Deti Adriatik u shndërrua sot në një skenë simulimi për të zhvilluar operacione detare si pjesë e stërvitjes “Defender25”, e konsideruar si stërvitja vjetore më e madhe e Ushtrisë Amerikane në Europë. Ambasada e SHBA-së në Tiranë, bën me dije se dy anije patrullimi nga Skuadroni i Sigurisë së Ekspeditës Detare të Marinës së SHBA-së shoqëruan anijet e Forcës Detare Shqiptare gjatë stërvitjes, e cila përfshiu forcat shqiptare që zbritën me litar dhe hipën në një anije të Forcës Detare. Postimi i plotë Sot, deti Adriatik u shndërrua në një skenë simulimi për të zhvilluar operacione detare si pjesë e…
Author: tirana
Presidenti amerikan, Donald Trump shprehu hapur pakënaqësinë e tij për qëndrimin e Elon Musk, pas kritikave publike që kreu i Tesla-s bëri ndaj “Ligjit të Madh dhe të Bukur”, i cili mbështetet nga Shtëpia e Bardhë. Musk ka shprehur herë pas here kundërshtime, duke argumentuar për një rritje të deficitit. ”Ne kishim një marrëdhënie të shkëlqyer me Elon. Nuk di nëse e kemi më”,-tha Trump në deklarata nga Zyra Ovale, pak më pak se një javë pas fjalëve të ngrohta që shkëmbyen të dy në ditën e fundit të Musk në Shtëpinë e Bardhë. “Jam shumë i zhgënjyer nga Elon”,-theksoi…
Kuqezinjtë vijojnë stërvitjen intensive në prag të një ndeshje shumë të rëndësishme siç është ajo me Serbinë të shtunën e 7 qershorit. Ekipi i drejtuar nga trajneri Silvinjo u stërvit pasditen e sotme në “Shtëpinë e Futbollit”, i cili pati në dispozicion të gjithë grupin, përveç Rey Manaj. Sulmuesit kaloi një gjendje gripale dhe u stërvit veçmas në palestër.Pjesa tjetër e grupit është gati dhe në formë të mirë fizike. Një risi këtë herë ishte afrimi i një tjetër futbollisti nga Superliga. Mbrojtësi i Teutës, Artan Jazxhi, i është bashkuar skudrës vetëm për stërvitje ashti sikur Rimal Haxhiu dhe Akileu…
Kampionati Botëror i Futbollit i IPA-s mbahet për herë të parë në Shqipëri dhe konkretisht në Shkodër nga data 4-8 qershor. Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha tha se ky kampionat është shumë më tepër se një garë sportive. ”Është dëshmi e mikpritjes, e vizionit evropian që kemi ndërtuar me përkushtim, dhe e aftësisë së Shqipërisë për të organizuar me dinjitet ngjarje ndërkombëtare që sjellin bashkëpunim, paqe dhe miqësi, siç e thotë edhe motoja e IPA-s: “Servo per Amikeco”, Shërbim përmes Miqësisë”, tha Hoxha. Gjatë fjalës së tij përshëndetëse gjatë aktivitetit në Shkodër, ministri i Brendshëm foli në emër të qeverisë…
Me 71 vota u ratifikua në Parlament marrëveshja e bashkëpunimit mbi sigurinë dhe mbështetjen afatgjatë ndërmjet Shqipërisë dhe Ukrainës, e nënshkruar më 21 Janar 2025, në Davos. Shqipëria do të ofrojë mbështetje politike, ushtarake, teknike, mbrojtëse dhe humanitare për Ukrainën, si pjesë e angazhimeve dypalëshe dhe ndërkombëtare. Gjatë prezantimit në seancë plenare të kësaj marrëveshjeje, Ministri Hasani nënvizoi se që prej fillimit të agresionit të paprovokuar rus ndaj Ukrainës, Shqipëria ka qëndruar qartë se është në anën e ligjit, të drejtës ndërkombëtare dhe të popullit ukrainas. ”Si vend anëtar i besueshëm i NATO-s, marrim përgjegjësitë e nevojshme në mbrojtje të…
Reshje shiu, erë e fortë dhe breshër kanë përfshirë Dibrën, duke shkaktuar probleme në qarkullimin e mjeteve. Segmenti Sofraçan–Shupenzë i Rrugës së Arbrit është bllokuar përkohësisht, pasi era e fortë ka rrëzuar pemë mbi rrugë, duke e bërë të vështirë lëvizjen e automjeteve. Rruga është bllokuar nga pemët e rrëzuara nga era, ndërsa drejtuesit e mjeteve janë detyruar të ndalojnë për shkak të bllokimit të segmetiti rrugor.
