Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e Kurban Bajramit.Përmes një postimi në rrjetet sociale Veliaj thekson se duhet të të duhemi më shumë e të urrehemi më pak. Postimi i Veliaj:Gëzuar Kurban Bajramin për gjithë besimtarët myslimanë!Të duhemi më shumë, urrehemi më pak!Të punojmë më shumë, të flasim më pak!Të bashkohemi më shumë, përçahemi më pak!
Author: tirana
Rusia ka ndërmarrë një tjetër valë sulmesh me dronë dhe raketa balistike në disa pjesë të Ukrainës në orët e para të mëngjesit të së premtes, duke shkaktuar të paktën katër viktima në Kiev dhe rreth 40 të plagosur në gjithë vendin. Një korrespondent i CNN në rajonin e Kievit raportoi shpërthime të fuqishme para agimit, ndërsa pamjet treguan zjarr në ndërtesa banimi dhe ekipe zjarrfikësish në veprim. Ndërsa drita e ditës zbardhte, banorët përpiqeshin të nxirrnin sendet nga rrënojat e apartamenteve të dëmtuara, ku muret ishin rrënuar dhe xhamat e dritareve thyer. Automjetet e parkuara ishin të mbuluara me…
Një tjetër rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike është goditur nga Policia e Fierit, në kuadër të operacionit kombëtar “Koordinata”. Gjatë kontrolleve intensive në terren dhe me mbështetjen e teknologjisë ajrore, shërbimet policore zbuluan një parcelë me fidanë kanabisi në zonën e fshatit Gjorgoz, ku u arrestua edhe autori i dyshuar. Ndërhyrja është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të frenuar kultivimin e lëndëve narkotike në territorin e qarkut Fier.
Një aksident tragjik ka ndodhur në qytetin e Malagas, ku një nën-inspektor i Policisë Kombëtare Spanjolle, 48 vjeç, dhe tre persona të dyshuar si pjesëtarë të grupeve kriminale shqiptare, humbën jetën pas një përplasjeje “kokë më kokë” mes dy automjeteve. Ngjarja nisi pas një përpjekjeje për grabitje në një farmaci në rrugën Lope de Rueda, në lagjen Puerto de la Torre. Tre grabitësit, të cilët besohet të jenë anëtarë të një bande të njohur shqiptare, tentuan të grabisin farmacinë, por dështuan dhe u larguan me shpejtësi në një automjet të fuqishëm. Policia Kombëtare dhe ajo vendore u vu menjëherë në…
Presidenti i Republikës Bajram Begaj uron besimtarët myslimanë në festën e Kurban Bajramit. Kreu i Shtetit përcolli mesazhin e tij nëpërmjet llogarive në rrjetet sociale, ku iu uroi shqiptarëve më shumë mirësi dhe gëzime në familjet e tyre. “Kurban Bajrami është dita në të cilën besimtarët myslimanë afrohen më pranë Zotit, është festa e ngadhënjimit të sakrificës së sinqertë dhe besimit në Zot. Kurban Bajrami është dëshmi e pashtershme sesi sakrifica, durimi dhe dashuria i japin njerëzve paqen e tyre të brendshme dhe mposhtin egoizmin, urrejtjen dhe pangopësinë. Uroj nga zemra të gjithë besimtarët myslimanë dhe të gjithë shqiptarët për…
Kryeministri Edi Rama ka uruar besimtarët myslimanë të cilët kremtojnë sot festën e Kurban Bajramit. “GËZUAR KURBAN BAJRAMIN”, shkruan ai në një postim në Facebook. Kurban Bajrami është një festë në të cilën në çdo zemër e vatër duhet të hyjë gëzimi, dora e solidaritetit dhe përkrahjes. Kjo festë është festa e ngjalljes së shpresës dhe e optimizmit për të vazhduar me këmbëngulje besnikërinë ndaj Zotit të gjithësisë, se ai është Falës i Madh, Mëshirues i Pakufijshëm”.
Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në Urën e Re të Kukësit, ku janë përfshirë tre automjete që po udhëtonin në drejtim të Tiranës. Përplasja ndodhi në mes të urës, duke bllokuar plotësisht një kah të lëvizjes. Për shkak të aksidentit, policia rrugore devijoi menjëherë trafikun drejt urës së vjetër mbi lumin Drin i Zi, duke shmangur bllokimin e lëvizjes. Ndonëse u krijua trafik i shtuar për disa minuta, forcat e policisë bënë të mundur orientimin e mjeteve dhe evitimin e radhëve të gjata. Fatmirësisht nga aksidenti nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm për dëme materiale…
Besimtarët myslimanë festojnë sot Kurban Bajramin. Në të gjithë vendin, besimtarët myslimanë e kanë nisur kremtimin e kësaj feste të shenjtë që në orët e para të mëngjesit duke iu drejtuar xhamive për të falur Namazin. Në Tiranë, qindra besimtarë myslimanë falën Namazin në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, por edhe në xhamitë e tjera të kryeqytetit.Kurbani është një festë në të cilën në çdo zemër e vatër duhet të hyjë gëzimi, dora e solidaritetit dhe përkrahjes.Kjo festë është festa e ngjalljes së shpresës dhe e optimizmit për të vazhduar me këmbëngulje besnikërinë ndaj Zotit të gjithësisë, se ai është Falës…
Ditën e premte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, duke sjellë një mot të kthjellët pothuajse në të gjithë territorin. Parashikimet tregojnë për vranësira fare të pakta dhe kalimtare, kryesisht në zonat malore në lindje të vendit. Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – veriperëndim dhe intensitet të ulët, me shpejtësi mesatare që varion nga 1 deri në 7 metra për sekondë. Përsa i përket kushteve detare, pritet një valëzim i lehtë, në nivelin 1 deri në 2 ballë, çka e bën të favorshme lundrimin dhe aktivitetet detare.
DASHI Tensionet dhe ankthet e së kaluarës duket se zbehen, duke ju lejuar të shihni ndjenjat tuaja më qartë. Diskutimet me anëtarët e familjes janë ende të mundshme, veçanërisht me vëllezërit e motrat ose të afërmit e ngushtë, shpesh për çështje trashëgimie ose pasurish familjare. Sa i përket punës, kjo periudhë paraqitet si një kohë për të verifikuar forcën e disa lidhjeve, për t’i kushtuar vëmendje çështjeve ligjore ose burokratike. DEMI Sipas horoskopit të Paolo Fox, ndikimi i Venusit në shenjën tuaj nga nesër do t’u japë një energji të veçantë atyre që po përjetojnë një histori të re dashurie.…
Kandidati për deputet i PD-së për qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja, përsërit angazhimin për t’i shkuar deri në fund rrugës për rinumërimin e votave nga e cila mund të dalë dhe mandati i tij i deputetit. Për të beteja bëhet për transparencë, teksa rrëfeu se ka parë video ku shihet qartë se vota të PD kanë kaluar në favor të mazhorancës. ”E gjithë beteja nuk është për mandatin tim, por për një precedent që ka të bëjë me legjitimitetin që kanë kandidatët për të kërkuar rinumërim. Askush nuk dëmtohet nga transparenca. Kjo është betejë për dinjitet. Kam kërkuar votën më…
Deti Adriatik u shndërrua sot në një skenë simulimi për të zhvilluar operacione detare si pjesë e stërvitjes “Defender25”, e konsideruar si stërvitja vjetore më e madhe e Ushtrisë Amerikane në Europë. Ambasada e SHBA-së në Tiranë, bën me dije se dy anije patrullimi nga Skuadroni i Sigurisë së Ekspeditës Detare të Marinës së SHBA-së shoqëruan anijet e Forcës Detare Shqiptare gjatë stërvitjes, e cila përfshiu forcat shqiptare që zbritën me litar dhe hipën në një anije të Forcës Detare. Postimi i plotë Sot, deti Adriatik u shndërrua në një skenë simulimi për të zhvilluar operacione detare si pjesë e…