Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha gjatë fjalës në seancën e sotme në Kuvend, foli për zgjedhjet e 11 Majit. Hoxha vlerësoi rolin e policisë në këtë proçes dhe theksoi se institucionet u pajisën në kohë me letërnjoftimin elektronik qytetarët që do të votonin. “Më lejoni të shpreh falenderimin tim së pari për çdo qytetar shqiptar që mori pjesë në zgjedhjet e 11 Majit brenda apo jashtë vendit. Pjesëmarrja e tyre është themeli i demokracisë. Si Ministri i Brendshëm jam këtu për të folur për disa aspkete themelore të këtij procesi zgjedhor që lidhen me fushën e përgjegjësisë së kësaj ministrie.…
Author: tirana
Këtë të enjte, Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve mbyll shqyrtimin e ankimimeve të Partisë Demokratike për tre qarqe të tjera. Kështu duke rrëzuar edhe pretendimet e PD-së për qarqet Korçë, Lezhë dhe Gjirokastër. KAS i kishte shtyrë shqyrtimet nga seancat e kaluara, për grumbullim, dorëzim dhe verifikim të tyre, para se të shprehej me vendim. PD u rrëzua në pretendimin e saj për pavlefshmëri të rezultatit të tabelave përbmbledhëse të certifikuara nga KQZ për zgjedhjet e 11 majit dhe përsëritjen e tyre. Demokratët, nëpërmjet përfaqësuesve të tyre Marash Logu dhe Franc Nuri, pretenduan parregullsi gjatë fushatës me “asfaltin elektoral”, përdorim…
Përmes një njoftimi në Facebook, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj fton qytetarët që të aplikojnë në Fondin e Komunitetit përmes të cilit mund të vendosësh edhe një ashensor të ri në pallatin ku banon. Ai shkruan se për të moshuarit dhe pensionistët projektet financohen 100% nga bashkia. ”A e dije se duke aplikuar në Fondin e Komunitetit mund të vendosësh edhe një ashensor të ri në pallatin ku banon? Për të moshuarit dhe pensionistët projektet financohen 100% nga Bashkia e Tiranës. Ndiqe videon dhe mëso më shumë”, shkruan Veliaj. Qëllimi i Fondit të Komunitetit është të nxisë bashkëpunimin…
Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku gjatë fjalës në Kuvend, tha se zgjedhjet e 11 majit ishin një mundësi e humbur për Shqipërinë. Ajo i doli në mbrojtje Sali Berishës, teksa tha se nuk është antishqiptar ai që ngre shqetësimet për vendin, por ai që i kthen në një barrierë që pengon avancimin drejt BE-së. Po ashtu thumboi maxhorancën teksa tha se sot duhet të ishin në parlament të gjithë, me energjinë e fitores. ”Keqardhje që e shoh parlamentin të zbrazur, sidomos nga maxhoranca që duhet të kishte ardhur me energji pas kësaj fitoreje që fatkeqësisht nuk reflektohet as në sallë…
Në mbledhjen e kësaj të enjte, Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve ka vendosur hapjen e kutive në qarkun e Dibrës. 44 qendra votimi do të hapen, për rinumërimin e votave të PD-ASHM për të parë votat preferenciale mes kandidatëve.