Ariel Tejada, grimeri i famshëm i yjeve botërore si Kim Kardashian, Kylie Jenner, ka ndarë së fundmi me ndjekësit e tij në TikTok një moment të veçantë. Ai shfaqet duke shijuar një byrek tradicional shqiptar, të përgatitur nga këngëtarja e njohur Albërije Hadërgjonaj. Bëhet fjalë për një byrek me mish dhe spinaq, që sipas reagimit të Tejadës ishte shumë i shijshëm. Ky moment i thjeshtë, por i ngrohtë ka shërbyer si një dritare për promovimin e traditës shqiptare në arenën ndërkombëtare, duke treguar edhe njëherë se kuzhina jonë ka potencial të madh për t’u vlerësuar globalisht, sidomos kur përgatitet me…
Pas debateve në Kuvend, deputetët e PS-në kanë miratuar me 71 vota dy nga pikat më të rëndësishme të rendit, ndryshimet në buxhetin e vitit 2025 dhe marrëveshjen e sigurisë me Ukrainën. Gjithashtu me shumicë të thjeshtë 71 vota kanë kaluar edhe disa nga aktet normative dhe marrëveshjet dypalëshe. Një prej pikave të votuara ishte edhe ajo e ratifikimit BE-Shqipëri për Doganat, si dhe Programi Kombëtar i Punësimit të të Rinjve. U vu re mungesa e opozitës gjatë procedurës së votimit të pikave të rendit të ditës të diskutuara, teksa mazhoranca kishte prezentë numrin e nevojshëm të kërkuar në shumicë…
Në kuadër të festës së Kurban Bajramit gjatë ditës së sotme është festuar me madhështinë e duhur ceremonia e therjes së kurbanëve. Në të gjithë trevën e Bulqizës pranë Tyrbeve gjatë pasdites së sotme janë grumbulluar me qindra banorë besimtarë të moshave të ndryshme, për të marrë pjese në ceremoninë e therjes së kurbaneve, ceremoni festive tashmë e kthyer në traditë të përvitshme e spikatur me besimin Bektashi. Pas ritit të therjes së kurbanëve në të gjithë kultet fetare ka nisur dhe shpërndarja e mishit te gjithë pjesëmarrësve që kishin marrë pjesë ne ketë festë, si dhe për gjithë familjet…
Kryeministri britanik, Sir Keir Starmer, do të zhvillojë një takim kokë më kokë me shefin e NATO-s Mark Rutte në Londër javën e ardhshme. ”Mund të prisni që kryeministri të ngrejë çështjen se si mund të sigurohemi që të gjithë aleatët të përmbushin premtimet e tyre të deklaruara në mbështetje të mbrojtjes sonë kolektive, për t’i mbajtur njerëzit të sigurt. Vlen të njihet historiku i Mbretërisë së Bashkuar në shpenzime dhe në fakt kontributi ynë në NATO, si në aspektin e shpenzimeve tona ashtu edhe të aftësive tona”. Mendohet se Rutte po nxit anëtarët e NATO-s që të zotohen të…
Dita Botërore e Mjedisit, e mbajtur çdo vit më 5 qershor inkurajon ndërgjegjësimin dhe veprimin mbarëbotëror për të mbrojtur mjedisin. Kryeministri Edi Rama shkruan se Dita Botërore e Mjedisit na kujton se ndryshimi fillon nga secili prej nesh. ”Me aplikacionin TEA, mund të raportosh çdo problem mjedisor në plazhe, në pak sekonda. Ngarko një foto, përshkruaj problemin dhe ndihmo në mbrojtjen e natyrës. Raportimet dërgohen direkt tek institucionet përkatëse”, u shpreh Rama. E udhëhequr nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Mjedisin (UNEP) dhe që mbahet çdo vit që nga viti 1973, Dita Botërore e Mjedisit është bërë platforma më…
Dy shoferë po kryenin parakalim të gabuar dhe për parkim-ndalim në krahun e gabuar të rrugës, teksa Policia e Qarkullimit i ka identifikuar, lokalizuar dhe gjobitur me 13 mijë lekë të reja në total. ”Në lidhje me dy video të postuara në rrjete sociale, për 2 raste të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, ju informojmë se specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore kanë identifikuar drejtuesit e këtyre automjeteve dhe kanë vendosur gjobë”, bëri me dije policia vendore ditën e sotme (5 qershor). Po ashtu u vendos masa administrative me 10 mijë lekë të rinj, ndaj R.Z, që ka kryer…