Author: tirana

Tifozët shqiptarë ardhur nga çdo cep i Europës, po bëhen gati për t’u futur në stadium. Shihen shumë tifozë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Gjithashtu kanë mbërritur edhe forcat policore, të cilat do të sigurohen të shmangin incidentet gjatë hyrjes për në stadium dhe përgjatë sfidës.

Read More

Tifozat Kuq e Zi janë “lojtari i 12-të” që mungon sot në stadium për Kombëtaren. Ata janë mbledhur në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë dhe me ngjyrat kuqezi, këngët patriotike, plisat dhe vallet, kanë nisur festën; siç duket në videon e regjistruar nga gazetari Ernest Koçi. Pasi UEFA i dha dritën jeshile bashkprganizimit të Euro 2027 për U-21 mes Shqipërisë dhe Serbisë, Tifozat Kuq e Zi dolën kundër FSHF-së (Federatës Shqiptare të Futbollit) dhe prej atëherë kanë humbur vendin specifik që e mbanin në çdo stadium prej 21 vitesh, si edhe biletat e dedikuara për anëtarët e saj. “Lufta”…

Read More

Në mbështetje të Kombëtares, e cila sot luan kundër Serbisë, shihen edhe tifozë të huaj. Njëri prej tyre ka mbi shpinë edhe flamurin kuqezi. Interesi i shqiptarëve për të parë ndeshjen në “Air Albania” ishte tejet i lartë, me rreth 200 mijë kërkesa për bileta. Më shumë se 4 orë nga nisja e ndeshjes ata janë mbledhur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku kanë nisur festën me tupana, këngë patriotike dhe valle popullore.

Read More

Këtë të shtunë një tërmet me magnitudë 5.3 ballë të shkallës Rihter goditi në Malin Athos në Greqi. Epiqendra e tërmetit është në zonën detare në një distancë prej vetëm 9 km në perëndim-veriperëndim të Karyes. Lëkundjet sizmike u ndjenë veçanërisht në Selanik, Halkidiki, Tasos, Kavala dhe zona të tjera. Pesë minuta më vonë, në orën 15:53, ndodhi një tërmet i dytë me epiqendër në të njëjtën zonë, magnituda e të cilit u vlerësua në 3.8 të shkallës Rihter.

Read More

Ndeshja Shqipëri-Serbi, historike e cila luhet mbrëmjen e sotme në ”Air Albania” ka krijuar radhë të gjatë në kufi. Policia e Shqipërisë në bashkëpunim me ambasadën shqiptare në Shkup, ka vendosur të shpërndajë ujë tek të gjitha makinat që po presin radhën në temperatura të larta për të kaluar kufirin në Bllatë, Dibër. Pikat kufitare kanë nisur një procedurë më të thjeshtuar, për të mundësuar kalimin në trojet shqiptare më lehtë.

Read More

Gadishulli i Karaburunit është një destinacion turistik me bukuri unike dhe mjaft tërheqës në vijën bregdetare shqiptare, ndërsa për turistët është kthyer në një atraksion absolut për t’u zbuluar jo vetëm gjatë sezonit veror, por në çdo periudhë të vitit. Kryeministri Edi Rama ka postuar videon e një grupi turistësh që eksplorojnë këtë perlë të rivierës shqiptare, ndërsa e ka etiketuar si “gjiret mbresëlënëse të Karaburunit”. Karaburuni ka një mori gjiresh detare, nga ai i Anglezit, te gjiri i Dafinës, shpella e Haxhi Aliut, gjiri i Ariut që janë vetëm disa prej bukurive natyrore që ofron bregdeti jonian.

Read More

Atmosfera duket elektrizuese me tifozët kuqezi, ndryshe paraqitet situata në pjesën tjetër të Tiranës, në Bulevardin Gjergj Fishta, aty ku është akomoduar përfaqësuesja e Serbisë. Situata për momentin është e qetë aty, por policia ka merakun vetëm kur autobusi i ekipit serb do të hyjë në stadium apo kur të dalë, pasi ka shumë tifozë. Ndërsa për dronët duket se nuk do të jetë problem, pasi janë marrë masat e duhura. Forcat policore janë prezente, por për momentin gjithçka është e qetë, ndoshta ngaqë është koha e pushimit. Më pas kur të shoqërohen drejt stadiumit do të ketë forca të…

Read More

Tragjike është ngjarja në fshatin Rrëmenj të Pogradecit, aty ku një 20-vjeçar i ka dhënë fund jetës . I riu dyshohet se është gjetur i varur në një zonë kodrinore të fshatit. Kanë qenë familjarët që kanë njoftuar policinë e cila ka konfirmuar lajmin ndërsa priten detaje të tjera në vijim. ”Rreth orës 14:40 në fshatin Rrëmenj, është gjetur nga banorët e zonës, pa shenja jete dhe pa shenja dhune në një zonë kodrinore, shtetasi G. D., 20 vjeç, i cili dyshohet se është vetëvarur. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të rastit”,-informon Policia.

Read More

“Taste of Albania” nuk janë thjesht çokollata, por një kombinim i trashëgimisë, cilësisë dhe shijeve autentike shqiptare, të mbështetura nga skemat evropiane të certifikimit të produkteve tradicionale. Kryeministri Edi Rama tregon se një sërë produktesh tradicionale shqiptare janë tashmë të regjistruara nën skemat e cilësisë STG (Specialitet Tradicional i Garantuar) dhe TGJM (Tregues Gjeografik i Mbrojtur), si një hap i rëndësishëm drejt promovimit të trashëgimisë kulinare dhe mbështetjes së prodhuesve lokalë. “”Taste of Albania” nuk janë thjesht çokollata, janë trashëgimia jonë kulinare, me produkte tradicionale të regjistruara nën skemat e cilësisë STG (Specialitet Tradicional i Garantuar) dhe TGJM (Tregues Gjeografik…

Read More

Ish-futbollisti i kombëtares, Eduard Abazi flet për sfidën e sotme kundër Serbisë. Ai apelon për qetësi, vetëkontroll dhe përqendrim nga lojtarët, duke kërkuar që aspektin politik ta lënë mënjanë në këtë përballje. Ai bën një krahasim mes brezave, duke vlerësuar skuadrën aktuale të Kombëtares si më cilësore se ajo e ndeshjes së kaluar me Serbinë në Beograd. ”Unë do t’i dëshiroja atyre një qetësi absolute, të koncentroheshin si stafi teknik edhe grupi i 23 lojtarëve, të cilët nuk duhet ta marrin këtë ndeshje si një finale. T’i largohen të gjitha emocioneve të ngjarjeve historike mes dy shteteve. Ajo lojë që…

Read More

Shqipëria përballet sonte me Serbinë, në ndeshjen e vlefshme për Grupin K për kualifikueset e Botërorit 2026. Kombëtarja synon 3 pikët në një ndeshje mjaft delikate. Trajneri i njohur, Erjon Xhafa tha se në këtë takim doza emocionale nuk fshihet dot. ”Ne kemi marrë pjesë dy herë në Europian. Nuk jemi inferiorë, përjashto skuadrat pretendente. Pjesa emocionale do ndikojë shumë. Stadiumi do ndikojë në momente të caktuara. Ne jemi skuadër që presim. Sot nuk kërkojmë vetëm fitore, por edhe të përballemi me kundërshtarin. Sado që të jenë të ftohtë, apo profesionistë, doza emocionale nuk mund të fshihet. Unë ta jap…

Read More