Author: tirana

Në emisionin ‘Me zemër të hapur’ ditën e sotme u soll historia e një 51-vjeçari që e kishte braktisur gruaja dhe fëmijët. “Jam njohur me bashkëshorten nëpërmjet një të njohuri. Ne të dy vinim nga martesa të dështuara, unë kam pasur një martesë më parë dhe kam 3 fëmijë nga kjo martesë. Ne krijuam martesën tonë dhe vendosëm të shisnim shtëpinë që kishim këtu në Tiranë për tu larguar në Francë për një jetë më të mirë. Ne u larguam dhe erdhën në jetë 3 fëmijë, nga ku fëmija i parë është vajzë dhe sot është 14-vjeç. Bashkëshortja ime që…

Read More

“Vaksina Moderna nuk ishte e sigurtë për njerëzit dhe do t’i dëmtonte ata duke u ndryshuar ADN-në”, kështu ka deklaruar një farmacist në Shtetet e Bashkuara të Amerikës përpara hetuesve ku edhe ka marrë vendimin e papritur. Ai ka sabotuar plot 570 doza të vaksinës kundër koronavirusit, nga frika se mund të dëmtonin personat që do të injektoheshin me to. 46-vjeçari që e kishte marrë licencën në vitin 1997 kishte pranuar se besonte në teori konspirative. Stephen Brandenburg u rrëfye para hetuesve duke treguar se i kishte hequr 57 shishka të vaksinave nga frigoriferi ku duhet të qëndronin sipas protokollit…

Read More

Aktorja e njohur shqiptare, Almeda Abazi është tashmë në një pritje të ëmbël për herë të dytë me bashkëshortin e saj, Tolgahan Sayisman. E kur vjen puna të shtatzanitë, i gjithë kurioziteti i ndjekësve shkon për gjininë e bebit apo për emrin. Të parën, çifti e tregoi në postimin e dy muajve të parë, ku dhanë lajmin e mirë, kurse të dytën sapo na e trgeoi Almeda. Modelja shqiptare ishte e ftuar në një emision në Turqi, bashkë me Tolgahanin dhe djalin e tyre, Efahan, ku ka treguar edhe gjininë e vajzës që pritet të vijë në jetë. E pyetur…

Read More

Zyrtarisht Mbretëria e Bashkuar nuk është më pjesë e Bashkimit Europian, por lind pyetja a do të jetë ende anglishtja gjuha zyrtare? Zërat se Europa mund të vijojë pa gjuhën angleze si pasojë e Brexit kanë nisur të përhapen që në fazat e para të negociatave për divorc. Por komisioni Europian ka hedhur poshtë thashethemet se pas Brexit, anglishtja nuk do të jetë më gjuha zyrtare në Bashkimin Europian. KE-ja ka konfirmuar se anglishtja do të jetë gjuha zyrtare e BE-së. Në një artikull të botuar në gazetën skoceze “The National” citohej një korrespodent i çështjeve europiane, i cili pohoi…

Read More

Policia ka vënë nën akuzë për përdhunim dhe vrasjen e një stjuardese 23-vjeçare. Christine Angelica Dacera u gjet e vdekur në një vaskë hoteli në Filipine natën e Vitit të Ri. Stjuardesa 23-vjeçare ishte duke festuar Vitin e Ri me miqtë e saj. Personat e arrestuar janë 3 miq të saj, ndërsa të tjerët ishin të panjohur për të. Mediat e huaja shkruajnë se ata akuzohen për përdhunim dhe vrasje, pasi ekspertiza ligjore ka zbuluar se ajo ishte përdhunuar dhe më pas ishte vrarë. Në trupin e saj janë gjetur shenja mavijosje dhe gërvishtje.

