Author: tirana

Evakuimet emergjente vazhduan të mërkurën në Kanada , e cila është goditur nga zjarre të mëdha të përshkruara si “monstra” nga zjarrfikësit që punojnë ditë e natë, veçanërisht përreth fshatrave të kërcënuara nga zjarret. Për ditë të tëra, provincat e Saskatchewan dhe Manitoba janë përballur me zjarre që i kanë detyruar qeveritë e tyre të shpallin gjendje të jashtëzakonshme. Më shumë se 200 zjarre po digjen në të gjithë vendin, rreth gjysma e të cilave konsiderohen jashtë kontrollit. Shtatë zjarre të reja u raportuan dje. Në të gjithë vendin, më shumë se 31,000 banorë janë detyruar të largohen nga shtëpitë…

Read More

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka urdhëruar mbledhjen e seancës plenare të parlamentit për ditën e sotme në orën 10:00. Rendi i ditës përfshin diskutimin dhe miratimin e një sërë projektligjesh dhe akteve normative që prekin fusha të ndryshme, nga ratifikimi i marrëveshjeve ndërkombëtare deri te ndryshimet ligjore për buxhetin dhe dokumentacionin personal. Pikat kryesore të rendit të ditës janë: Miratimi i procesverbalit të seancës së mëparshme, datë 29 maj 2025. Njoftime të ndryshme. Ratifikimi i marrëveshjes mbi të drejtën detare sipas Konventës së Kombeve të Bashkuara për ruajtjen dhe përdorimin e diversitetit biologjik detar jashtë juridiksionit kombëtar.…

Read More

Tatimet kanë arkëtuar nga deklarimi i të ardhurave personale individuale (DIVA) të vitit 2024 rreth 1,7 miliardë lekë apo 17,3 milionë euro, me rritje prej 1.4% me bazë vjetore, sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve DPT. Shuma e arkëtuar ka ardhur kryesisht nga individët me dy apo më shumë punë, të cilët vazhdojnë të jenë kontribuuesit kryesorë në deklarimet e DIVA-s, për shkak të tatimit shtesë që paguajnë nga rillogaritja në fund të vitit. Gjatë vitit të dypunësuarit i deklarojnë pagat më vete në secilën kompani ku punojnë. Në fillim të vitit të ardhshëm, kur bëhet deklarimi…

Read More

Ditën e enjte vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë i kthjellët si dhe vranësira mesatare kryesisht nga orët e mesditës e pasdite në relievet malore në lindje e juglindje të territorit, të cilat do të shoqërohen me reshje lokale shiu me intensitet të ulët.Era me drejtim nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare deri në 6m/s. Deti – Valëzimi 1-2 ballë.

Read More

DASHI Kini kujdes me shpenzimet tuaja: Mërkuri dhe Jupiteri në një aspekt kompleks sugjerojnë rishikimin e ekuilibrit tuaj ekonomik. Në dashuri, fundjava premton emocione intensive, veçanërisht për beqarët. Një ditë ndriçuese me mundësinë e ndryshimeve të rëndësishme. Përfitoni nga energjia pozitive për të marrë vendime të rëndësishme. DEMI Sipas horoskopit të Paolo Fox (e enjte, 5 qershor 2025), pas një periudhe të vështirë, është koha për shpengim. Mbani larg ndikimet negative dhe përjetoni emocionet me thellësi. Nga e premtja, Venusi favorizon dashuritë e reja dhe stabilizimin e marrëdhënieve ekzistuese. BINJAKËT Kreativiteti dhe imagjinata janë në kulmin e tyre falë tranzitit…

Read More

Portugalia është finalistja e parë e UEFA Nations League pas një përmbysjeje të madhe ndaj Gjermanisë në gjysmëfinalen e zhvilluar në kuadër të Ligës A. Ndeshja, e luajtur në një atmosferë të zjarrtë, përfundoi me rezultatin 1-2 në favor të luzitanëve. Gjermania e nisi më mirë pjesën e dytë, kur Florian Wirtz kaloi “Pancerat” në epërsi në minutën e 48-të pas një asistimi nga Joshua Kimmich. Megjithatë, Portugalia reagoi fuqishëm me dy gola të shpejtë: fillimisht ishte Francisco Conceição që barazoi në minutën e 63-të, ndërsa vetëm pesë minuta më vonë Cristiano Ronaldo shënoi golin vendimtar të fitores në minutën…

