Një operacion i përbashkët i SPAK me autoritetet finlandeze, çoi në goditjen e një grupi kriminal shqiptar të drogës në Finlandë. Kreu i SPAK, Altin Dumani deklaroi se aktiviteti kriminal organizohej në Shqipëri. Dumani shtoi se fokusi i këtij grupi, ishin drogërat sintetike “Aktiviteti shtrihet në vite, e dyta organizatorët, preferonin të rrinin në Shqipëri. Nga këtu organizonin të gjithë aktivitetin kriminal. Janë 54 persona të proceduar, shumica e tyre të dënaur në Finlandë. Në Finlandë, nuk janë vetëm shtetas shqiptarë, por finlandezë, edhe me shtetësi të tjera. Hera e parë që evidentojmë grup kriminal që merrej me trafikim të…
Author: tirana
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e së hënës në një lokal në zonën e Laçit. Ka qenë pronari i lokalit, i cili ka denoncuar në polici se rreth orës 20:30 ka konstatuar të dëmtuar, dyshohet me armë zjarri, vetratën e dritares së lokalit të tij. Policia deklaron sot se po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, ndërsa deru më tani nuk ka autor. “Kurbin/Më datë 02.06.2025, rreth orës 20:30, shtetasi M. P. ka njoftuar Policinë se ka konstatuar të dëmtuar, dyshohet me armë zjarri, vetratën e dritares së lokalit të tij, në lagjen nr. 3, Laç.…
Ditën e sotme, rreth orës 00:15, Policia e Shkodrës ka marrë njoftim se shtetasi E. N., 38 vjeç, rreth orës 19:00, ishte futur për t’u larë në liqenin e Grizhes dhe ishte mbytur. Shërbimet e DVP Shkodër dhe shërbimet e Policisë Kufitare, pas disa orësh kërkime, kanë gjetur dhe kanë nxjerrë nga uji, trupin e pajetë të shtetasit E. N. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ai ka humbur jetën pasi ka pësuar arrest kardiak, ndërkohë që lahej në liqen. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të rastit dhe dokumentimin e shkakut të humbjes së jetës së…
Një fermë në fshatin Domen të Postribës në Shkodër është vënë në karantinë nga drejtoria rajonale e veterinarisë për shkak se disa prej kafshëve të imta dhi kanë rezultuar të infektuara. Pronari i kësaj ferme Zamir Milani thotë se atij i kanë ngordhur 3 krerë dhe një tjetri 6 të tjera, ndërsa ka informacion se kjo sëmundje është përhapur edhe tek delet në atë zonë, por sipas tij fermerët e tjerë nuk flasin për shkak se mund të shkaktohet një lloj frike tek besimtarët musliman që therin bagëtitë pasi jemi në prag të Kurban Bajramit. Fermeri shprehet se ka investuar…
SPAK dhe Policia e Shtetit kanë zhvilluar një operacion antidrogë në mbarë vendin. Mësohet se janë arrestuar persona me letër porosi nga Finlanda, SPAK pritet të dalë në orën 12:30 në një konferencë për shtyp.
Ministria e Arsimit dhe Sportit siguron maturantët, prindërit, mësuesit dhe gjithë publikun e gjerë se provimi i gjuhës së huaj, i Maturës Shtetërore 2025, po zhvillohet në kushte të plota sigurie dhe në transparencë të plotë, sipas rregullores në fuqi duke garantuar standardet më të larta të testimit për 27 mijë maturantët në të gjithë Shqipërinë. Ministria e Arsimit dhe Sportit sqaron maturantët, prindërit, mësuesit dhe gjithë opinionin publik se provimi i parë i Maturës Shtetërore 2025, gjuha e huaj, po zhvillohet sipas standardeve më të larta të sigurisë dhe transparencës, në përputhje me Rregulloren e Maturës Shtetërore. Akti i…
Të paktën 27 palestinezë u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën nga zjarri izraelit pranë një qendre shpërndarjeje ushqimi në pjesën jugore të Rripit të Gazës, thanë autoritetet lokale shëndetësore të martën. Ushtria izraelite tha se forcat e saj hapën zjarr ndaj një grupi individësh që kishin devijuar nga rrugët e caktuara afër qendrës së shpërndarjes së ndihmave humanitare, në Rafah. Ushtria izraelite shtoi se ende po hetonte çfarë kishte ndodhur. Vdekjet ndodhën disa orë pasi Izraeli njoftoi se tre ushtarë izraelit ishin vrarë në luftime në pjesën veriore të Gazës, ndërsa forcat izraelite vazhdojnë ofensivën kundër militantëve të…
Tirana po përgatitet për ndeshjen e shumëpritur mes Shqipërisë dhe Serbisë, e cila do të luhet të shtunën e 7 qershorit, ora 20:45. Ndërkohë, ka nisur çmontimi i bizneseve në zonën e stadiumit “Arena Kombëtare”, aty ku do të luhet ky takim. Kjo është hera e dytë që diçka e tillë ndodh për një ndeshje futbolli, pas finales së Conference League në vitin 2022. UEFA dhe policia këtë ndeshje e konsiderojnë të një rrezikshmërie shumë të lartë edhe pse nuk do të ketë tifozë udhëtues.
Në Fier u finalizua operacioni policor i koduar “Kodimi”, ku u godit një grup kriminal. Në një deklaratë për mediat, drejtuesi i Prokurorisë së Fierit deklaroi se deri më tani, janë arrestuar 4 persona. Ky grup kriminal, merrej me trafik armësh dhe prodhim e shitje droge. “Nga hetimet e deritanishme, është dokumentuar trafikimi i armëve dhe muncioneve, prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike. Janë kryer në datë 2 qershor, janë kryer 13 kontrolle në banesa, magazina, sipërfaqe toke, ku janë gjetur prova. Është bërë arrestimi i 4 personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Këta persona ishin me precedentë të mëparshëm…
Policia e Shtetit Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DPPSh, operacioni policor i koduar “Fake Star 5”. Zbulohen në Rrugën e Arbërit, 2 magazina ku stampoheshin veshje të kontrabanduara, me logo false. Arrestohen 4 shtetas të implikuar në këto veprimtari kriminale.Shpallen në kërkim 2, njëri prej tyre shtetas turk.Procedohen në gjendje të lirë 4 punonjës. Sekuestrohen sasi të mëdha veshjesh, dhjetëra makineri qepjeje, printimi ose stampimi, logo të markave të njohura ndërkombëtare, 6 dokumente të shtetasit turk, një shumë lekësh, njësi kompjuterike, 1 celular, si dhe…
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar përmes një postimi në Facebook, teksa shkruan se këto qendra janë të kompletuara me pajisje, sinjalistikë dhe staf mjekësor të specializuar. Ato do të jenë në shërbim të qytetarëve 24/7, deri në 30 shtator.
Një tërmet i fortë me magnitudë 5.8 ballë të shkallës Rihter ndodhi në orën 02:17 pas mesnatës me orën lokale, në zonën detare midis Rodosit dhe Turqisë. Mediat greke raportojnë se tërmeti ishte intensiv dhe zgjati shumë, por nuk raportohet për njerëz të lënduar, vetëm demë të vogla materiale. Menjëherë pas lëkundjeve, Departamenti i Zjarrfikësve të ishullit kreu kontrolle në pjesë të ndryshme të qytetit. Lëkudnjet ishin shumë të forta dhe banorët dhe turistët e ishullit u tmerruan dhe lanë hotelet ku po qëndronin.