Author: tirana

Ështa ndarë nga jeta diplomati Ilir Shqina. Ai ka qenë ish-bashkëshorti i Grida Dumës, me të cilën ka edhe një djalë. Lidhur me vdekjen e parakohshme të Shqinës ka reaguar edhe politikania Majlinda Bregu, e cila shpreh ngushëllimet. Postimi i Majlinda Bregut: Sapo mora lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta të Ilir Shqina-s. E kam njohur Ilirin kur të dy ishim pedagogë të rinj në Universitet, dhe më vonë pata fatin ta kem pranë si Keshilltar diplomatik në Ministrinë e Integrimit Europian, në vitet kur Shqipëria perballi nje nga fazat me te rendesishme te procesit te anëtarësimit në Europë.…

Read More

Aulon Kalaja ishte kandidat në listën e hapur të PD në Durrës, dhe thotë se janë vjedhur votat brenda Partisë Demokratike. Ai kërkon transparencë, që të vendoset një precedent dhe standard, duke ndryshuar edhe Kodi Zgjedhor. Kalaja theksoi se beteja e tij ishte për transparencë dhe jo personale, për të vendosur një standard, sepse “nuk është ushtar rreshti” dhe i del partisë edhe përballë kur ka probleme. Gazetari që është përfshirë në politikë, nënvizoi se ka ardhur koha që në PD të hapin krahun shumë njerëz pas dështimit në zgjedhje, por pa e përmendur kryetarin Sali Berisha në emër, nëse…

Read More

Trajneri i Serbisë, Dragan Stojkoviç vlerëson kuqezinjtë duke thënë se kanë një ekip të mirë, ndërsa veçoi trajnerin Silvinjo. Gjatë konferencës për shtyp në prag të ndeshjes me ekpin kuqezi, ai tha se Serbia duhet të ketë kujdes, sepse Shqipëria mund të ndëshkojë. “Kjo është ndeshja e parë për ne në kualifikuese, Shqipëria i ka bërë dy ndeshje. Shqipëria është një ekip i mirë, ka lojtarë të mirë dhe një trajner të shkëlqyer si Silvinjo. Duhet të jemi të kujdesshëm dhe të përqendruar. Nuk duhet të bëjmë gabime sepse mund të na ndëshkojnë. Kemi ndjekur pesë ndeshjet e fundit të…

Read More

Trajneri i Serbisë, Dragan Stojkoviç dhe kapiteni i ekipit Aleksandër Mitroviç u shfaqën të buzëqeshur përpara gazetarëve në konferencën e parë për shtyp në Tiranë, në vigjilje të ndeshjes me Shqipërinë. Stojkoviç u shpreh se kombëtarja serbe do të duhet të luajë një ndeshje perfekte ditën e nesërme për të dalë me tre pikë të plota nga kryeqyteti shqiptar. “Kemi provuar shumë skema në stërvitje. Jam i kënaqur me lojtarët. Do të presim dhe stërvitjen pasi të vendosim për formacionin. Formacioni do të jetë ai që kam unë në kokë. Çdo ndeshje ka diferencat e saj. I kemi analizuar të…

Read More

Futbollistët dhe stafi i serbëve dolën nën masat e rrepta nga ambientet e hotelit ku janë akomoduar dhe drejtohen drejt stadiumit për seancë stërvitore. Kanë qenë forca të shumta policore dhe dy autobusë që kanë shoqëruar gjatë gjithë kohës ekipin serb. Hoteli ku janë akomoduar, është nën masa te rrepta nga policia. Ata do të kryejnë një seancë stërvitore në stadiumin ku do të zhvillohet ndeshja, pra në “Air Albania”, aty ku do të zhvillohet edhe konferenca për shtyp e trajnerit serb dhe një lojtari nga ekip i tyre.

Read More

Mes mbetjeve të një xhamie të rrënuar nga bombardimet izraelite, besimtarët palestinezë në Khan Junus falën namazin e Kurban Bajramit. Besimi te Zoti mposhti jo veç frikën nga rreziku i qëndrimit mes këtyre rrënojave, së bashku me fëmijët e tyre. Të shumtë ishin besimtarët pjesëmarrës në faljen e mëngjesit në xhaminë Al-Aksa të Jeruzalemit, territori i së cilës është bërë shpesh arenë përleshjesh mes tyre dhe hebrenjve.

