Olta Xhaçka i dorëzoi sot postin e ministrit të Mbrojtjes, Niko Peleshit. Gjatë fjalës së saj Xhaçka u shpreh e sigurt që ky i Peleshi do të përmbyllë me efikasitet punët e lëna përgjysmë. Një projekt i tillë ishte edhe projekti për krijimin e një baze detare të NATO-s. Ajo nuk nguroi të falenderojë të gjithë bashkëpunëtorët e saj, ndërsa mes emocionesh renditi disa prej arritjeve nën drejtimin e saj. “Kur je në detyrë si kjo s’ke kurrë kohë ndaj çdo ditë e çdo orë duhet të punosh për të realizuar projektet që ke. Që kur të vijë dita të…
Author: tirana
Dëshironi ndonjëherë që të nxitoni për të përshëndetur dikë që është pra jush, por nuk jeni të sigurt se personi që qëndron pas maskës është vërtet dikush që e njihni? Studiuesit në Universitetin e Jorkut në Toronto të Kanadfasë dhe ata në Universitetin Ben-Gurion në Izrael, thonë se nuk jeni vetëm. Një studim i ri, i udhëhequr nga studiuesit në Fakultetin e Shëndetësisë dhe programi VISTA (Vision Science to Applications) në Universitetin e Jork, zbulon se aftësia jonë për të njohur fytyrat po dëmtohet rëndë nga përdorimi i maskave, dhe se ky perceptim i dobësuar i fytyrave po ndikon në…
Ka shkuar mbi 86 mijë, numri i personave të infektuar me koronavirus në të gjithë botën. Saktësisht, janë infektuar me Covid-19 në mbarë rruzullin, 86 159 886 njerëz. Numri i të vdekurve, për shkak të virusit, në të gjithë botën ka shkuar në 1 861 764 individë. Ndërsa, janë shëruar deri më tani nga Covid-19 në rruzull, 61 118 158 persona. Shteti me më shumë të infektuar me koronavirus është SHBA me mbi 21 milionë njerëz, pasuar nga India, Brazili, Rusia etj. Raste të shumta të infeksioneve me Covid-19 kanë nisur që të regjistrohen edhe në Britaninë e Madhe, ku…
Mbrojtësi i Villarrealit, Pau Torres, pëlqehet shumë nga drejtuesit e Real Madridit dhe shihet si zëvendësues afatgjatë i Ramosit, pavarësisht se a largohet nga klubi tani apo më vonë ky i fundit. Paraqitjet e 23-vjeçarit për Villarrealin kanë qenë të shkëlqyer dhe, në të njëjtën kohë, ai e ka formuar një partneritet shumë të mirë me Ramosin në qendër të mbrojtjes së kombëtares së Spanjës. Villarreali ia ka vendosur Torresit një klauzolë prej 50 milionë eurosh, por kjo shifër mund të diskutohet për shkak të marrëdhënieve të mira mes dy klubeve, sipas mediave spanjolle. Real Madridi është pranë marrëveshjes edhe…
Pas deklaratës së rëndë në media ditën e djeshme të Bashkim Metanit, vëllait të Zhanetës dhe Kristinës që u vranë në 31 dhjetor në Astir, Prokuroria është vënë në lëvizje. Pas akuzës për vrasje të dyfishtë dhe armëmbajtje pa leje, ndaj Përparim Ademit, Prokuroria e Tiranës regjistron procedim penal edhe për trafikim fëmijësh. Ky procedim penal është regjistruar pas deklaratave publike të vëllait të viktimave Bashkim Metani, i cili ka hedhur akuza të forta ndaj vrasësit Përparim Ademi se i ka përdorur ato për prostitucion në Selanik si dhe se u ka shitur fëmijët. Metani do te pyetet si person…
Në Shqipëri, edhe java e fundit (29 Dhjetor- 4 Janar) rregjistroi të njejtën tendencën në rënie të vdekjeve, rasteve të reja me COVID 19 dhe të shtrimeve në spitale, të vënë re që nga java e dytë e muajit dhjetor. Të dhënat zyrtare të përpunuara nga Zëri i Amerikës tregojnë se fatalitetet, gati u përgjysmuan, krahasuar me javën pararendëse (22-28 Dhjetor), duke zbritur në 35 viktima, shifra më e ulët që nga fundi i muajit Tetor. Në 24 orët e fundit, Ministria e Shëndetësisë, njoftoi për 6 persona të cilët kishin humbur jetën në spitalet COVID: 1 qytetar nga Tirana,…
