Author: tirana

Kryesocialisti Edi Rama po vijon turin e tij elektoral në qarkun e Fierit. Këtë pasdite po zhvillon takim me rininë socialiste fierake. I shoqëruar nga drejtuesit politikë të qarkut, kandidatët dhe strukturat, kreu i mazhorancës shprehet: ”Mes energjisë së të rinjve që drejtojnë fushatën “Votues i Parë për Pasaportën Europiane”. Fjalët hapëse e mbajtën të rinjtë e shtabit elektoral të PS-së, në sallën e tejmbushur. “Në këtë rrugëtim drejt 11 majit, jemi ndalur për të bërë takime të veçanta me vajzat dhe djemtë, duke filluar me ata që votojnë për herë të parë. Sepse këto zgjedhje janë më të rëndësishmet…

Read More

Partia Socialdemokrate e Shqipërisë (PSD), ka reaguar për incidentin e ndodhur këtë të martë pranë zyrës elektorale në zonën ”Ali Demi” në Tiranë. Kjo duke theksuar se incidenti nuk ka të bëjë me zyrën e saj. PSD ka mohuar çdo përfshirje në konfliktin e ndodhur, duke theksuar se ngjarja ka ndodhur pranë zyrës, por nuk ka asnjë lidhje me ambientin apo aktivitetin e tyre politik. ”Partia Socialdemokrate sqaron opinionin publik se ngjarja e ndodhur këtë mesditë në rrugën “Ali Demi”, nuk ka asnjë lidhje me zyrën tonë elektorale apo me aktivitetin e Partisë Socialdemokrate. Vendi ku ka ndodhur incidenti ndodhet…

Read More

Fushatën elektorale, presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta po e bën me foto të vjetra, pasi ndodhet në burg. Përmes një postimi në Facebook, Meta ka ndarë disa nga pikat që premton koalicioni ”PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore”. Meta po ashtu shkruan se Rama është kryetaksa dhe kryegjoba më grabitqare për shqiptarët. ”Prodhimi vendas “Made in Albania”, ka qenë në këto 12 vjet, nën një kërcënim të vazhdueshëm nga Narkoqeveria, që ka bërë gjithçka për ta asgjësuar, qoftë me “Ballkanin e Hapur”, me taksat plaçkitëse apo me mungesën totale të mbështetjes për të”,-thuhet në postimin e Metës. Postimi i plotë…

Read More

Kryetari i PD-së, Sali Berisha ndodhet në Valencia në Spanjë, aty ku mbajti një fjalim në Kongresin e Partive Popullore Europiane, ku edhe PD është e aderuar. Teksa akuzoi gjendjen e mjerueshme të Shqipërisë, Berisha hodhi edhe akuza për fushatën zgjedhore të 11 majit, duke thënë se Rama po blen vota nëpërmjet “asfaltit elektoral” apo me shpërblime financiare nga buxheti. ”Vota e blerë nga mafia, një makineri e plotë që ka vjedhur zgjedhjet dhe që është parë nga të gjithë. Ky narkodiktator është i lidhur me grupet e tjera kriminale. Në kuadër të zgjedhjeve ka bllokuar debatin televiziv, ka shpërndarë…

Read More

Misioni vëzhgues i OSBE-ODIHR ka publikuar raportin e përkohshëm për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025. Që nga 11 prilli, ishin akredituar 26 organizata kombëtare dhe 10 organizata ndërkombëtare. OSHC-të e kanë informuar MVZ-në e ODIHR-it se mungesa e fondeve do të ndikojë në aftësinë e tyre për të ndërmarrë një vëzhgim gjithëpërfshirës në ditën e zgjedhjeve. Raporti përfshin periudhën 1-21 prill 2025. Në raport theksohet se, “zgjedhjet parlamentare të vitit 2025 zhvillohen në sfondin e ndryshimeve në sistemin zgjedhor dhe futjes së votimit jashtë vendit për herë të parë, duke i shënuar zgjedhjet si një moment të rëndësishëm për…