Read More

150 arkitektë ndërkombëtarë nga Europa, Azia, Amerika Veriore e Jugore, të cilët punojnë në Shqipëri, së bashku me partnerët janë mbledhur në Tiranë për Festivalin “Bread & Heart”. Sot ka nisur pjesa e dytë e punimeve të këtij festivali, me diskutime të reja. Një prej arkitektëve më në zë, japonezi Toyo Ito, nuk mundi që të ishte fizikisht pjesë e këtij festivali në kryeqytet, por ai u bashkua përmes një videomesazhi, ndërsa foli edhe për dy projektet e tij në Shqipëri. “Festivali më ka ftuar, për fat të keq nuk do të jem në gjendje të marr pjesë për shkak…

Read More

Kjo e premte përkon me afatin e fundit për të dorëzuar aplikimet për postin e drejtuesit të ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Në mesin e kandidatëve është edhe ish-drejtuesi I Policisë së Shtetit, Gledis Nano. Në total janë paraqitur katër kandidatë, mes të cilëve edhe Gledis Nano. Kujtojmë se Nano e ka ushtruar detyrën e drejtuesit të Policisë së Shtetit për vetëm 10 muaj, nga tetori 2021 në gusht 2022. Nano u shkarkua me vendim të Këshillit të Ministrave, më 31 gusht 2022, me argumentin se nuk kishte përmbushur objektivat e në krye të detyrës dhe vendin e tij…

Read More

6 vajza të mitura janë përfshirë në një sherr fizik mes tyre, teksa pesë kanë publikuar edhe pamjet filmime në rrjetin social, dukshëm për të denigruar të miturën tjetër. Specialistët për Hetimin e Krimit Kibernetik në Tiranë njoftuan se kanë marrë nën hetim në gjendje të lirë 5 vajzat e dyshuara, teksa referoi edhe materialet në Prokurori për veprime të mëtejshme ndaj tyre. Gjithashtu u referuan materialet në Prokurori për hetim në gjendje të lirë edhe për adoleshentin F. B., 18 vjeç, pasi dyshohet se ka hapur një profil fals, “me atë të cilit përdor shprehje fyese dhe denigruese për…

Read More

Në fund të këtij 4 vjeçari, pjesa dërrmuese e ligjeve të miratuara nga Parlamenti janë ato të sjella nga qeveria. Pak janë iniciativat të marra nga vetë ligjvënësit, ndërsa një pjesë e mirë e tyre presin në sirtarët e Kuvendit, disa që nga viti 2021. Janë 61 projektligje të depozituara nga deputetët që nuk e panë kurrë dritën e votimit në seancë plenare, dhe zor se javët e ngelura në dispozicion mund të mjaftojnë për të pastruar sirtarët e pluhurosur të Kuvendit. 38 nga 61 nisma ligjore të braktisura, i takojnë opozitës. 23 akte të harruara janë nënshkruar nga deputetë…

Read More

Organizata ndërkombëtare policore (Interpol) ka thënë se 20 persona janë arrestuar në Evropë dhe kontinentin amerikan, pas një operacioni të kryer në bashkëpunim me 12 shtete, për të luftuar abuzimin seksual me fëmijë. Operacioni, që është udhëhequr nga policia spanjolle, ka nisur në fund të vitit të kaluar, pasi disa zyrtarë policorë kanë identifikuar grupe mesazhesh online, në të cilat kanë qarkulluar imazhe të shfrytëzimit seksual të fëmijëve. Autoritetet spanjolle i kanë arrestuar shtatë të dyshuar, përfshirë një punëtor shëndetësor dhe një mësues, ka thënë Interpoli. Punëtori shëndetësor dyshohet se i ka paguar të miturit në Evropën Lindore për imazhet…

Read More

Plakja e popullsisë është një nga sfidat më të mëdha të Shqipërisë. Ndaj qeveria ka miratuar dokumentin e moshimit dhe planin e veprimit 2025-2030. Një nga lehtësirat fiskale të parashikuara është përjashtimi nga taksat për pronat e pasurive të patundshme të pronarëve të moshuar. Kjo vlen për taksat që vendosen për shtëpitë e banimit, tokën, apo ullinjtë e vreshtat në zonat rurale. Sakaq edhe në rastet e apartamenteve, shtëpive në bregdet apo zona malore, të cilat mund të përdoren si Airbnb dhe shfrytëzohen për përfitime personale me qëllim rritjen e të ardhurave dhe reduktimin e varfërisë kur pronarët janë individë…

Read More