Gjatë gjithë këtyre viteve, teoria sipas së cilës 10 000 hapa në ditë ju çon në humbje peshe, fitoi shumë popullaritet, por sipas studimeve të fundit këto mijëra hapa nuk mund ta parandalojnë shtimin në peshë apo humbjen e saj, shkruan Chelsea Ritschel për “The Independent”. Për të zbuluar nëse mijëra hapa në të vërtetë sillnin ndryshim në peshë, studiuesit nga Departamenti i Shkencave të Sportit të ”Brigham Young” University bashkëpunuan me kolegë nga Departamenti i Shkencave të Ushqimit dhe Dietologjisë, me të cilët zhvilluan një studim me nxënëset e kolegjeve. Si pjesë e studimit, ata analizuan 120 nxënëse gjatë…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se do të vijojë të presë që Presidenti Ilir Meta të zhbllokojë fondet për projektin Vlorë-Orikum. Në një status në rrjetet sociale, Rama, pas akuzave të Presidentit se fondet do përdoreshin për qëllime selektive elektorale, kryeministri shton se këto fjalë janë ‘të qash e të qeshësh’. Ai shton se ka durim dhe se do të presë që Ilir Meta të lexojë sqarimet që i ka nisur në lidhje me këtë projekt. “Ilir Meta thotë se realizimi i një projekti të hartuar prej kohësh për infrastrukturën turistike të Vlorës qenka “qëllim selektiv elektoral”, prandaj ai e…
Aktorja e famshme shqiptare, Monika Lubonja e ka konsideruar 2020-ën si një nga vitet më të dhimbshme dhe më të këqija të jetës së saj për shkak të pandemisë së koronavirusit. Rreth dy muaj më parë ajo u infektua nga COVID-19 dhe e konsideroi “një luftë mes vdekjes dhe jetës”. Ndërsa rrëfeu se pandemia ka ndikuar edhe në karrierën e saj si aktore. Ajo u shpreh se nuk mund t’i bënin shfaqjet në teatër, si edhe publiku nuk mund të ishte i pranishëm në skenë. Monika Lubonja shprehu lumturinë për mbarimin e vitit 2020 dhe se është gjithë shpresë për…
Pasditen e sotme, Kuvendi i Shqipërisë është mbledhur në një seancë të jashtëzakonshme për të votuar ministrat e rinj të emëruar nga Edi Rama dhe dekretuar nga Presidenti Ilir Meta. Në Kuvend u miratuan ndryshimet në qeveri ku Olta Xhaçka u emërua me 94 vota pro si Ministre për Europën dhe Punët e Jashtme dhe Niko Peleshi gjithashtu me 94 vota pro u emërua Ministër Mbrojtjeje. Ndërkohë ajo që është vënë re gjatë kësaj seance është se shumica e deputetëve nuk zbatuan rreguallat e Covid-19. Siç shihet në fotot e mëposhtme, disa deputetë nuk kishin maska, ndërsa disa të tjerë…
Presidenca i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama pas akuzave nga Vlora se Ilir Meta bllokoi projektin në qytetin bregdetar. “Pas inskenimeve dhe deklaratave të papërgjegjshme, të bëra sot në Vlorë, nga Kryeministri ende në detyrë, për nevoja të propagandës së tij elektorale, jemi të detyruar të bëjmë publik qëndrimin zyrtar të Presidentit të Republikës Sh.T.Z Ilir Meta: “Mbi përmbushjen e detyrimeve kushtetuese dhe ligjore për lidhjen e marrëveshjes së Huasë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Fondit Saudit për Zhvillim, për Projektin e ‘Rehabilitimit dhe ndërtimit të objekteve në afërsi të rrugës bregdetare (Vlorë-Orikum)’”. Nga kjo letër, drejtuar Ministrisë së Financave…
Gjatë javës së tretë të janarit, Shqipëria do të furnizohet me mbi 10 mijë doza vaksina anti-Covid Pfizer. Kryeministri Edi Rama ka premtuar se një pjesë të tyre do ta dërgojë në Kosovë, si ndihmë për mjekët. Express shkruan se janë 1 mijë e 900 persona pjesë e stafit mjekësor në Kosovë të cilët do të vaksinohen. Institucionet e Kosovës dhe ato të Shqipërisë tashmë kanë shkëmbyer informatat rreth numrit të mjekëve që do të marrin vaksinën anti-Covid në Kosovë. “Tashmë kanë ndarë sasinë e nevojshme të vaksinës anti-Covid për mantelbardhët të cilët janë të inkuadruar drejtpërdrejtë në trajtimin e…