Gjendet një person i vdekur në rrugën “Njazi Meka” në zonën Allias kryeqytet. Dyshohet se është endacak dhe se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale. Banorët e zonës kanë njoftuar policinë, që ndodhet tashmë në vendngjarje.
Author: tirana
Një 45-vjeçar me shtetësi izraelite është proceduar penalisht pasi u kap në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit duke tentuar të dalë nga territori i Shqipërisë me një shumë të konsiderueshme parash të padeklaruara. Gjatë kontrollit në vijën e dytë, shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me autoritetet doganore, konstatuan se shtetasi V. Y., mbante me vete 194.000 euro, të cilat nuk i kishte deklaruar në përputhje me detyrimin ligjor. Policia kufitare, në kuadër të masave për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive financiare dhe monetare, ka sekuestruar menjëherë shumën e parave, ndërkohë që materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës…
Ka marrës sërish flakë fusha e mbetjeve urbane të qytetit të Vlorës. Tymi toksik i çliruar nga këto mbetje po përhapet me shpejtësi në lagje të ndryshme të qytetit të Vlorës.Zjarrfikësit ndodhen në terren për izolimin e flakëve , por situata përsëritet sërish, dhe kur sezoni turistik sapo ka nisur.
Spanja, një nga destinacionet më të dashura për pushime në Europë, po merr masa të reja për të menaxhuar pasojat e turizmit të tepruar, pa i mbyllur dyert vizitorëve. Qeveria dhe autoritetet lokale në zonat më të frekuentuara kanë nisur të vendosin rregulla të reja, që synojnë të ruajnë cilësinë e jetës për banorët dhe të kontrollojnë sjelljet problematike të turistëve. Disa nga ndryshimet përfshijnë ndalimin ose kufizimin e qirave afatshkurtra për pushime, rritjen e taksave turistike dhe vendosjen e gjobave për sjellje si ndotja, pirja në publik apo zhurmat e tepërta në orët e vona. Këto masa nuk janë…
Policia e Shtetit ka hartuar një plan masash të posaçme për garantimin e rendit dhe sigurisë para, gjatë dhe pas përfundimit të ndeshjes së futbollit “Shqipëri – Serbi”, që do të zhvillohet sonte në orën 20:45, në stadiumin “Arena Kombëtare”, Tiranë. Në planin e masave parashikohen: -Eskortimi dhe sigurimi i futbollistëve të ekipit të Serbisë nga stadiumi për në Rinas; -Eskortimi dhe sigurimi i futbollistëve të ekipit të Shqipërisë, në stadium; -Kryerja e kontrolleve sistematike në mjediset brenda dhe jashtë stadiumit, për shtetas të paautorizuar, sende dhe lëndë piroteknike, para se të futen tifozët; -Organizimi i shërbimeve për garantimin e…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një azil në Spanjë, ku një 93-vjeçar ka humbur jetën, ndërsa janë plagosur 19 të tjerë. Azili u përfshi nga flakët, ku fillimisht mori flak kati i parë, por më pas u përhap me shpejtësi në të gjithë godinën. Ngjarja ka ndodhur në Zaragoza, në verilindje të Spanjës. Për sa i përket të lënduarve, ata ndodhen në spital për shkak se kanë thithur sasi të madhe tymi. Shtëpia e të moshuarve strehon 132 persona.
