Author: tirana

Ndërmarrja e paqes fiskale, por edhe premtimet në fushatën zgjedhore për falje gjobash, konfuzuan qytetarët në muajin maj për shlyerjen e detyrimeve tatimore. Borxhi i akumuluar arriti në 4.7 miliardë lekë, më së shumti si pasojë e subjekteve që nuk shlyen tatimin mbi fitimin, por edhe sigurimet shoqërore e shëndetësore të punonjësve. Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Ilir Binaj sqaron se ndërmarrja e paqes fiskale nuk lidhet me detyrimin që kanë individët dhe bizneset për të shlyer taksat aktuale. ”Nuk mund të themi se çfarë mund ta ketë shtyrë, por besoj që mund të ketë qenë një konceptim i gabuar…

Read More

Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, zhvilloi këtë të mërkurë një inspektim në kantierin e rrugës “Kthesa e Bërdicës-Ura e Bahçallëkut”, një projekt që synon të përmirësojë ndjeshëm qasjen hyrëse në qytetin e Shkodrës dhe infrastrukturën përreth. Gjatë bashkëbisedimit me inxhinierët dhe punonjësit, Balluku theksoi se veçantia e këtij projekti qëndron në ndërtimin e një ure të re paralele, ndërkohë që ura ekzistuese do të ruhet në formën e saj aktuale, pa ndërhyrje strukturore. “Jemi në kantierin e urës së re të Bahçallëkut, që zëvendëson urën që kemi sot, por që nga ana tjetër fillon edhe një zgjerim i…

Read More

Kryebashkiaku i Tiranës ka risjellë në vëmendje historinë e shkollës “Kosova”, një histori që simbolizon më shumë sesa një ndërtesë. Përmes një postimi në rrjete sociale, Veliaj thekson se përmes këtij modeli, Tirana sot numëron mbi 45 shkolla të reja, që janë kthyer në shembuj të infrastrukturës moderne. ”E përmend shpesh shkollën “Kosova” për historinë e saj, se si u la të digjej nga administrata e shkuar me qëllim që të bëhej pallat, jo thjesht se ne morëm vendimin e drejtë për ta shpronësuar e për ta rindërtuar si shkollë, disa herë më të madhe seç ishte. Por, sepse shkolla…

Read More

Partia e Lirisë po ankohet për vjedhjen e votave, kjo edhe duke e gjetur fajtorin tek PD dhe Sali Berisha, duke ngritur dyshime të forta se në Kavajë u devijua vota brenda koalicionit në destinacione të tjera. Sekretari i Përgjithshëm i PL, Tedi Blushi doli sot në një deklaratë për mediat, ku pretendoi vjedhjen e votave, duke vlerësuar raportin e Parlamentit Evropian. ”Vetëm në Narkoshtetin e Edi Ramës mund të ndodhë që të “humbin” 130 mijë fletë votimi, si 130 milion eurot e avulluara të inceneratorit të Tiranës që nuk ekziston. Ky terrorizëm elektoral nuk mund të pranohet kurrë! Shqipëria…

Read More

Presidentja Vjosa Osmani po zhvillon takim me përfaqësuesit e subjekteve politike për konsultime për caktimin e datës së zgjedhjeve lokale. Albulena Haxhiu tha se nga Vetëvendosje preferojnë datën 5 tetor, kurse nga PDK deklaruan se datat e tyre janë 12 dhe 19 tetori. Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes, një ditë më parë bëri të ditur se menjëherë pas konsultimeve, presidentja do të caktojë datën e zgjedhjeve. Haxhiu ka deklaruar për mediat se në takimin me Osmanin është diskutuar dhe për krizën politike, por edhe për mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme.

Read More

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale edhe këtë vit ka marrë masa për të garantuar një sezon turistik të sigurt dhe të shëndetshëm për pushuesit dhe turistët e huaj të cilët do të zgjedhin vendin tonë për të kaluar pushimet verore. Një nga këto qendra është edhe ajo në kalanë e Beratit. Ministrja Albana Koçiu teksa ka shpërndarë pamjet nga vizita në këtë qendër shkruan se ajo do të jetë e pajisur me staf mjekësor 24/7. Postimi i plotë Për herë të parë, në zemër të trashëgimisë sonë kulturore Kalaja e Beratit është hapur qendra shëndetësore verore, në shërbim të…

