Author: tirana

Sot, vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike, duke sjellë një mot kryesisht të kthjellët dhe me vranësira të pakta kalimtare në disa zona. Era do të fryjë nga drejtimi veriperëndimor me një shpejtësi mesatare prej 7 metra në sekondë, duke mbajtur ajrin të freskët dhe të pastër. Valezimi në det, parashikohet të jetë i ulët, i nivelit 1-2 ballë, çka do të mundësojë kushte të mira për lundrim dhe aktivitet detar përgjatë vijës bregdetare.

Read More

DASHI Po vjen një moment vendimtar në jetën tuaj, i cili kërkon vëmendje dhe reflektim. Nëse përballeni me një zgjedhje të rëndësishme, qoftë profesionale apo personale, mos harroni se afati i fundit për të marrë një vendim është caktuar për 10 qershor. Vendimet e marra gjatë kësaj periudhe do të kenë një ndikim të rëndësishëm në të ardhmen. DEMI Sipas horoskopit të Paolo Fox (e mërkurë, 4 qershor 2025), nuk mungon tensioni i përditshëm, por është e rëndësishme të përpiqeni të çliroheni nga stresi dhe të hapeni ndaj mundësive të reja. Sot Hëna do të shpërblejë intuitat tuaja, duke favorizuar…

Read More

Deputetja e Partisë Socialiste në Parlamentin e ri, Iris Luarasi ka treguar sesi vendosi të bëhej pjesë e listave, teksa ka zbuluar edhe faktin që kjo nuk ka qenë oferta e parë për t’u përfshirë në politikë. Sa i përket opozitës në vendin tonë, Luarasi theksoi se humbja e thellë e tyre duhet të jetë një mësim për të ardhmen. ”Unë mendoj që opozita në këto momente nëse nuk e ka mësuar mësimin dhe rezultati i këtyre zgjedhjeve me rreth 145 mijë vota më pak, kjo tregon që ti ke një problem shumë të madh me votuesin. Ke marrë notën…

Read More

I gjithë sistemi shëndetësor nga Thethi në Ksamil do të jetë në gatishmëri përgjatë gjithë sezonit veror për të garantuar ofrimin e shërbimeve në kohë dhe sa më pranë turistëve. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu së bashku me Ministren e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro dhe Kryetarin e Bashkisë Berat, Ervin Demo prezantuan në Berat programin e Qendrave Shëndetësore Verore, përfshirë Qendrën e re Shëndetësore në Kalanë e Beratit. Ministrja Koçiu gjatë fjalës së saj theksoi masat e marra nga të gjithë strukturat shëndetësore në vend për mbarëvajtjen e sezonit turistik. “Të gjithë strukturave u duhet të…

Read More

Prokuroria e Posaçme dhe autoritetet finlandeze goditën një rrjet të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe sintetike, pas dy vitesh hetime me metoda speciale dhe proaktive, përgjime dhe gjurmime. Një rrjet kriminal i trafikut të drogës nga Shqipëria, Spanja e Holanda drejt Finlandës, me 4 krerë grupesh kriminale që i komandonin nga Shqipëria është goditur nga SPAK në bashkëpunim me autoritetet finlandeze. Mësohen emrat e 6 shqiptarëve që ishin pjesë e trafikut të drogës në Finlandë, ku mes të arrestuarve është edhe një grua. Emrat e 6 shqiptarëve të arrestuar: -Dorjan Luzaj-Geraldo Seferaj-Elton Myftari-Elton Tavani-Erind Teneqexhiu alias Agalliu-Kela Qevani

Read More

Policia e Elbasanit jep detaje nga aksidenti i trefishtë që ndodhi këtë të martë në Elbasan, ku mbetën të plagosur 5 persona. Aksidenti rrugor ndodhi reth orës 17:20, në lagjen “Dyli Haxhire”, vendi i quajtur “Ura e zaranikës”. Në aksident u përfshinë 3 automjete, me drejtues përkatësisht shtetasit D.Z, I.A. dhe E.L. ”Si pasojë janë dëmtuar të tre drejtuesit e automjeteve dhe dy pasagjerë në automjetin me drejtues shtetasin I.A, të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore, në spital”, thotë policia. Elbasan/Informacion paraprak Rreth orës 17:20, në lagjen “Dyli Haxhire”, vendi i quajtur “Ura e zaranikës”, janë përfshirë në aksident…

