Plakja e popullsisë është një nga sfidat më të mëdha të Shqipërisë. Ndaj qeveria ka miratuar dokumentin e moshimit dhe planin e veprimit 2025-2030. Një nga lehtësirat fiskale të parashikuara është përjashtimi nga taksat për pronat e pasurive të patundshme të pronarëve të moshuar. Kjo vlen për taksat që vendosen për shtëpitë e banimit, tokën, apo ullinjtë e vreshtat në zonat rurale. Sakaq edhe në rastet e apartamenteve, shtëpive në bregdet apo zona malore, të cilat mund të përdoren si Airbnb dhe shfrytëzohen për përfitime personale me qëllim rritjen e të ardhurave dhe reduktimin e varfërisë kur pronarët janë individë…
Author: tirana
Qeni që lehte nëpër lagje, duket se ka qenë burimi i konfliktit në fshatin Gosë të Rrogozhinës, që çoi në plagosjen e një çifti. Shpëtim Osma u arrestua nga policia pasi plagosi me armë zjarri Sami dhe Nadire Dishën këtë të premte. Shkak i konfliktit mes autorit dhe dy të plagosurve është bërë qeni i këtyre të fundit, që për autorin e dyshuar ishte bërë shqetësim me të lehurat dhe zhurmën që krijonte në lagje. Mes autorit të dyshuar dhe familjes Disha përgjatë ditëve të fundit kishte pasur konflikte të vazhdueshme. Sipas policisë lokale, ngjarja ndodhi rreth orës 10:15. Dy…
Zv/kryeministrja dhe ministrja Belinda Balluku, ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit, me foto nga xhamia e rikonstruktuar në Allajbegi, e ndërtuar para 500 vitesh në Maqellarë të Dibrës. Postimi i plotë Sot u fal Kurban Bajrami në xhaminë e rikonstruktuar, në xhaminë Allajbegi, e cila është ndërtuar para 500 vitesh nga Sheh Murat Bejku, në Maqellarë të Dibrës. Xhamia është monument kulture i kategorisë së parë shpallur në vitin 1974. Ishte lënë në harresë dhe ishte dëmtuar. Në vitin 2024 filloi rikonstruksioni me fonde të qeverisë shqiptare i kësaj perle të islamit dhe sot u hapën dyert…
Federata Serbe e Futbollit ka shpërndarë disa fotografi të lojtarëve serbë që futen në hotelin në Tiranë ku kanë vendosur të qëndrojnë para ndeshjes kundër Shqipërisë, të vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026. “Pas më pak se një ore fluturimi të këndshëm, ekspedita serbe mbërriti në Tiranë, ku pritet të luajë ndeshjen e saj të parë në kualifikueset e Kupës së Botës 2026 kundër vendit pritës, Shqipërisë, të shtunën, më 7 qershor”, thotë federata. “Me të mbërritur në aeroport, lojtarët dhe stafi i trajnerëve po prisnin në pistë autobusët që i çuan në hotelin ku do të qëndrojnë…
Në vijim të njoftimit të dhënë për planin e masave të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë zhvillimit të ndeshjes së futbollit “Shqipëri–Serbi”, ju informojmë se: Rruga nga hoteli ku është akomoduar ekipi i futbollit të Serbisë që ndodhet në bulevardin “Gjergj Fishta”, deri në drejtim të stadiumit “Arena Kombëtare”, përmes bulevardit “Bajram Curri”, pasditen e sotme në orën 16:30 dhe ditën e nesërme në orën 18:45, do ketë kufizime të pjesëshme deri ne 25 minuta në momentin që do eskortohet ekipi për në stadium për stërvitje mbasditen e…
Besimtarët myslimanë festojnë Kurban Bajramin, një nga ditët më të rëndësishme të kalendarit islam. Në Tiranë, mijëra besimtarë mbushën bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për të falur namazin e Kurban Bajramit. Këtë herë festa përkoi të premten, në ditën më të rëndësishme të javës për besimtarët myslimanë, duke dyfishuar vlerën e festës. Komunitetit Mysliman, Bujar Spahiu përpara besimtarëve myslimanë në bulevard përcolli mesazhe paqeje, uniteti dhe dashurie, ndërsa vuri theksin tek reflektimi. “Le të mos e shohim si ditë pushimi dhe konsumi por si ditë adhurimi, ashtu siç është vërtetë, si mundësi për të rindërtuar lidhjet tona me zotin dhe njëri-tjetrin.”…