Read More

“Turi i Kullave’’, një model inovativ për të eksploruar atraksionet shqiptare në kullat e gurta të veriut të vendit tonë vijon të zgjerohet si pjesë e ofertës turistike që ofron Shqipëria. Këtë herë “Turi i Kullave” zgjerohet në Kukës, Has dhe Tropojë, me nëntë kulla karakteristike që i shtohen kësaj eksperience autentike në zemër të veriut shqiptar. Kryeministri Edi Rama ka postuar foto nga këto kulla, që sipas tij i japin “një shtysë të re zhvillimit të turizmit të traditës në Shqipëri”. Rama nënvizoi rëndësinë e këtij turi “me kullat tipike, bujtinat e kuzhinën tradicionale që promovojnë prodhimet cilësore ‘Made…

Read More

Ministri i Shtetit, Taulant Balla komenton miratimin e raportit të fundit për Shqipërinë nga Komiteti për Punët e Jashtme i Parlamentit Europian, duke falënderuar raportuesin Andreas Schieder për vlerësimin dhe mbështetjen ndaj rrugëtimit europian të vendit. ”Falëminderit Raportuesit të Parlamentit Europian, Andreas Schieder, për raportin mbi Shqipërinë të sapo miratuar në Komitetin e Politikës së Jashtme (AFETT). Shqipëria mund të quhet me krenari një ‘udhëheqëse’ ndër vendet kandidate për anëtarësim në BE”, shkruan Balla në një reagim publik. Raporti thekson përkushtimin e Shqipërisë ndaj anëtarësimit në Bashkimin Europian dhe vlerëson progresin e bërë deri tani, por gjithashtu nënvizon rëndësinë e…

Read More

I penduari i drejtësisë, Artan Tafani, ka dhënë një dëshmi për grupin e strukturuar që dyshohet të jetë i drejtuar nga Laert Haxhiu. Ai rrëfen sipas ”A2cnn”, se gjithçka nisi pas një takimi në Dajt, ku për herë të parë u përball me Laert Haxhiun dhe bashkëpunëtorët e tij. “Për Laertin kisha dëgjuar vetëm në TV nëpër lajme, u nisëm për në Dajt. U ulëm tek një restorant. Laerti më mori jashtë, tha hajde flasim pak jashtë. Atë natë ndenjëm atje në Dajt morëm një tip suite. Unë u tremba në fakt se thashë pse më morën mua këta kur…

Read More

Kreu i PD Sali berisha po jep një deklaratë për shtyp nga Brukseli, në lidhje me raportin e miratuar nga Parlamenti Europian. Ai u shpreh se ky raport damkosi regjimin e Ramës, si dhe farsën e ndodhur sipas tij më 11 maj me zgjedhjet parlamentare. “Mendoj se raporti që sapo u miratua në Komisionin e Jashtëm të PPE damkosi në mënyrë të qartë si kristali regjimin e Edi Ramës si një regjim që nuk respekton shtetin ligjor. Si një regjim që shkelmon të drejtat themelore, ndërhyri në sistemin e drejtësisë. U shpreh shqetësim i madh për stokun e madh të…

Read More

Britania do të furnizojë Ukrainën me 100,000 dronë deri në prill 2026, ka thënë qeveria britanike. Premtimi i konsiderueshëm i dorëzimit përfaqëson një rritje dhjetëfish të numrit të dronëve të dhënë Ukrainës vitin e kaluar, shkruajnë mediat britanike. Sipas tyre, John Healey, Sekretari i Mbrojtjes, do të njoftojë sot një takim të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës me 50 vende në Bruksel. Paketa prej 350 milionë paundësh për dronë është pjesë e një iniciative më të gjerë mbështetjeje ushtarake prej 4.5 miliardë paundësh për Ukrainën. Përveç dronëve, Britania tha se kishte dërguar gjithashtu 140,000 predha artilerie në Ukrainë…

Read More

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë u sekuestruan 9000 m2 tokë arë në Fushë Prezë. Në kuadër të hetimit mbi procedimin penal nr.2754 të vitit 2025 të regjistruar për ‘Mashtrim’ dhe ‘Pastrim i produkteve të veprës penale’, rezultoi se shtetasi A.T. arriti të përvetësojë nëpërmjet mashtrimit dhe shpërdorimit të besimit 9000m2 tokë dhe më pas e ka shitur për përfitime monetare. Hetimet nisën pasi shtetasi M.D. kallëzoi në prokurori se toka arë e gjyshit të tij e përfituar me ligjin nr.7501, nuk figuronte më si pasuri e familjes së tij. Nga…

Read More