Author: tirana

Port Durrës Policia Kufitare në bashkëpunim me autoritetet doganore dhe DVP Durrës, gjetën të fshehura në një automjet tre armë zjarri dhe 1580 fishekë luftarakë. Shpallet në kërkim poseduesi i tyre dhe vijon puna për kapjen e tij Automjeti Land Rover tranzit doganor nga Kosova për në Shqipëri me destinacion përfundimtar Republikën Demokratike të Kongos, i cili ka hyrë në Republikën e Shqipërisë nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar Morinë më datë 20.12.2022. Kontenieri ku ndodhej automjeti, ishte i mbyllur në sheshin e kontenierëve në portin e Durrësit që prej dhjetorit të vitit 2022 pasi dërguesi nuk ishte paraqitur për të…

Read More

Jashtë një kafeneje tre blloqe larg nga Arena Kombëtare, dy burra qëndronin mbi karrige dhe po montonin pajisje në tendën mbrojtëse. Dreka e së enjtes sapo kishte kaluar dhe Tirana po përgatitej për një ndeshje që mund të kishte mbushur stadiumin kombëtar të paktën 10 herë. Nuk kishte asnjë vështirësi për të identifikuar flamurin shqiptar, shqiponja e zezë me dy koka që shtrihej nga qendra e saj. Flamuri i dytë që po ngrihej është bërë gjithashtu i zakonshëm. Ai mbante fjalën “Autochthonous”, duke paraqitur një version të hartës së “Shqipërisë së Madhe” që e shndërroi një ndeshje futbolli në një…

Read More

Në orët e mbrëmjes, në qendër të Beogradit, është vrarë me armë zjarri një i ri 24-vjeçar. Sipas informacioneve të nova.rs. i riu është qëlluar me armë zjarri dhe ka ndërruar jetë në vendngjarje. Ministria e Punëve të Brendshme (MUP) ka bërë të ditur se dy persona të panjohur kanë qëlluar disa herë me armë zjarri dhe kanë goditur një burrë që ndodhej në vendin e shoferit në një automjet. Autorët e krimit janë arrestuar ndërsa te njëri prej tyre është gjetur edhe një armë, me të cilët dyshohet se është vrarë i riu. Tre të rinjtë e përfshirë në…

Read More

Një analizë e re gjaku për sëmundjen e Alzheimerit mund të zbulojë me saktësi njerëzit me simptoma të hershme, sugjeron një studim i ri. Ekspertët nga Mayo Clinic në SHBA kanë dhënë dëshmi të mëtejshme se analizat e gjakut mund të përdoren për të diagnostikuar me saktësi demencën duke ekzaminuar dy proteina në plazmën e gjakut. Këto proteina – amyloid beta 42/40 dhe p-tau217 – janë të lidhura me grumbullimin e pllakave amiloide, një nga shenjat dalluese të sëmundjes së Alzheimerit, sipas The Guardian. Studiuesit zbuluan se analiza e gjakut ishte shumë e saktë, me një ndjeshmëri prej 95%, që…

Read More

Shqipëria do të zbresë sot në fushën e stadiumit “Air Albania” për të tentuar të hedhë një hap të rëndësishëm në një përpjekje historike që mund ta përfshijë mes më të mirëve të botës së futbollit vitin e ardhshëm. Për të mbërritur në Botërorin Amerikan janë përpara shumë pengesa, por çdo ndeshje ka peshën e saj. “Tre Luanët” nga ishulli britanik duken të paarritshëm për ne, ndaj rivaliteti me Serbinë mund të jetë vendimtar për të kaluar ose jo Atlantikun. Dueli me Serbinë nuk është asnjëherë një ndeshje e zakonshme, edhe sikur të ishte miqësore, ndeshje lagjesh apo futboll femrash.…

