Në 12 qershor Kolegji Zgjedhor vendos për kërkesën e kandidatëve të PD, Ilir Alimehmeti në Tiranë dhe Shkëlqim Shehu në Kukës, për rinumërimin e votave të zgjedhjeve të 11 Majit.
Author: tirana
Falë inteligjencës policore, kapet në flagrancë një 19-vjeçar që shpërndante lëndë narkotike në Dhërmi. Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë, në kuadër të punës për evidentimin dhe goditjen e rasteve të shpërndarjes së lëndëve narkotike, veçanërisht në zonat turistike, pas marrjes së informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, organizuan kontrolle në fshatin Dhërmi, ku si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: -P. P., 19 vjeç, banues në Lushnjë. Gjatë kontrollit personal dhe në banesën ku ky shtetas qëndronte në Dhërmi, Policia i gjeti dhe sekuestroi 64 doza me lëndë narkotike kanabis, të cilat ky shtetas i…
Për të përballuar krizën e strehimit qeveria greke do të rikthejë “recetën” e suksesshme të dekadës së ’60 , shfrytëzimin e pronave publike për të ndërtuar banesa sociale moderne për mijëra familje. Çelësi i suksesit është tërheqja e investitorëve privatë, të cilëve do t’u jepet mundësia të ndërtojnë me përfitim, kthim të drejtpërdrejt të një pjese të pronës së re.Partneriteti shtet-privat do të menaxhohet me marrëveshje të ndara, ku privatët do të marrin pjesën e tyre të pronës për ta shitur në treg, ndërsa pjesa e banesave sociale mbetet nën kontrollin e shtetit.Sipas projektligjit të përgatitur nga Kryeministria dhe Ministria…
Gjatë monitorimit të akseve rrugore, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe përmbushjen e parametrave të sigurisë në rrugë, shërbimet e Policisë Rrugore të Durrës kanë ndaluar në lagjen nr. 13, Durrës, drejtuesin e një motomjeti. Në momentin e ndalimit, ai i ka ofruar para punonjësve të Policisë, për të shmangur ndëshkimin ligjor, pasi nuk ishte i pajisur me leje drejtimi. Në vijim të veprimeve, drejtuesi i motomjetit, një 20 vjeçar, banues në Durrës, u arrestua në flagrancë për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Një 75-vjeçar është raportuar i zhdukur në qytetin e Korçës, pasi është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më. Ngjarja ka ndodhur më 2 qershor 2025, ndërsa lajmi është konfirmuar nga burime zyrtare të policisë. Bashkëshortja e tij, 71-vjeçarja Zh. F., ka bërë kallëzim në Komisariatin e Policisë Korçë, duke kërkuar ndihmë për gjetjen e tij. Autoritetet kanë nisur menjëherë kërkimet për të moshuarin, ndërsa familjarët janë të shqetësuar për fatin e tij. Njoftimi i policisë: Në Komisariatin e Policisë Korçë ka kallëzuar shtetasja Zh. F., 71 vjeçe, banuese në Korçë, se më datë 02.06.2025, është larguar nga banesa,…
“Hospitality Albania”, shtatë finalistët e fazës II prezantojnë përpara një jurie ndërkombëtare projekt-idetë arkitekturore për rimëkëmbjen dhe modernizimin e rezidencave qeveritare në vend. Më konkretisht, sot, 4 qershor, gara bëhet për dy projekte. Njëri për vilën e ish-udhëheqësit dhe diktatorit shqiptar Enver Hoxha në Vlorë dhe tjetri për një rezidencë qeveritare në zonë e Velipojës. “Duam të rijetëzojmë Shqipërinë që ishte, që është dhe sidomos atë që po bëhet”, theksoi Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro. I pranishëm në këtë event, ishte edhe kryeministri Edi Rama. Në fjalën e tij, ai deklaroi se “kjo është një rrugë e re…