Administrata e Presidentit amerikan, Donald Trump po i bën presion Serbisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit, që të pranojnë emigrantët e dëbuar nga Shtete e Bashkuara të Amerikës. Nuk dihet ende nëse i ka bërë kërkesë edhe Shqipërisë. Duke cituar ”Bloomberg News”, kërkesat ndaj vendeve të rajonit janë pjesë e një strategjie më të gjerë të SHBA-së për të gjetur qeveri të huaja, të gatshme për të pranuar emigrantët e dëbuar Gjithçka mbetet pjesë e burimeve konfidenciale, nga ana e Reutes, pasi Shtëpia e Bardhë, Departamenti amerikan i Shtetit dhe Ministria e Jashtme e Serbisë nuk u janë përgjigjur…
Deputeti i PS-së i cili është edhe një nga kandidatët e listës së hapur më të votuar në zgjedhje, Damian Gjiknuri, ka folur sot në Kuvend në lidhje me zgjedhjet e 11 majit. Ai ka thënë se Reforma Zgjedhore është bërë si ka dashur PD dhe mbi të gjitha, sipas tij, është faji që opozita nuk di të bashkohet. ”Çështja e votës së diasporës është shkruar nga e para deri në fund nga opozita dhe ekspertët e saj. Ju lutem mos të harrojmë, ligjin zgjedhor e kemi konsensual, madje raporti i ODIHR-it thotë se siguron një bazë të mirë ligjore…
Të moshuarit do të marrin pension të 13-të. Sipas Dokumentit Politik për Moshimin dhe Planin e Veprimit 2025-2030, rezulton se qeveria planifikon që ky objektiv të arrihet brenda vitit 2030. Ky plan kombëtar për moshën e tretë do të përgatitet nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale me mbështetjen e Fondit të Kombeve të Bashkuara për Popullsinë (UNFPA) dhe e koordinuar nga Qendra Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin (QSHPZH). Plani i Veprimit për Personat e Moshuar 2025-2030, synon të ofrojë një qasje gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme për përmirësimin e cilësisë së jetës së të moshuarve në Shqipëri. Ky plan vjen…
Federata Shqiptare e Futbollit njoftoi me anë të një komunikate se procesi i shpërndarjes së biletave vijon përmes shortit elektronik për ndeshjen Shqipëri–Serbi. Në deklaratë thuhet se të gjithë personat që janë shpallur fitues dhe kanë fituar të drejtën për të blerë bileta duhet të veprojnë sa më shpejt, pasi linku i dërguar është i vlefshëm vetëm për 24 orë nga momenti i marrjes. Pas këtij afati, linku bëhet i pavlefshëm dhe biletat nuk mund të blihen. Për këtë arsye, FSHF u bën thirrje të gjithë fituesve të përfundojnë procesin e blerjes brenda afatit, duke kryer pagesën përkatëse. Ndeshja Shqipëri…
Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve (KAS) pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka miratuar një vendim për rinumërimin e plotë të votave në qarkun e Tiranës. Vendimi u mor pas kërkesës së dy anëtarëve të KAS-it nga radhët e Partisë Demokratike dhe përfshin të gjitha qendrat e votimit, përfshirë edhe kutitë me vota nga diaspora. Për shkak të volumit të madh—rreth 1282 kuti votimi—procesi do të kërkojë kohë për t’u organizuar dhe data e nisjes së rinumërimit mbetet ende e pacaktuar.
Dash Sula: Pas tre mandateve qëndrimi duhet të ishte më i fortë, ne humbëm edhe më thellë, pse ndodhi kjo. Nuk mjafton të thuash na u manipuluan votat. Këtë nuk e bëri Edi Rama, por ne me dorën tonë. Problemi nuk është numri, por besimi i qytetarëve. Cili është faji ynë, që kemi folur me njëri tjetrin, kemi ndarë PD në grupe por jo në vlera. Faji ynë është që jemi marrë më shumë me njeri tjetrin sesa me qytetarët. Në vend të përfaqësojnë qytetarët, përfaqësuam interesat tona. Kjo është arsye pse demokratët nuk dolën në votime, nuk dolën me…
Tensione ka pasur në seancën plenare në Kuvend mes kryetares së Kuvendit Elisa Spiropali dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike Flamur Noka. Ndërkohë që Spiropali njoftoi që në foltore të afrohet deputeti Oerd Bylykbashi për të mbajtur fjalën e tij, pasi Noka nuk foli për procedurë ashtu sicc parashikohet në Rregullore, demokrati bllokoi foltoren. “Nuk po flet për procedurë, gjë të mençur nuk do të na thuash”, tha Spiroapli. Më pas, pas gjuhës së përdorur sipas saj nga Noka, pasi nuk arrihej të dëgjohej se çfarë shprehej demokrati për shkak se mikrofoni i tij ishte i fikur, Spiropali njoftoi…