Read More

Në të gjithë botën miliona vetë shpresojnë të vaksinohen shpejt kundër virusit corona. Në të njëjtën kohë ka po kaq shumë njerëz që janë të dyzuar, – nga njëra anë ata duan të mbrohen nga një infektim i mundshëm, nga ana tjetër i tremben efekteve të mundshme të një vaksine. Ata kanë frikë, se vaksinat e zhvilluara me një shpejtësi të madhe janë vërtet të sigurta, apo nëse janë mbikqyrur me kujdes efektet anësore. Cilat reaksione të vaksinës janë normale, cilat shihen si reaksione janë të mundshme? Dhe a duhet të vaksinohem? Reagime normale pas një vaksinimi. Është normale që…

Read More

Pak ditë më parë, aktori i njohur i humorit Gentian Zenelaj humbi babanë e tij, pas infektimit me Covid-19, ndërsa lajmin e bëri vetë të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale. “Me hidhërim të thellë njoftoj ndarjen sot nga jeta të babait tim Rexhep Zenelaj, pas një beteje të gjatë me Covid 19. Ju falenderoj nga zemra për çdo mendim dhe ngushëllim që kam marrë nga ju. Zoti ju bekoftë! Varrimi zhvillohet nesër në orën 13:00 në Shëngjin”, shkroi Genti. Sot, aktori ka treguar se ai vetë ka luftuar gjithashtu me virusin që i mori njeriun më të shtrenjtë.…

Read More

Mbrëmjen e sotme në “Love Story” u transmetua takimi mes Saimirit dhe Arianës. Dyshja u takuan fillimisht në palestër, më pas vazhduan në pishinë dhe në dush, ku nuk munguan skenat romantike. Ky ishte takimi i parë mes tyre dhe si Saimiri, ashtu dhe Ariana dolën të kënaqur dhe të emocionuar. “Po qenke shumë më e mirë kështu pa make-up. S’do të të lë të lyhesh më, s?të kisha parë kështu. Shumica e vajzave lyhen që të bëhen të bukura, kurse ti qenke e kundërta. Ti qenke bishë. U tregove shumë e fortë”, i tha Princi Modern.

Read More

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, njëherazi Drejtuesja politike e PS për Qarkun Tiranë, deklaroi se sipas raportit të Bankës Botërore, Shqipëria në 2021 do të njohë një rritje ekonomike 5.5% si pasojë e përballimit të krizës në 2020. “Dy paketat ekonomike kanë qenë ndihmëse për biznesin e madh dhe të vogël, edhe për biznesin familjar dhe janë me mijëra që kanë marrë pagën e luftës. Janë me mijëra biznese që kanë përfituar nga të dyja paketat ekonomike. Nuk kanë qenë pak, por 450 milionë dollarë dhe sipas Bankës Botërore, Shqipëria dhe Serbia kanë patur fondin më të madh…

Read More

Presidenti i Republikës Ilir Meta, me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se ikja e intelektualëve nga Shqipëria është një tjetër rekord i zi i shënuar. Meta thekson se në vend ka humbur shpresa, duke shtuar se referendumi i 25 prillit është vendimtar për dekadat që vijnë. Postimi i presidentit Ilir Meta: Një tjetër rekord i zi! Sipas raportit të vitit 2020, të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) Shqipëria renditet e 4-ta në botë për emigracionin e personave me aftësi të larta në punë dhe e 8-ta në botë për normën e largimit të intelektualëve. Largimi i…

Read More

Viti që lamë pas nuk ka qenë i lehtë. Figura të ndritura të vendit tonë humbën jetën në këtë vit tepër sfidues për të gjithë. Mjekë, aktorë, politikanë dhe regjisorë u ndanë nga kjo jetë. Nisur nga kjo, këngëtarja Rosela Gylkbegu ka bërë një dedikim mjaft emocionues. “Ka raste kur 1 fjalë është e tepërt dhe 2 janë pak. Në natën më të errët JU jeni yjet që do shndrisin udhën tonë drejt të ardhmes”, shkruan këngëtarja Rosela Gjylbegu.

Read More

Në një lidhje “Skype” nga Gjermania, mjeku Erion Dasho theksoi se kur mund të quhet se problemi i Covid-19 është drejt zgjidhjes. “Ne mund të themi që e kemi mundur të keqen kur të nisë vaksinimi dhe kur vaksinimi të ketë arritur të paktën në grupet në risk, ashtu siç po bën këto ditë Izraeli. Në momentet që ne të kemi të vaksinuar grupet në risk, që janë personeli mjekësor, personat e prekur nga sëmundje kronike, personat mbi 65-vjeç, ne mund të themi që kemi relativisht më të sigurt dhe ky grup popullate vlerësohet qindra-mijëra qytetarë. Pra, nëse do të…

Read More