Author: tirana

Vetëm 5 deputetë të opozitës parlamentare votuan kundër ose abstenim për ndryshimet në qeveri që u miratuan ditën e sotme në një sesion të jashtëzakonshëm. Adriatik Alimadhi dhe Zef Shtjefni ishin për të katër dekretet kundër, kurse Alban Zeneli ishte abstenim për të gjitha. Nga ana tjetër Kujtim Gjuzi ishte pro shkarkimit të Ramës si ministër i Jashtëm, dhe pro emërimit të Niko Peleshit si Ministër i Mbrojtjes, por ishte kundër si shkarkimit të Olta Xhaçkës nga ministre e Mbrojtjes si dhe emërimit të saj si ministre e Jashtme. Korab Lita ishte kundër dy emërimeve të reja, Olta Xhaçkës si…

Read More

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve publikoi sot raportin e parë të grupit të punës që po merret me mundësimin e votës së emigrantëve për zgjedhjet e 25 prillit. Pjesa e parë e këtij raporti prezanton procedurat që mendohet të ndiqen për krijimin e “regjistrit” të votuesve, me vendbanim jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, të cilët do të votojnë atje ku kanë vendbanimin. KQZ thekson se deri tani po shqyrtohen dy variante, që kanë të bëjnë me regjistrimin e shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit. Mënyra e parë është që çdo shtetas që jeton jashtë territorit të Shqipërisë duhet të regjistrojë…

Read More

Sot ka humbur jetën nga Covid-19 kritiku i njohur i artit nga Elbasani, Astrit Lopari. Ai ishte i shtruar në spital prej dy javësh, dhe fatkeqësisht nuk mundi të mposhtë virusin e tmerrshëm. Sot Lopari pësoi tre goditje në zemër, të cilat qenë fatale për të. Për një periudhë të gjatë Lopari drejtoi me sukses Shkollën Artistike “Onufri” në Elbasan, nga e cila kanë dalë dhjetra talente të mirënjohur të artit, violinistë, pianistë, këngëtarë, dirigjentë, trombistë, klarinetistë, kompozitorë, tenorë, dhe piktorë të mirënjohur në rang kombëtar e ndërkombëtar.

Read More

Në Institucionin e Presidentit të Republikës u zhvillua pasdite ceremonia e betimit të dy anëtarëve më të rinj të kabinetit qeveritar, Ministres për Evropën dhe Punët e Jashtme, znj.Olta Xhaçka dhe Ministrit të Mbrojtjes, z.Niko Peleshi. Pas ekzekutimit të himnit kombëtar, Ministrja Xhaçka dhe Ministri Peleshi u betuan me dorën mbi Kushtetutë para Kreut të Shtetit: “Betohem në nderin tim, se do të zbatoj me përpikëri Kushtetutën dhe ligjet, si dhe do të kryej me përgjegjësi detyrën shumë të rëndësishme që më është besuar, të anëtarit të Këshillit të Ministrave”. Presidenti i Republikës, Sh.T Z. Ilir Meta u dorëzoi dekretet…

Read More

Një punonjëse e kujdesit shëndetësor në Portugali ka ndërruar jetë dy ditë pasi bëri vaksinën Pfizer. Sipas informacioneve për mediat, Sonia Acevedo, 41 vjeç humbi jetën në ditën e parë të vitit 2021. Mësohet se kjo ndodhi rreth 48 orë më parë ajo mori vaksinë e Pfizer kundër koronavirusit. Ditën e nesërme pritet që të bëhet autopsia për të parë edhe shkakun e vdekjes. Nëna e dy fëmijëve ka punuar në pediatri në Institutin Portugez të Onkologjisë në Porto. Mediat e huaja raportojnë se ajo nuk ka pasur ndonjë efekt anesor pasi ka bërë vaksinën. “Në lidhje me vdekjen e…

Read More

Nëse jeni beqar dhe doni të dini nëse planetët do të jenë bujarë me ju në dashuri apo do të gjeni shpirtin tuaj binjak në 2021, më poshtë janë parashikimet më të sakta për të gjitha shenjat e zodiakut! Dashuria dhe arsyeja janë elementët kryesorë në krijimin e një marrëdhënie. Sipas horoskopit të dashurisë 2021, ata që nuk kanë gjetur gjysmën e tyre më të mirë akoma, në 2021 e kanë shansin e madh. Binjakët dhe Shigjetarët janë të preferuarit e yjeve në dashuri. Dashi: Ju jeni të gatshëm të provoni gjërat dhe të ndërmerrni shumë marrëdhënie, veçanërisht gjatë muajve…

