Author: tirana

Lojtarët serb kanë zbritur në fushë, ku sonte Kombëtarja do ti sfidojë për të marrë 3 pikë të vlefshme për rrugëtimin drejt Botërorit. Sakaq, në një stadium të mbushur vetëm me tifozë kuqezi, lojtarët serb janë vërshëllyer dhe në sfond dëgjohen këngë shqipe patriotike.

Read More

Një ndeshje historike është Shqipëri-Serbi që do të luhet prej orës 20:45 në ”Air Albania”, e rëndësishme për rrugëtimin e kuqezinjve drejt Botërorit 2026. Ekipi i Sylvinhos vjen pas një fitore 3-0 ndaj Andorrës në mars dhe do të kërkojë të shfrytëzojnë avantazhin e fushës dhe mbështetjen e tifozëve për të marrë pikët e plota. Sylvinho ka ndryshuar rreshtimin, duke hedhur në fushë Strakoshën në portë, Hysaj, Ajeti, Gjimshiti, Mitaj në mbrojtje. Mesfusha është e përbërë me surpriza, me shehun që nis titullar krah Asllanit, Laçit dhe Hoxhës, ndërsa sulmi përbëhet nga dyshja Manaj-Broja.

Read More

Autobusi i skuadrës serbe ka mbërritur në “Air Albania”. Rrugës, pranë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, një tifoz e ka goditur nga pas autobusin me një shishe uji. Reagimi i policisë ka qenë i menjëhershëm, ndërsa tifozët e tjerë e kanë ndjekur autobsuin nga pas dhe kanë nisur të sharrat. Nuk raportohet për incidente të tjera me autobusin serb.

Read More

Etrit Berisha, portieri legjendar i ekipit kuqezi, nuk u grumbullua nga Silvinjo për ndeshjet e Kombëtares kundër Serbisë dhe Letonisë. Gardiani kuqezi nuk ka harruar të motivojë shokët e tij në prag të kësaj ndeshje shumë të rëndësishme. Përmes një postimi në “InstaStory” ai ka postuar një foto të vetën teksa është me plis në kokë dhe shkruan: “Suksese djema, dalshit faqebardhë”. Sfida kundër Serbisë luhet sot në orën 20:45 ndërsa ajo kundër Letonisë më datë 10 qershor.

Read More

Taulant Seferi nuk ishte i pranishëm në dy sfidat e para në kualifikueset e Botëror, por nuk u preferua nga trajneri dhe për dy sfidat e radhës, kundër Serbisë dhe Letoninë. Por kjo nuk e ka ndaluar që Seferi të shprehi mbështetjen për futbollistët që do të përballen sot në mbrëmje me Serbinë. ”Forca Shqipëria gjithmonë me ty dhe për ty”, shkruan Seferi në postimin e tij.

Read More

Ndonëse atmosfera më e flaktë pritet në çdo cep të Tiranës, ka nisur hyrja e tifozëve në stadiumin ”Air Albania”, aty ku sonte në orën 20:45, Shqipëria pret në një sfidë të fortë Serbinë. Ashtu siç është parashikuar, ndaj tifozëve do të ketë kontroll të imtësishëm, ndërsa vlen të theksohet se nuk lejohen sendet. Çdo person që ka një biletë, do kontrollohet dy herë dhe më pas do të lejohet që të hyjë brenda. Kujtojmë që FSHF gjatë ditës ka bërë një njoftim sa i takon rregullave për futjen në stadium.

Read More

Mes flamujve kuqezi që kanë ”veshur” rrugët e kryeqytetit, te Piramida në qendër të Tiranës është vendosur edhe një parrullë e madhe me mbishkrimin ”Hasmi i vjetër nuk bëhet mik i ri”. Kujtojmë se emocionet për këtë ndeshje janë shumë më tepër sesa veçse një sfidë futbolli, marrë shkas nga raportet e tensionuara ndër vite mes Kosovës dhe Serbisë.

Read More

Arbnor Muja, një nga zbulimet e Sylvinho-s gjatë fushatës kualifikuese të “Euro2024”, por pasi prekën Evropianin e dytë në histori, tekniku kuqezi nuk e ftoi me sulmuesin. Muja nuk është ankuar kurrë publikisht, ndërsa nuk mungoi edhe një urim për djemtë kuqezi përpara sfidës me Serbinë. “Një nga ndeshjet më të rëndësishme në historinë e vendit tonë! Paçi fat cuna. Me këmbë të mbarë”, u shpreh Muja me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Read More

“Autochthonous”, flamuri që ra si nga qielli në stadiumin e Beogradit më 14 tetor, duke bërë xhiron e botës, është parë sot tek Piramida, edhe pse simbole të tilla nuk do të lejohen në stadiumin ”Air Albania”, aty ku sonte Shqipëria pret në një përballje Serbinë.

Read More

Tirana është kuqezi, me qindra e mijëra shqiptarë të ardhur nga Kosova, Maqedonia dhe më së shumti nga Diaspora. Sakaq trajneri Sylvinho ka bërë zgjedhjet e tij për përballjen ndaj Serbisë, duke lënë jashtë listës zyrtare të ndeshjes katër futbollistë nga grupi fillestar prej 27 lojtarësh. Sipas rregullores së UEFA-s, vetëm 23 emra lejohen të jenë pjesë e protokollit për ndeshjen, dhe nga kjo listë kanë mbetur jashtë Mario Dajsinani, Medon Berisha, Adrian Bajrami dhe Adrion Pajaziti. Mungesa e Medon Berishës konsiderohet surprizë, pasi mesfushori i Serie A ka qenë pjesë e pankinës në ndeshjet e kaluara ndaj Anglisë dhe…

Read More

Pak orë para sfidës së shumëpritur Shqipëri–Serbi, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka shpërndarë një mesazh emocionues për kombëtaren kuqezi. ”Mijëra zemra kuqezi janë me çunat e kombëtares sot në fushë. Na bëni krenarë”, shkruan Veliaj në postimin e tij në rrjetet sociale, duke shoqëruar mesazhin me thirrjen: FORCA. Atmosfera është ndezur në të gjithë vendin, ndërsa tifozët kuqezi janë mobilizuar për të mbështetur djemtë e Sylvinhos në këtë përballje me peshë të madhe sportive dhe emocionale.

Read More

Tifozët shqiptarë ardhur nga çdo cep i Europës, po bëhen gati për t’u futur në stadium. Shihen shumë tifozë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Gjithashtu kanë mbërritur edhe forcat policore, të cilat do të sigurohen të shmangin incidentet gjatë hyrjes për në stadium dhe përgjatë sfidës.

Read More