Read More

Një treshe për merak janë bashkuar së bashku për të sjellë një super këngë siç e njohim të gjithë “Ky marak”. E kemi fjalën për këngëtarin David Dreshaj dhe dy DJ e njohur shqiptar siç janë Dj. PM dhe Dj. Dagz ku do të publikohet me video me 30 prill dhe do ta mund ta dëgjoni kudo nëpër çdo platformë. Producenti dhe arranzhmani dhe beat është bërë nga Engli Versal ( YoooEngli), melodia nga J. Gashi, Engli Versal dhe David Dreshaj, mix master nga po i njëjti nga Engli Versal. Videoklipi është punuar mga Mars Studio ( Endrit Rrahimi) dhe…

Read More

Një sherr ka ndodhur mes disa personave te zyrat e Partisë Social-Demokrate në zonën e Ali Demit në Tiranë. Policia thotë se në vendngjarje janë gjetur 2 fishekë. PSD prej disa viteve drejtohet nga Tom Doshi, i cili më herët ka qenë edhe deputet. Njoftimi i policisë: Rreth orës 14:00, në sallën operative të DVP Tiranë ka ardhur një telefonatë se në rrugën “Ali Demi” kishte një konflikt midis disa shtetasish, në ambientet e një zyre elektorale. Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, është konstatuar i dëmtuar dyshohet me sende të forta xhami i zyrës së subjektit elektoral. Po nga…

Read More

AIDA në bashkëpunim me MEKI-n ju fton të bëheni pjesë e iniciativës që kombinon traditën me inovacionin për të ndërtuar ura të reja mes brezave. Në këtë event të veçantë do të mbledhim mjeshtëritë dhe pasionin e artizanëve tanë. Me pjesëmarrjen e kryeministrit Edi Rama, Ministrit të Ekonomisë Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, artizanëve shqiptarë si dhe partnerëve dhe mbështetësve të këtij sektori. Ky event ka për qëllim, jo vetëm promovimin, por ndërveprimin me target grupe të interesuara për produktet e tyre duke menduar zhvillimin e këtij zanati. Përmes takimeve, workoshope-ve, ekspozitorët e ZAN’ART do të kenë mundësinë të prezantojnë…

Read More

Kryeministri Edi Rama thotë se falë projekteve për diversifikimin e burimeve të energjisë, Shqipëria brenda kësaj dekade do të jetë energjetikisht e pavarur nga çdo zhvillim i jashtëm dhe një vend eksportues neto i energjisë. Teksa vlerësoi praninë e aktorëve të rëndësishëm të fushës në këtë tryezë, Rama tha se fakti se ne jemi aq pranë anëtarësimit në BE, të ulur në një tryezë negociatash, nuk do të mund të imagjinohej nëse do kishim situatën e sektorit të energjisë. “Fakti që sot ne flasim për një prodhim të brendshëm të dyfishuar është shumë domethënës kur mendon se ne nisëm këtë…

Read More

Një histori shokuese duket se është zbardhur nga gjykata e Korçës. Kejsi Spahillari është akuzuar për vrasjen e të dashurit të saj, Antonio Karafili. Ngjarja e trishtë ka ndodhur në Voskopojë, 7 vjet më parë. Asokohe për shkak se Antonio i ndjerë u gjet i varur me një çarçaf në një pemë në periferi të Voskopojës, rasti u hetua dhe regjistrua si vetëvrasje. Antonio ishte viktimë dhe u vra nga Kejsi dhe një person tjetër, Rexhep Vathi. Dyshohet se Kejsi dhe Rexhepi kanë pasur një lidhje paralele dhe kanë mbytur me çarçaf të ndjerin. Kejsi u largua për në Kanada…

Read More

Katër vajza nga Spanja po hetohen në gjendje të lirë nga Policia e Tiranës. Policia konstatoi se ato kthyen një apartament në “Rrugën e Kavajës” në qendër prostitucioni. Gjatë kontrollit në banesë policia gjeti dhe një sasi të vogël kanabisi. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetaset spanjolle A. R., 26 vjeçe, B. P., 26 vjeçe, E. R., 26 vjeçe dhe S. R., 27 vjeçe, pasi u konstatuan në një apartament në rrugën e Kavajës, ku dyshohet se ushtronin prostitucion. Gjatë kontrollit në…

Read More