që do ju ndihmojnë për t’i zgjatur ato: Masazhim i qepallave të syrit Masazhimi i qepallave përmirëson dukshëm rrjedhjen e gjakut në gjendrat e flokëve dhe mund të stimulojë rritjen e qerpikëve. Vaselinë Aplikojeni me një copë të vogël pambuku dhe flini me të. Më pas, lajeni në mëngjes. Kjo do t’i bëjë qerpikët të duken më të gjatë dhe do reduktojë rënien…
Mediat greke kanë shkruar për vrasjen e dy motrave në Astir nga Përparim Ademi.Ata e kanë vënë theksin në trafikimin e fëmijëve, për të cilët motra dhe vëllai i Kristina Bardhit dhe Zhaneta Metanit thanë se mbi 10 foshnja janë shitur në Selanik. Sipas dëshmive, Përparim Ademi shkonte në Greqi me dy motrat dhe gruan e tij, e cila dyshohet se është “pajtuar” për shitjen e foshnjës së tyre. Vëllai i viktimave ka thënë se autori i krimit po merrte foshnjat nga materniteti me ndihmën e një avokati. Sipas mediave greke ky është një zbulim i tmerrshëm për trafikimin e foshnjave në…
Lori dhe Sara vendosën që javën e parë të 2021-it ta kalojnë në Dubai, njëjtë si shumë personazhe të njohur të tjerë. Ndonëse mbrëmjen e parë të janarit e pritën me të afërmit e tyre, diellit të nxehtë e verës që të përshëndet prej andej nuk mundën t’i rezistonin. Dy trashëgimtaret e ‘Top Channel’ duket se po shijojnë maksimalisht vendin atje, restorantet dhe pamjet soditëse. Lori ka publikuar disa video të ushqimeve që ka provuar atje së bashku me Sarën që mbetet shoqëruesja e saj më e mirë në udhëtime. Kujtojmë se Lori ka treguar se Sara është mbështetja e…
Ilir Alla, është arrestuar ditën e sotme nga policia pasi, ky i fundit përndiqte dhe u nxirrte organin gjenital femrave të ndryshme që shihte në rrugë. Policia ka bërë të ditur se ai është ndaluar në rrugën “Ylbere Bylykbashi”, dhe tashmë po përballet nën akuzën e “Përndjekjes” dhe “Kryerjes së veprimeve të turpshme në publik”. Blutë bëjnë me dije ndër të tjera se dy ditë më parë Gjykata e Tiranës dha masën e sigurisë “arrest në burg” për Ilir Allën. Ai është denoncuar nga shtetësja me iniciale M.M., ndërkohë që policia pasi ka parë kamerat e sigurisë në rrugë ka vërtetuar se…
Me datë 05.01.2021, tek ish-Fusha e Avacionit, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e pallatit ku banonte shtetasi D.K., 37 vjeç, ku për pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Shkencëtarët italianë kanë shpikur një tjetër vaksinë kundër koronavirusit, e cila ka një efektshmëri prej 92.5 për qind. Siç raportojnë mediat italiane, vaksina bëhet vetëm një dozë dhe nga testimet e deritanishme ka krijuar anti-trupa tek 92.5 për qind e personave që e kanë bërë me qëllime studimore, transmeton abcnews.al. Vaksina u shpik nga kompania “ReiThera” dhe deri më tani është testuar tek 100 persona. Sipas drejtorit i spitalit Spallanzani, stafi i të cilit testoi vaksinën, konfirmoi se ajo prodhon anti-trupa që në 28 ditët e para të injektimit. Komisioneri për përballimin e krizës së koronavirusit, Domenico Arcuri se kompania do…
Aktori Rowan Atkinson, i njohur si “Mr. Bean”, është një ndër personazhet më të dashur për publikun në mbarë botën Pa nxjerrë asnjë fjalë nga goja, ai na ka bërë të gjithëve të qeshim dhe i ka bërë të gjithë për vete me rolet e tij. Madje, Atkinson mund të jetë kthyer në aktorin tuaj të preferuar për shkak të rolit si “Mr Bean”. Mirëpo, aktori ka deklaruar së fundmi në një intervistë për “Radio Times” se nuk i ka pëlqyer edhe aq shumë të luajë këtë rol. “Nuk më pëlqen shumë ta luaj. Pesha e përgjegjësisë nuk është e…
Këngëtarja Elvana Gjata ka postuar disa video në rrjetet e saj sociale, duke i dhënë makinë. Në postimet e bëra, këngëtarja këndon kolonën zanore të filmit “Mimoza Llastica”, por vëmendjen e merr diçka tjetër. Teksa Elvana këndonte dhe bënte video, dëgjohet një zë mashkulli, i cili i kërkon që të ketë vëmendjen në timon dhe ta linte telefonin. Ndërsa këngëtarja nuk i kthen përgjigje. “Ma jep mua telefonin. Hajde! Hajt’ shiko rrugën përpara,”-dëgjohet teksa thotë personi brenda në makinë me Gjatën. Të jetë vallë një kolegë apo një njeri i dashur që këngëtarja nuk dëshiron ta bëjë publik? View this…
Nga Thoma Nika Indiani që i bie rrotull botës me këmbë, është padyshim i pari rrugëtar i çuditshëm që 2021 e zuri dhe e la në Sarandë. Nitin thotë se në asnjë qytet të 42 shteteve që u ka rënë rrotull, nuk ka qëndruar kaq gjatë sa në Sarandë. I shtruar në shetitoren e saposhtruar buzë detit të Sarandës, ai është në meditimin e tij. Për kalimtarët kurreshtarë, ka lënë si CV të hapur karrocën bashkëshoqëruese në udhëtimin e tij mistik. Mbishkrimi që ka vendosur mbi karrocë, sqaron se dedikimi i rrugëtimeve të tij është 150-vjetori i Mahatma Gandhi. Shqipëria…