Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj, ka uruar Presidentin e sapozgjedhur të Polonisë, Karol Nawrocki, përmes një postimi në rrjetin social X, me rastin e fitores në zgjedhjet presidenciale. Postimi i plotë në X: Urime Karol Nawrocki, për fitoren në zgjedhjet presidenciale. Shqipëria vlerëson miqësinë historike mes vendeve tona dhe mbështetjen e fortë të Polonisë për rrugën tonë drejt Bashkimit Evropian. Presim me padurim thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve tona dhe hapjen e të gjitha klasterëve gjatë Presidencës Polake të Këshillit të BE-së.
Author: tirana
Tedi Blushi ka dhënë dorëheqjen nga posti si anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës. Në njoftimin për dorëheqje, Blushi sqaron se ky vendim i tij vjen pas kualifikimit në listën fituese pasi kandidoi për deputet në qarkun e Tiranë. Njoftimi si më poshtë.
Për të njëzetepestën herë me radhë, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar të hënën ta konstituojnë përbërjen e nëntë parlamentare, të dalë nga zgjedhjet e shkurtit. Ligjbërësit refuzuan për të shtatëmbëdhjetën herë rresht që ta formonin një komision për mbikëqyrjen e një votimi të fshehtë për kreun e ri të organit ligjvënës. Çështja e votimit të fshehtë – që u propozua më 1 maj nga kryesuesi i seancës, Avni Dehari, pasi e propozuara e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, nuk arriti në disa votime t’i merrte 61 votat e nevojshme për t’u konfirmuar në post…
Është hedhur shorti për treshen e gjyqtarëve që do të gjykojnë dosjen ‘Partizani’. Sali Berisha dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi do të gjykohen nga Elsa Ulliri, e po ashtu pjesë e trupës gjykuese do të jenë edhe gjyqtarët Bib Ndreca dhe Rudina Palloj.
Rreth 4 hektarë me bimësi e shkurre në nënkurorën e pyllit me pisha të Darëzezës janë djegur nga zjarri masiv që u aktivizua mesditën e djeshme. Sipas informacioneve pranë prefekturës Fier, vetëm një sipërfaqe e vogël me pisha është prekur nga zjarri .Fatmirësisht flakët që u përhapën me shpejtësi u vunë nën kontroll falë një operacioni të përbashkët të shërbimeve zjarrfikëse të Fierit, Roskovecit, Lushnjës, Patosit, punonjësve të pyjores dhe banorëve të zonës, ndërsa dy buldozerë të bashkisë Fier i erdhën në ndihmë situatës kritike për hapjen e korridoreve brenda masivit për të mundësuar hyrjen e mjeteve zjarrfikëse. Gjatë natës,…
Zbardhet plagosja e ndodhur në një piceri në zonën “Ali Demi:” në Tiranë, ku mbeti i plagosur një 15-vjeçar. Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim një 22-vjeçar, punonjës i picerisë, i cili dyshohet se e ka qëlluar me armë zjarri atipike 15-vjeçarin, gjatë një konflikti për motive të dobëta. Arrestohen dhe 3 punonjës të picerisë dhe shpallet në kërkim administratori i saj, pasi nuk kanë kallëzuar për ngjarjen dhe kanë kryer veprime për të penguar zbardhjen e saj. Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për një shtetase 15 vjeçe, për veprën penale “Veprime që pengojnë…
Nga kjo e hënë, 2 qershor, Bashkia e Tiranës hap zyrtarisht procesin e regjistrimit të fëmijëve në çerdhet dhe kopshtet publike të qytetit, si dhe kalimin e tyre nga çerdhja në kopsht. Aplikimi do të kryhet vetëm online, përmes platformës së dedikuar: e-femijet.tirana.alPrindërit do të kenë në dispozicion një afat 20-ditor për të kryer aplikimin, i cili do të mbyllet më 22 qershor. Hapi i parë që prindi duhet të bëjë është ai i regjistrimit në këtë platformë. Pra, një llogari personale me të dhënat bazë të vetë prindit si emri, mbiemri, numri i telefonit dhe adresa e email-it. Pasi…
Dy mjete janë djegur mëngjesin e sotëm në fshatin Sovjan të bashkisë Maliq. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se njëri prej mjeteve është djegur plotësisht, ndërsa mjeti tjetër pjesërisht, ku mund të ketë marrë flakë nga përcjellja e telave të energjisë elektrike që kishte në afërsi. Nga ana e policisë nuk përjashtohet pista e një zjarrvënie të qëllimshme sa i përket mjetit të djegur plotësisht. Që prej mëngjesit të sotëm, po merren në pyetje banorët, si edhe po bëhet krehja e zonës për të parë nëse ka kamera sigurie që do të zbardhin ngjarjen. Burime bëjnë me dije se pronari i…
Tetë persona u plagosën të dielën kur një burrë 45-vjeçar bërtiti “Palestina e lirë” dhe hodhi koktej molotov ndaj një turme gjatë një tubimi në mbështetje të pengjeve izraelite ende të mbajtura në Gaza. Ngjarja ndodhi në Pearl Street Mall, një zonë popullore për këmbësorë pranë Universitetit të Kolorados, ku zhvillohej një tubim paqësor i organizuar nga grupi Run for Their Lives, shkruan Reuters. Të plagosurit, të moshës nga 67 deri në 88 vjeç, u dërguan në spital, dhe të paktën njëri prej tyre ndodhet në gjendje kritike. FBI tha se po e heton ngjarjen si akt terrorizmi. “Bazuar në…
Prifti Kristaq Viso, i cili ra aksidentalisht nga çatia e kishës në Korçë, ka ndërruar jetë në spital. Lajmin e ka konfirmuar Metropolia e Shenjtë e Korçës, duke shprehur ngushëllimet për familjen e tij. Metropolia shprehet se Ati Kristaq Viso shërbeu me përkushtim gjatë gjithë jetës së tij dhe do të mbetet i paharruar në zemrat e besimtarëve. Njoftimi i Metropolisë së Shenjtë të Korçës: Sot fjeti më Zotin Ikonom Stavrofor Atë Kristaq Viso! Mitropolia e Shenjtë e Korçës i shpreh ngushëllime të përzemërta bashkëshortes, vajzave dhe të gjithë familjarëve dhe të afërmve! I lutemi Perëndisë, të cilit i shërbeu,…
Zyrihu, i njohur si kryeqyteti i bankave, çokollatës dhe orëve të shtrenjta, është sot qyteti më i lumtur dhe me cilësinë më të lartë të jetës në Europë. Ai e ka kaluar edhe Vjenën, duke konfirmuar veten si modeli i qytetit të së ardhmes. Sekreti? Një përzierje harmonike mes mjedisit të pastër, sigurisë, shërbimeve cilësore dhe integrimit të suksesshëm shoqëror. Krahasuar me metropolet e mëdha, ka pak, rreth 150 kombësi të ndryshme, një tjetër rekord në Evropë. Një lagje ishte e mjaftueshme për të ndezur debatet. Quhet Zurich West, nga ish-kryeqyteti i bankave, çokollatës dhe orëve në një qytet të…
Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga aksi kryesor i Ksamilit, tanimë i transformuar. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shprehet se ky investim i shërben më së miri rritjes së përvitshme të turizmit. “Mirëmëngjes dhe me aksin kryesor të Ksamilit, të transformuar në një rrugë të bukur urbane për makinat, po edhe për këmbësorët, për t’i shërbyer më së miri rritjes së përvitshme të turizmit, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.