Punimet që po kryhen në burgun famëkeq të Spaçit, janë kundërshtuar nga Besim Ndregjoni, kryetar i Shoqatës së të Përndjekurve. Ai ka denoncuar ndërhyrjet si një akt që cenon rëndë autenticitetin historik të këtij vendi simbol të qëndresës antikomuniste. Për riparimet, përfshirë suvatimin, janë një “masakër” mbi kujtesën kolektive, duke kërkuar që çdo ndërhyrje të bëhet në përputhje me origjinalitetin e Spaçit dhe statusin e tij si monument kulture. ”Riparimet po bëhen për një film. Suvatimi nuk duhej bërë, se ky savatim është sot në burgjet shqiptare e jo në kohën e burgut të Spaçit. Punimet duhet të bëhen me…
Author: tirana
Nga Spartak Ngjela Sali Berisha ka hyrë në një rrugë qesharake për të mos dhënë dorëheqjen nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike, sepse ai ka humbur zgjedhjet. Sot të gjitha partitë evropiane të spektrit të tij politik pranuan zgjedhjet e 21 majit 2025 në Shqipëri. Ata indirekt i thanë Saliut se ai duhet të japë dorëheqjen. Kurse Saliu me një logjikë fëminore sokëllin gjatë gjithë ditës se ai i ka fituar zgjedhjet. (!) Por si i ka fituar dhe sa i ka fituar dhe, me çfarë prove elektorale Saliue vërteton fitimin e zgjedhjeve të majit 2025, këtë ai nuk…
Lulzim Basha dhe ”Euroatlantikët”, do të jenë jashtë Kuvendit të dalë nga zgjedhjet e 11 Majit. Kjo forcë ka reaguar zyrtarisht pas lajmeve se janë mbyllur përfundimisht zyrat pas rezultatit. Përmes një reagimi për mediat, sqarohet se janë në proces ndryshimi të ambienteve ku do të zhvillohet aktiviteti i tyre. Gjithashtu në reagim theksohet se Euroatlantikët janë në fazë analize dhe riorganizimi, duke deklaruar se nuk është hequr dorë nga kauza kundër kapjes së demokracisë dhe zgjedhjeve nëpërmjet pazarit politik Rama-Berisha. Për “zhdukjen” e Lulzim Bashës pas 11 majit, konfirmohet se ai në asnjë moment nuk ka hequr dhe nuk…
Pak ditë më parë një turist nga Britani e Madhe humbi jetën në Durrës, pasi kishte marrë me qira për një xhiro një motorr uji. Siguria e pushuesve në të gjithë vijën bregdetare të Lezhës do të jetë prioritet edhe këtë sezon veror. Bashkia e Lezhës ka caktuar 10 vendqëndrimet për mjetet ujore, ndërsa monitorimi do të jetë i vazhdueshëm në bashkëpunim edhe me Agjencinë Kombëtare të Bregdetit dhe Policinë kufitare. Pjesa më e madhe e vendqëndrimeve të caktuara për motorët e ujit është në Shëngjin. “Janë një te Rana e Hedhur, gjashtë në Shëngjin dhe tre në bregdetin e…
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta vijon që të përdorë rrjetin social Facebook, edhe pse ndodhet në burg. Ai këtë herë ka akuzuar SPAK për keqinformim që u ka bërë gazetarëve ndaj shëndetit të tij dhe pretendon se është ndaluar transmetimi i pamjeve të votimit të tij për të fshehur gjendjen e mirë fizike. Sakaq Meta fton edhe gazetaren Anduena Llabani që ta vizitojë në ambientet e burgut, pas deklaratave të saj në media për gjendjen shëndetësore e psikologjike të tij. ”Nuk njihemi nga afër se nuk na ka rënë rasti, por ju ndoqa në një debat me avokatin…
Autoritetet malazeze planifikojnë të fillojnë prodhimin e dronëve pa pilot, në bashkëpunim me një kompani nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe seria e parë do t’i dhurohet Ukrainës, shkruan në një dokument të Qeverisë së Malit të Zi. Kjo qeveri thekson se kjo nismë është në përputhje me orientimin strategjik të Malit të Zi dhe se, mes tjerash, ajo do të forcojë industrinë vendase të mbrojtjes. “Do t’i përmirësojë kapacitetet e Ushtrisë në raport me NATO-n, do t’i mbështesë nevojat mbrojtëse të Ukrainës, si dhe do ta pozicionojë Malin e Zi si një furnizues të besueshëm të pajisjeve më…
Në Liqenin e Kallabakut në Novesej të Kukësit ofrohet një eksperiencë ndryshe për vizitorët dhe dashamirësit e natyrës së paprekur. Biçikletat e ujit (WaterBike) janë tashmë një mënyrë unike për të shijuar panoramën dhe emocionet e aventurës mbi ujë. Kryeministri Edi Rama ka ndarë në Facebook, një video nga pedalimi i disa turistëve mbi sipërfaqen e qetë të liqenit. ”WaterBike në Kukës! Një trend i ri po lëviz mbi ujë, drejt qetësisë, natyrës, dhe aventurës”, shkruan Rama. Liqeni i Kallabakut është një ujëmbledhës me sipërfaqe rreth 7 ha, i pozicionuar mes pyjeve të përbërë nga ahu, bredhi, mështekna etj.