Read More

Parku Arkeologjik Shkodër edhe këtë vit vijon të jetë një ndër destinacionet e preferuara për turistët nga vende të ndryshme të botës. Kryeministri Edi Rama ka postuar një video nga vizita e turistëve në këtë monument të rëndësishëm në Shkodër. ”Parku Arkeologjik Shkodër mirëpret çdo ditë qindra vizitorë nga mbarë bota duke e çuar në 59,402 numrin total të vizitorëve nga janari në 31 maj”, shkruan Rama. Turistë nga vende si Gjermania, Turqia, Kina, Izraeli por edhe shqiptarë të Kosovës flasin për përshtypjet e tyre për këtë park. ”Ne jemi nga Gjermania. Dhe jemi këtu për herë të parë. Është…

Read More

Në prag të ndeshjes Shqipëri-Serbi, futbollistët kuqezi janë grumbulluar në Tiranë për sfidën e 7 qershorit.Seanca e parë stërvitore u mbajt me dyer të mbyllura, teksa pati vetëm pak minuta hapësirë për mediat në pjesën e nxehjes së lojtarëve. Ndeshja kundër ekipit serb do jetë e treta për kuq e zinjtë pas përballjeve me Anglinë dhe Andorrën. Në dy ndeshjet e para Kombëtarja ka grumbulluar 3 pikë pasi humbi me rezultatin 2-0 në ndeshjen e parë në “Wembley” kundër Anglisë së Tuchel, por siguroi një fitore të rëndësishme ndaj Andorrës në shtëpi. Sfida ndaj Serbisë është ndeshja më e rëndësishme…

Read More

Gazetari dhe analisti Lavdrim Lita, thotë se opozita është e tronditur nga humbja e thellë dhe se Partia Socialiste është e tronditur, por nga fitorja e 83 mandateve. Sipas tij mazhoranca e priste fitoren dhe se kandidatët e fituar duhet të provohen pasi ata përfaqësojnë popullin. Për të opozita duhet të hyjë në një proces analize dhe terapie, dhe se ofroi shumë pak cilësi. ”Opozita do të hyjë në një proces analize dhe terapie. Ne duhet të kuptojmë se PS ka një hambar votash si ata të administratës të cilët janë prezentë në cdo zgjedhje, sigurisht edhe biznesmenët.Opozita ofroi shumë…

Read More

Partia Popullore Europiane (PPE) ka vendosur të përfshijë Shqipërinë në agjendën e saj për misione verifikimi. Vendimi erdhi pas kërkesës nga Sali Berisha, i cili kërkoi ndihmën e PPE-së dhe partive simotra gjatë fjalës së tij në asamblenë politike të PPE në Bruksel për të dërguar një mision faktmbledhës në vendin tonë. Sekretarja e Përgjithshme e PPE-së, Dolors Montserrat, deklaroi: ”Vendosëm të bëjmë dy misione, një në Liban dhe një në Moldavi, por tani do ta vendosim si prioritet edhe Shqipërinë. Mendoj se është një ide e mirë kur na kërkoni diçka, ndaj do ta vendosim si një nga prioritetet…

Read More

Kryeministri i Holandës, Dick Schoof, ka thënë se do të japë dorëheqje të martën, vetëm disa orë pasi popullisti Geert Wilders, e ka larguar partinë e tij PVV nga koalicioni i krahut të djathtë. Këto veprime pritet të rezultojnë me mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme. Ministrat nga partia PPV e Wildersit do të largohen nga kabineti, ndërsa ministrat tjerë do të vazhdojnë punën e Qeverisë në detyrë. Zgjedhjet e reja nuk priten të mbahen para tetorit, dhe formimi i Qeverisë së re zakonisht merr muaj në hapësirën e përçarë politike të Holandës. Këto zhvillime vijnë teksa po përforcohen bindjet e…

Read More