Arrestohet një 53-vjeçar, i cili u kap duke transportuar me automjet pijë alkoolike që i kishin futur kontrabandë nga Greqia. Po ashtu janë proceduar tre punonjës të Degës Doganore Kapshticë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”. Gjatë kontrollit fizik nga policia, u sekuestruan pijet alkoolike. “Korçë/Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, operacioni policor “Drinks”, për goditjen e kontrabandës së pijeve alkoolike. U kap në flagrancë në aksin rrugor “Kapshticë – Blilisht”, duke transportuar me automjet pije alkoolike që i kishin futur kontrabandë nga Greqia, arrestohet 1 shtetas. Procedohen penalisht 3 punonjës të Degës Doganore Kapshticë, për…
Porti i Durrësit mirëpriti mëngjesin e sotëm kroçerën turistike “MV Deutschland”, me 463 pasagjerë në bord, shumica prej të cilëve janë shtetas gjermanë. Anija turistike po zhvillon një itinerar nëpër Mesdhe dhe ndalesa në portin më të madh detar të vendit është pjesë e turit të saj turistiko- kulturor. Gjatë qëndrimit njëditor në Shqipëri, turistët do të kenë mundësi të vizitojnë disa nga atraksionet historike dhe arkeologjike më të rëndësishme të vendit, përfshirë qytetin antik të Durrësit, Kalanë e Krujës dhe qendrën muzeale të Beratit, të mbrojtura nga UNESCO. Kroçera ka mbërritur në Durrës pas një lundrimi nga Porti i…
“Ukraina i ka mbijetuar një tjetër sulmi kriminal nga Rusia, i cili la 80 persona të plagosur dhe katër të vrarë. Megjithatë, jo të gjithë në botë i dënojnë sulme të tilla. Rusët po përpiqen vazhdimisht ta ndajnë botën në mënyrë që të parandalojnë rritjen e presionit për luftë.” Kjo u tha nga presidenti Volodymyr Zelensky në një video-fjalim drejtuar kombit, shkruan Ukrinform. “Një sulm rus në qytete të zakonshme. Më shumë se 400 dronë, mbi 40 raketa. Një pjesë e konsiderueshme u rrëzua. Por jo të gjitha. Dhe, për fat të keq, jo të gjithë në botë i dënojnë…
Mallakastër/Vijon operacioni policor i koduar “Koordinata”, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike. Gjenden dhe asgjësohen në një parcelë në fshatin Çërrilë 1881 fidanë narkotikë cannabis sativa. Kapen në flagrancë në parcelë duke ujitur fidanët narkotikë, vihen në pranga 2 autorët e dyshuar. Procedohet penalisht kryeplaku i fshatit dhe 1 shtetas tjetër i dyshuar i përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastë, si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme dhe i hetimeve të kryera me metoda proaktive në vijim të operacionit policor të koduar “Koordinata”, goditën një rast të tentativës për kultivim…
Shqipëria luan përballë Serbisë duelin më të rëndësishëm të Grupit K, në Kualifikueset e Botërorit 2026. Trajneri Sylvinho ka kryer dhe seancën e fundit stërvitore, teksa në konferencën për mediat, ai u shpreh se e ka gati formacionin që do të hedhë në fushë mbrëmjen e nesërme. Rreshtimi pritet të jetë 4-3-3, me Strakoshën në portë, ndërsa në mbrojtje Gjimshiti dhe Ajeti, të cilët do të mbulohen nga krahët nga Hysaj e Mitaj. Në mesfushë është treshja e përhershme me Ramadanin, Asllanin dhe Laçin, ndërsa në sulm pritet një ndryshim “rrënjësor”. Krahët mund të mbulohen nga Broja dhe Arbër Hoxha,…
Port Durrës Policia Kufitare në bashkëpunim me autoritetet doganore dhe DVP Durrës, gjetën të fshehura në një automjet tre armë zjarri dhe 1580 fishekë luftarakë. Shpallet në kërkim poseduesi i tyre dhe vijon puna për kapjen e tij Automjeti Land Rover tranzit doganor nga Kosova për në Shqipëri me destinacion përfundimtar Republikën Demokratike të Kongos, i cili ka hyrë në Republikën e Shqipërisë nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar Morinë më datë 20.12.2022. Kontenieri ku ndodhej automjeti, ishte i mbyllur në sheshin e kontenierëve në portin e Durrësit që prej dhjetorit të vitit 2022 pasi dërguesi nuk ishte paraqitur për të…