Read More

Për mbarëvajtjen e rendit dhe të sigurisë në ndeshjen Shqipëri-Serbi, do të jetë numri më i lartë i uniformave të angazhuara për një ndeshje. Mësohet se rreth 2000 forca policie do të jenë të angazhuara për garantimin e rendit, përfshirë njësinë RENEA, FNSH, Antiterrorin dhe SHISH. Siguria më e madhe do të jetë mbi përfaqësuesen serbe që do të shoqërohet me forca të shumta policore dhe me masa të rrepta sigurie nga momenti i mbërritjes në Tiranë deri në largim pas përfundimit të ndeshjes. Antiterrori do të ketë rolin kyç. Ne mbeshtetje te tyre po ashtu do te jete reparti…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë sot pamje nga stërvitja e “Defender 25”. Stërvitja zhvillohet nën udhëheqjen e Komandës Europiane të SHBA, në bashkëpunim me vendet aleate dhe partnere të NATO-s. “MIRËMËNGJES dhe me Forcat e Armatosura që vijojnë stërvitjen “Defender 25”, stërvitja ndërkombëtare, një nga më të mëdhatë dhe më komplekset e dekadës së fundit në Europë dhe Afrikë, që zhvillohet nën udhëheqjen e Komandës Europiane të SHBA, në bashkëpunim të ngushtë me vendet aleate dhe partnere të NATO-s ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan Rama.

Read More

Sot moti parashikohet i qëndrueshëm dhe i kthjellët, me kohëzgjatje të orëve me diell në të gjithë territorin, gjatë gjithë ditës. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-juglindje me shpejtësi mesatare deri në 9m/s. Ndërsa valëzimi në det parashikohet të jetë 1 deri në 2 ballë. Temperaturat pritet të shkojnë deri në 36 gradë C në Berat dhe Gjirokastër.

Read More

Dashi Një ditë e tensionuar: Hëna në shenjë sjell nervozizëm dhe nevojën për t’u sqaruar me disa njerëz. Kini kujdes nga polemikat: më mirë të shmangni diskutimet që mund t’ju vënë në vështirësi. DEMI Sipas horoskopit të Paolo Fox (e shtunë, 7 qershor 2025), durimi është thelbësor, veçanërisht në marrëdhënie. Është një kohë e mirë për të zgjidhur keqkuptimet dhe për t’u përqendruar në çështjet financiare. Beqarët mund të krijojnë njohje të reja interesante. BINJAKËT Kreativiteti dhe imagjinata janë në kulmin e tyre falë tranzitit të Jupiterit. Përfitoni nga kjo për të shprehur veten si në sferën e punës ashtu…

Read More

Pak orë pas krimit të ndodhur në Gosë të Rrogozhinës, Policia e Kavajës ka gjetur armën e krimit të përdorur nga autori i dyshuar, i cili gjithashtu u arrestua. Sherri mes fqinjëve këtë të premte përfundoi me veprimin e Shpëtim Osma, i cili ka qëlluar me armë zjarri dy bashkëshortët Sami dhe Nadire Disha, duke i plagosur njërin në këmbë e tjetrin në bark. Pak poas arrestimit të tij, policia vendore konfirmoi se gjeti të fshehur në një mur pistoletën që dyshohet se përdori Osma.

Read More

Kapiteni i Kombëtares, Berat Gjimshiti gjatë konferencës për shtyp, u pyet nga një gazetar serb. Ai e pyeti mbrojtësin edhe për bashkëshorten serbe, por Gjimshiti ia preu shkurt. “Nuk kam ardhur këtu që të përgjigjem për jetën private, jam për futboll dhe këto çështje janë të futbollit, jo personale të Gjimshitit, kështu e lëmë me futboll’’, tha Berati.

Read More

Trajneri i ekipit kuqezi, Sylvinho dhe kapiteni Berat Gjimshiti kanë folur për mediet në “Arenën Kombëtare” para ndeshjes kundër Serbisë. Kapiteni Berat Gjimshiti u ndal te fokusi në këtë duel. “Duhet të mendojmë vetëm për fushën dhe të marrim pikët. Sytë e një kombi te ju? Vetëm me paraqitjen në fushë në 100 përqind, ky është mesazhi, të bëjmë më të mirën në fushë. Kemi pasur kohë dhe e kemi studiuar kundërshtarin që është shumë i fortë, ama edhe ne kemi lojën tonë”, tha kapiteni. Nga ana tjetër, tranjeri tha se ekipi serb është i fortë, por nënvizoi që djemtë…

Read More