Shkon në 5 numri i personave të identifikuar si të përfshirë në vrasjen e 29-vjeçarit Ermir Dedja në Durrës. Vihen në pranga Erion Ndoni dhe Klodian Berisha. Shpallet në kërkim shtetasi Xhuljano Dyrmishi. Njoftimi i policisë: Veprime të thelluara hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të vrasjes së 29-vjeçarit, në lagjen nr.18, Durrës. Shkon në 5 numri i shtetasve të identifikuar si të përfshirë në vrasjen e 29-vjeçarit. -Identifikohen dhe vihen në pranga 2 shtetas që kanë kontrabanduar në Shqipëri, automjetin që u përdor nga autorët e vrasjes dhe një automjet tjetër që dyshohet se do të përdorej…
Dy persona janë arrestuar pasi dyshohet se kanë vjedhur një kasafortë me 15 000 euro nga një banesë në rrugën “Muhamet Gjollesha” në kryeqytet, më datë 2 qershor 2025. Të arrestuarit janë shtetasit A. Xh., 40 vjeç, dhe L. Gj., 38 vjeç, të dy banues në Vlorë dhe me precedentë të mëparshëm penalë për vjedhje. Sipas hetimeve, njëri prej tyre, A. Xh., ndodhej në masë sigurie “arrest në shtëpi” pikërisht për këtë vepër penale, në momentin kur ka ndodhur ngjarja. Autoritetet kanë sekuestruar edhe automjetin e dyshuar që është përdorur për kryerjen e vjedhjes. Arrestimet u kryen pas hetimeve të…
Pas ankesave të shumta të banorëve, policia e Sarandës ka ushtruar mbrëmjen e djeshme kontroll në lokalin e natës “Foga” në Ksamil. Pas matjes me aparatin matës të zhurmave, muzika e gjeneruar nga lokali rezultoi me decibel më të lartë se limiti i lejuar. Për këtë biznesi u gjobit me 100.000 lek të reja. Policia e Sarandë pritet të intensifikojë kontrollet e këtij lloji në gjithë territorin e vijës bregdetare. Mësohet se është viti i parë që policia në Sarandë pajisjet me aparat të specializuar për matjen e ndotjes akustike.
Për të 26-ën herë deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen për të vazhduar seancën për konstituimin e përbërjes së nëntë parlamentare të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit. Më 2 qershor ligjbërësit refuzuan për të shtatëmbëdhjetën herë rresht që ta formonin një komision për mbikëqyrjen e një votimi të fshehtë për kreun e ri të organit ligjvënës. Ata thonë se është jokushtetuese mënyra se si LVV-ja po tenton që kryeparlamentari të votohet përmes formës së fshehtë, dhe i kanë kërkuar Kushtetueses të marrë “një masë të përkohshme për ndalim të mbajtjes së seancave, derisa me prioritet ta trajtojë…
Kryeministri i endit, Edi Rama ka ftuar vizitorët që të vizitojnë një atraksion turistik siç është ai i Kalasë së Himarës. MIRËMËNGJES 😊dhe duke ju ftuar të njiheni e të vizitoni Kalanë e Himarës këtë verë, ju uroj një ditë të mbarë🫶
Tre motra të mitura që u zhdukën teksa vizitonin babanë e tyre të pastrehë janë gjetur të vdekura pranë Leavenworth, në Qarkun Chelan, Uashington, konfirmoi policia të martën. Ndërkohë, vijon kërkimi për babanë e tyre 32-vjeçar, i cili akuzohet për rrëmbimin dhe vrasjen e tyre. Trupat e motrave Decker — Paitin, 9 vjeç, Evelyn, 8 vjeç dhe Olivia, 5 vjeç — u gjetën vonë të hënën mbrëma pranë kamionit të babait të tyre, në një kamping në Wenatchee. Në zonë po kërkonte edhe një helikopter i Sigurisë Kombëtare, sipas raportimeve nga KIRO 7. Fillimisht, policia e Uashingtonit nuk lëshoi një…