Read More

Këngëtarja Mihrije Braha ekskluzivisht në emisionin #gjesi iu është përgjigjur akuzave për këngën “Akoma po të pres”, raporton Gazeta Express. Këngëtarja ka folur për akuzat e këngëtarit Hektor Gjurgjiali që tha se Braha ia kishte vjedhur këngën shumë vite më parë. Ai së fundmi e ka sjellë këtë këngë në versionin e tij, duke folur për prapavijat e asaj se çka kishte ndodhur në një intervistë për Kult Plus. Mirëpo, këngëtarja Braha thotë në emisionin #gjesi se nuk është takuar asnjëherë me Hektorin e së këngën e ka blerë nga vëllai i tij, Mentori. “Nuk e kam takuar ndonjëherë në…

Read More

Ambasadori i BE, Luigi Soreca ka uruar menjëherë dy ministrat Xhaçka e Peleshi në postet e reja që ata marrin nga sot pasi Parlamenti miratoi dekretet e Presidentit për emërime. Soreca thotë se pret tashmë nga Olta Xhaçka si Ministre e Jashtme dhe Niko Peleshi si Ministër i Mbrojtjes që të vijohet puna e përbashkët për të ndihmuar Shqipërinë që të ecë më shpejt në rrugën për anëtarësim në BE. Ai nuk harron një falënderim për ish-ministrin e jashtëm në detyrë Gent Cakajn për bashkëpunimin. STATUSI NGA LUIGI SORECA Urime Olta Xhaçka& Niko Peleshi për emërimin e tyre si Ministra…

Read More

Bukuroshja shqiptare, Almeda Abazi ka treguar se djalit i saj, Efehan, i ka mësuar edhe gjuhën shqipe. Ndërkohë së fundmi Almeda, Tolgahan dhe Efehan ishin të ftuar në një emision turk, ajo ka publikuar një video shumë të ëmbël, në të cilën ka treguar se Efehan i pëlqen muzika shqipe. Gjatë emisionit, Efehan i ka kërkuar të ëmës të dëgjoj këngën e tij të preferuar “Qengji i vogël” dhe Almeda nuk ka ngurruar aspak për t`ia lejuar atij. Kujtojmë që para disa muajsh, ajo dhe Tolgahan zbuluan se do të bëhen prindër për herë të dytë dhe këtë herë presin…

Read More

Këtë të hënë ka humbur betejën me Covid-19 sipërmarrësja e njohur në qytetin e Durrësit, Shpresa Prodani. Njoftimin e hidhur për humbjen e sipërmarrëses e ka bërë të ditur përmes një postimi prekës në rrjete sociale vajza e madhe e saj, Evis Prodani “Mamase, shoqes, dhe keshillueses më të mirë që mund të kishim kërkuar. E dimë qe ti je me babin dhe do vazhdosh të na shohësh. Të duash shumë!! RIP”,- shkruan Evisi në postimin e saj. 17 vite më parë, po më 4 janar 2004, do të ndahej në mënyrë të parakohshme nga jeta bashkëshorti i saj, Shpëtimi,…

Read More

Këngëtarja shqiptare është bërë sërish pjesë e revistës më të famshme të modës por ai që na habiti është look-u i saj. Autorja e hitit “New rules” ka postuar ditën e sotme në rrjetet sociale foton e kopertinës së revistës britanikie duke na lënë të gjithëve gojëhapur. 25-vjeçarja shfaqet me flokë të shkurtë bjond dhe duket kaq ndryshe, teksa ka veshur një fustan të zi! Dua shkruan se është shumë e emocionuar për këtë paraqitje teksa bënë me dije se numri i revistës del në shitje më 8 janar. View this post on Instagram A post shared by DUA LIPA…

Read More

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nuk mungoi në sesionin e jashtëzakonshëm që miratoi të gjitha propozimet e tij për ndryshimet në kabinetin qeveritar. Gjatë kohës që Rama priste rezultatet e votimit, deputeti Tom Doshi u afrua tek karrigia e tij për të dialoguar me të. Kryeministri dhe deputeti u fjalosën gjatë deri në momentin kur kryeparlamentari Gramoz Rucci u kërkoi të gjithëve të ulen në vendet e tyre për të dëgjuar rezultatet e votimit. Me të mbaruar fjala e Ruçit, Rama nuk priti më dhe u largua, vetëm si kryeministër pasi nga sot nuk do të ketë detyrën e dytë…

Read More