Reperja është paditur nga një reper i ‘Queens’ për shkak të këngës së saj “Rich Sex”. Jaëara Headley që njihet me emrin e tij të artit Brinx Billions kërkon prej saj më shumë se 200 milionë dollarë. Kjo pasi ai pretendon se ka shkruar një version të ngjashëm të këngës së reperes në vitin 2016 dhe Nicki ‘vodhi’ këngën e tij për në albumin e saj të vitit 2018, me titull “Queen”. Sakaq, ai ka paditur edhe ‘Universal Music Group’, ‘Young Money’ dhe ‘Cash Money’ dhe kërkon prej tyre 200 milionë dollarë dëmshpërblim. Në dokumentet e siguruara nga mediat e…
Author: tirana
Stresi prej ditësh ndodhet larg Shqipërisë, pasi është arratisur që nga momenti që policie shpalli në kërkim pas protestave për vrasjen e Klodian Rashës. Siç duket ky moment e ka bërë reperin të reflektojë në lidhje me gjithë miqtë që i kanë qëndruar pranë dhe që nuk i janë kthyer kurrë kundra. “Kur bëhet fjalë për shoqëri kurrë se bëra gabimin i pari e prita gabimet e të gjithëve ju dhashë gjithçka nga jeta ime deri në detaj. Besnikëri, pastërti… nuk u mora kurrë me fjalë as çfarë dëgjova kurrë nuk e transmetova këto janë gjëra serioze kur rri në…
Ditën e sotme kryeministri Edi Rama ishte në Shijak ku u dorëzoi çelësat e shtëpive të reja disa prej familjeve që u prekën nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit të vitit të kaluar. “Nuk ma ka pas marrë mendja se do të bëhet kaq shpejt dhe kaq mirë” tha një nga kryefamiljarët, i gëzuar pasi hyri në shtëpinë e re. Ministri i Rindërtimit, Ahmetaj duke iu përgjigjur akuzave të opozitës, tha se në maj do të dalë banori i fundit nga çadra. “Marr shkas nga disa postime të opozitës për ata që janë në çadër, numri i tyre vjen duke…
Shënohen 11 viktima nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit. Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 3424 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 660 persona. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:241 raste në Tiranë, 44 në Sarandë, 36 në Durrës, 29 në Lezhë, 28 në Lushnje, 26 në Vlorë, 21 në Fier, 17 në Shkodër, nga 16 raste në Kurbin, Elbasan, nga 15 raste në Kavajë, Dibër, 14 në Kuçovë, 12 në Korçë, nga 10 raste në Kukës, Mat, Delvinë, 8 në Gramsh, nga 7 raste në…
Ky është horoskopi për ditën e mërkurë, 6 janar 2021. Dashi Do të jetë një javë me energji të shkëlqyera. Ata që kanë mbjellë diçka do të jenë në gjendje të marrin rezultatet e para në mëngjes. Demi Sidoqoftë, viti 2021 do të jetë një vit më i mirë se ai i mëparshmi, veçanërisht për ata që kanë pasur probleme ekonomike. Energjitë tuaja nuk janë në kulmin e tyre, prandaj mos u lodhni. Disa shqetësime në marrëdhëniet me të tjerët, por nga e enjtja gjithçka përmirësohet. Binjakët Këtë muaj do të shihni një shkëputje vullnetare nga disa miq dhe dikush…
Të kapur për dore, shumë të lumtur krah njëri-tjetrit teksa ishin të ftuar në një dasmë. Harry Styles dhe Olivia Wilde janë çifti më i ri i showbizit. Lidhja e tyre u zbulua nga një dasmë e mbajtur në fundjavë ku Harry ishte i ftuar dhe kishte marrë me vete edhe Olivian. Çifti qëndroi në të njëjtin hotel brenda natës para se të ktheheshin në Los Angeles. Mediat e huaja shkruajnë se romanca e Olivia me Harry ka nisur prej pak kohësh dhe janë të lumtur. Olidia dhe Harry kanë një diferencë moshe prej 10 vitesh. Harry është 26 vjeç…