Këshilli i Ministrave miratoi ndërtimin e centralit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike me kapacitet 82 MW në fshatin Boçovë, bashkia Fier. Investimi do të realizohet nga shoqëria “ALBANIA SOLAR POWER” sh.p.k., dhe nuk është objekt koncesioni apo masash mbështetëse. Afati i ndërtimit dhe vënies në punë është 36 muaj nga data e hyrjes në fuqi të vendimit, ndërsa afati i operimit është 49 vjet. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë së bashku me Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore do të ushtrojnë mbikëqyrje të rregullt gjatë realizimit dhe operimit të impiantit. Shoqëria “ALBANIA SOLAR POWER” ka detyrimin të raportojë çdo tre muaj…
Prokuroria Themelore në Prizren ka bërë të ditur se Policia e Kosovës ka arrestuar të mërkurën 17 persona nën dyshimet se kanë ndotur, degraduar dhe shkatërruar mjedisin përreth lumit Drini i Bardhë në Prizren. Sipas një komunikate të lëshuar për media, Prokuroria dyshon se të pandehurit kanë shkelur Ligjin për Minierat dhe Mineralet, dhe se kanë shfrytëzuar jashtë mase burimet natyrore duke eksploatuar dhe përpunuar rërë dhe zhavorr. Prokuroria ka thënë se të pandehurit dyshohet se kanë kryer veprat penale të ndotjes, degradimit dhe shkatërrimit të mjedisit si dhe atë të shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm, për shkak të mënyrës…
Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha ka pritur në një takim Të Ngarkuarën me Punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Nancy VanHorn. Hoxha e cilësoi takimin si “të frytshëm”, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë dhe të vazhdueshëm mes dy vendeve, veçanërisht në çështjet që lidhen me sigurinë. ”Diskutuam mbi bashkëpunimin e ngushtë dhe të vazhdueshëm në fushën e sigurisë, si shtyllë e rëndësishme e marrëdhënieve tona të shkëlqyera”, deklaroi ministri Hoxha. Ai shprehu mirënjohjen për mbështetjen e SHBA-ve në forcimin e rendit dhe në luftën kundër kriminalitetit, duke e cilësuar këtë mbështetje si thelbësore për një…
Kurban Bajrami do të falet mëngjesin e të premtes në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë. Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka zbuluar edhe programin e këtij kremtimi, që nis që nga ora 05:45 e mëngjesit, me faljen që do e drejtojë kreu i Komunitetit, Bujar Spahiu në orën 06:15 dhe deri te Hutbeja e Bajramit nga imami i xhamisë së “Et’hem Bej”, Elton Karaj. KMSH nënvizon gjithashtu se edhe pritjet tradicionale do nisin nga ora 09:00 dhe zgjasin deri në mesditë. “Gjithashtu ju bëjmë me dije se pritjet tradicionale me rastin e festës së Kurban Bajramit do të zhvillohen në selinë…
Italia është vënë në alarm nga një zjarr i fuqishëm që ka përfshirë Fakultetin e Agronomisë në Universitetin e Tuscia-s në Viterbo. Flakët kanë nisur nga sistemi fotovoltaik që ndodhet në çatinë e ndërtesës C, ku po kryheshin punime për vendosjen e një shtrese hidroizoluese. Zjarri u përhap më pas edhe në laboratorin poshtë, një hapësirë prej 150 me 50 metra. 4 skuadra zjarrfikësish po punojnë intensivisht për fikjen e zjarrit. Për shkak të tymit të dendur, është evakuuar edhe një hotel pranë ndërtesës për sigurinë e banorëve dhe të stafit, raportohet Corrire Della Sera. Laboratori është ai i kimi-se…