Read More

Në Shqipëri do të nisë zbatimin shumë shpejt Programi Kombëtar i Praktikave të Punës në administratën shtetërore dhe institucionet publike. Sipas këtij programi, që u miratua në mbledhjen e sotme të qeverisë, parashikohet që cdo vit, të trajnohen 600 të rinj dhe vetëm 250 prej tyre do të kualifikohen për punësim sipas klasifikimit nga institucionet përkatëse. Programi parashikon 3 muaj trajnim dhe 1 vit punësim me kontratë. Praktika dhe viti i kontratës do njihen edhe si vjetërsi pune. Propozimi u bë nga ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, bazuar në Nenin 100 të Kushtetutës. Ky vendim përmban 8 nene…

Read More

Presidenti amerikan Donald Trump, pati një bisedë telefonike me homologun rus Vladimir Putin. Sipas një postimi të Trump në rrjetet sociale, diskutimi është përqendruar kryesisht në zhvillimet e fundit në Ukrainë dhe shqetësimet ndërkombëtare rreth programit bërthamor iranian. Presidenti amerikan e cilësoi bisedën si “të mirë”, por sqaroi se ajo nuk përfaqëson një hap të menjëhershëm drejt paqes. Sipas tij, presidenti Putin ishte i prerë në qëndrimin e tij lidhur me sulmet ndaj bazave ushtarake dhe aeroporteve në territorin rus, duke i quajtur ato “të papranueshme” dhe duke paralajmëruar se Rusia do të reagojë me vendosmëri. ”Biseda ishte e hapur…

Read More

Ndryshimet atmosferike kanë sjellë edhe pasoja, teksa shkarkesa elektrike ka shkaktuar një viktimë në zonën e Ersekës. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Qinam, kur një banor mësohet se është goditur nga rrufeja, duke humbur edhe jetën në vend. Nga veprimet paraprake, dyshohet se 65-vjeçari me inicialet A.A., ka ndërruar jetë si shkak i shkarkesës elektrike. Policia është duke shkuar drejt vendngjarjes, për të hetuar dinamikën dhe rrethanat e saj.

Read More

I penduari i drejtësisë, Artan Tafani ka dëshmuar ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme lidhur me vrasjen e Albi Bashaliut nga grupi i Laert Haxhiut. Tafani deklaroi se vrasja e Bashaliut do bëhej për nder për Lorenc Lalën, me qëllim për të marrë hak për djemtë e tij. Ai tregoi më tej se Albi Bashaliu lëvizte me një makinë që shiste zogj dhe pula, teksa shtoi se pas vrasjes së tij, makina audi me të cilin ata do të largoheshin nuk u ndez, ç’ka bëri që autorët të përdornin automjetin e viktimës. Pjesë nga dëshmia në GJKKO Unë ndenja…

Read More

Punimet që po kryhen në burgun famëkeq të Spaçit, janë kundërshtuar nga Besim Ndregjoni, kryetar i Shoqatës së të Përndjekurve. Ai ka denoncuar ndërhyrjet si një akt që cenon rëndë autenticitetin historik të këtij vendi simbol të qëndresës antikomuniste. Për riparimet, përfshirë suvatimin, janë një “masakër” mbi kujtesën kolektive, duke kërkuar që çdo ndërhyrje të bëhet në përputhje me origjinalitetin e Spaçit dhe statusin e tij si monument kulture. ”Riparimet po bëhen për një film. Suvatimi nuk duhej bërë, se ky savatim është sot në burgjet shqiptare e jo në kohën e burgut të Spaçit. Punimet duhet të bëhen me…

Read More

Nga Spartak Ngjela Sali Berisha ka hyrë në një rrugë qesharake për të mos dhënë dorëheqjen nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike, sepse ai ka humbur zgjedhjet. Sot të gjitha partitë evropiane të spektrit të tij politik pranuan zgjedhjet e 21 majit 2025 në Shqipëri. Ata indirekt i thanë Saliut se ai duhet të japë dorëheqjen. Kurse Saliu me një logjikë fëminore sokëllin gjatë gjithë ditës se ai i ka fituar zgjedhjet. (!) Por si i ka fituar dhe sa i ka fituar dhe, me çfarë prove elektorale Saliue vërteton fitimin e zgjedhjeve të majit 2025, këtë ai nuk…

Read More