Dy persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi ishin shpallur në kërkim për veprat penale si “Vjedhja” dhe “Shkatërrimi i pronës”. Veprimet e mëtejshme procedurale për këtë shtetas do të kryhen nga DVP Fier. Njoftim i Policisë: Gjatë 24 orëve të fundit, nga strukturat policore të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, u kapën 2 shtetas në kërkim, të akuzuar për vepra të ndryshme penale. Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, Strukturat e DVP Tiranë bën të mundur kapjen e 2 shtetasve në kërkim, konkretisht: -Specialistët e…
Policia e Lezhës ka finalizuar një operacion të bazuar në inteligjencën informative, duke goditur një rast të shitjes së lëndëve narkotike dhe një tjetër të armëmbajtjes pa leje. Si rezultat, një 22-vjeçar nga Velipoja është arrestuar në flagrancë pasi u kap me doza kanabisi në automjet dhe në banesë, ndërsa një 30-vjeçar, pasagjer në të njëjtin automjet, është proceduar penalisht pasi iu gjetën një armë gjahu, municion luftarak dhe pajisje komunikimi. Policia ka sekuestruar gjithashtu armën, lëndën narkotike, automjetin, municionin dhe pajisjet elektronike. Shengjin2Njoftimi i policisë: Shëngjin/Si rezultat i kontrolleve të kryera bazuar në inteligjencën informative, goditen një rast i…
Një 41-vjeçar, i shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare për vjedhje, është ndaluar në Pikën e Kalimit Kufitar të Kakavijës, teksa tentonte të hynte ilegalisht në Shqipëri nga Greqia. Gjatë kontrollit fizik, në çantën e tij u gjetën plot 160 mijë euro të padeklaruara, të ndara në zarfe. Arrestimi u bë në kuadër të kontrolleve të shtuara të Policisë Kufitare në bashkëpunim me Frontex, për parandalimin e krimeve ndërkufitare. Njoftimi i Policisë: Kontrolle intensive nga Policia Kufitare në bashkëpunim me Frontex, për parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare dhe për kapjen e shtetasve në kërkim. Tentoi të hynte ilegalisht në…
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq pesë persona, shtetas të Kosovës për veprën penale ‘Kontrabanda me mallra të licencuara’ në bashkëpunim. Shtetasit Altin Maqastena, Bekim Zenuni, Andi Grabanica, Ardian Ismajli dhe Ferat Zenuni në dhjetor të vitit 2024, mbërritën nga Stambolli në Shqipëri në Aeroportin e Rinasit me 300.000 euro cash dhe 14 valixhe me medikamente. Pas njoftimit nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave nga kontrolli fizik i tyre, u konstatua vlera prej 300.000 euro. Ndërkohë që pas mbërritjes së bagazheve, nga doganierët e Doganës Rinas, Grupi i…
Një ngjarje e rëndë është shënuar pak minuta më parë në rrugën “Mitat Hoxha”, në vendin e njohur si “Ekualipti”, në Sarandë ku një konflikt mes dy personave ka përfunduar me plagosjen e një të riu dhe përplasje makinash. Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se konflikti është shoqëruar me dhunë fizike dhe përdorim armësh të ftohta. Si pasojë, një automjet ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një tjetër mjet në zonë, duke shkaktuar panik mes qytetarëve. I plagosuri është identifikuar si Devis Saliaj, 21 vjeç, me origjinë nga Tirana. Ai është dërguar me urgjencë në spitalin e Sarandës,…
Rrogozhine rreth ores 10:15 , shtetasi Shpëtim Osma ka plagosur me armë zjarri komshiun e tij shtetasin Sami Disha duke e plagosur ne kembe Eshte plagosur dhe shtetasja Nadire Disha ne bark. “Në fshatin Gos, Rrogozhinë, rreth orës 10:15, dyshohet se si pasojë e një konflikti për motive të dobëta shtetasi Sh. O, ka plagosur me armë zjarri, pistoletë jashtë rrezikut për jetën shtetasit S. D., dhe N.D (autori komshi me çiftin që plagosi). Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, kanë rrethuar zonën dhe vendin ku dyshohet se është fshehur autori. Në…