Një aksident me një të plagosur ka ndodhur në Kombinat të Beratit, tek “Rruga e Burgut”. Makina Ford përplasi motorin, e për rrjedhojë u plagos drejtuesi i mjetit motorik,46-vjeçari Arben Sadushi. Policia shprehet se të dy mjetet janë me faj. Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në dalje të qytetit të Beratit, në Kombinat. Një mjet, tip Ford, me targa AA 423 DO, në tentativë për tu futur drejt rrugës së burgut ka përplasur një motoçiketë, që qarkullonte pa targa e pa letra në rrugë. Si pasojë e përplasjes, është plagosur drejtuesi i motoçikletës,46-vjeçari Arben Sadushi, i cili…
Kryeministri Rama do të zhvillojë një vizitë zyrtare nesër dhe pasnesër në Turqi. “Anadolu Ajans” raporton duke iu referuar Drejtorisë së Komunikimit të Turqisë se Rama do të udhëtojë për në Ankara me ftesë të Presidentit Rexhep Tayyib Erdogan. Drejtoria në fjalë thekson se fokusi i takimeve mes dy delegacioneve do të jenë zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare në kuadër të raporteve bilaterale mes dy shteteve. Aktualisht, dy çështjet e hapura mes Turqisë dhe Shqipërisë janë ndërtimi i disa shtëpive për banorët e zonave të prekura nga tërmeti, premtim i Turqisë, si edhe marrëveshja e detit me Greqinë, e cila në…
Policia ka arrestuar dy persona, të cilët kishin vendosur në bagazh një sasi të konsiderueshme lënde eksplozive. Gjatë operacionit u sekuestruan 29 kallëpe me lëndë eksplozive me peshë 18 kg dhe 15 kapsolla detonatore.Sipas njoftimit të policisë, 2 poseduesit e lëndës eksplozive do e shisnin atë kundrejt vlerës 12.000 euro. Njoftimi i policisë: Finalizohet me sukses operacioni i koduar “Trajektorja”. Operacioni i zhvilluar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës. Sekuestrohen 29 kallëpe me lëndë eksplozive me peshë 18 kg dhe 15 kapsolla detonatore. Arrestohen në flagrancë 2 poseduesit e lëndës eksplozive, të cilët do e shisnin atë kundrejt vlerës…
Kosova ka siguruar 500.000 doza ta vaksinës anti COVID nga Pfizer. Lajmin e ka bërë me dije ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj me anë të një postimi në rrjetet sociale. Zemaj shkruan vaksina do të sigurohen për të gjitha grupet e popullatës që duhet të mbulohen me vaksinim sipas projeksioneve të IKSHPK-së dhe se do të jetë falas për të gjithë qytetarët. Ndër të tjera ai tha se Kosova do të marr nga mekanizimi Covax edhe 360 000 vaksina falas për 20 për qind të popullatës. Kosova siguron 500 000 vaksina anti COVID nga Pfizer. Në kuadër të angazhimeve konkrete…
Drejtoria Rajonale e SHÇBA-së Tiranë ka kryer veprimet e para hetimore në lidhje me ngjarjen e datës 4 janar, ku shtetasi R.L., 30 vjeç, i arrestuar në flagrancë për armëmbajtje pa leje, në shoqërim e sipër nga Patrulla u largua nga ambientet e Komisariatit Nr. 1, teksa po kryheshin procedurat për marrjen e gjurmëve të gishtave. Në vijim të veprimeve paraprake, nga dinamika në bazë të këqyrjes së vendit të ngjarjes, pamjeve filmike, deklarimeve të marra punonjësve të Policisë, si dhe pas komunikimit me prokurorin e Prokurorisë Tiranë, SHÇBA ka referuar materialet procedurale në gjendje të lirë, për 7 punonjës…
Ariela Dema 23 vjeçe, nga Tirana është bërë pjesë e emisionit “Historia ime” në Tv Klan, për të rrëfyer historinë e saj të veçante dhe njëkohësisht frymëzuese për të gjithë. Që kur ka qenë e vogël, ishte shumë e lidhur me hallën dhe me bashkëshortin e saj. Ata nuk patën fatin të kishin fëmijë, ndonëse tentuan shumë herë. Një ditë, bashkëshorti i hallës sheh në ëndërr të ëmën që kishte ndërruar jetë dhe i thoshte se ishte e kotë të tentonin, pasi sipas fjalëve të së ndjerës fëmija i vetëm i tyre ishte Ariela. Kur Ariela filloi klasën e parë,…