Pritet një ditë me mot të qëndrueshëm në të gjithë vendin. Kthjellimet do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa në zonat kodrinore dhe malore do të ketë alternime të lehta vranësirash. Era do të fryjë nga drejtimi perëndimor, me një shpejtësi mesatare deri në 8 metra në sekondë, pa shkaktuar probleme të dukshme. Deti do të jetë i qetë, me valëzim nga 1 deri në 2 ballë, duke krijuar kushte të favorshme për lundrim dhe aktivitetet detare.
Author: tirana
DASHI Një ditë me zgjedhje sfiduese, veçanërisht në punë. Shmangni impulsivitetin dhe merrni kohë për të menduar për çdo vendim. DEMI Sipas horoskopit të Paolo Fox (e hënë, 2 qershor 2025), ditët e fundit të majit mund t’ju ndihmojnë të kapërceni keqkuptimet dhe keqkuptimet e vogla. Propozime të rëndësishme së shpejti. Muaj reflektimi në dritën e mundësive të shkëlqyera nga qershori. BINJAKËT Kjo është një kohë ideale për të ndërmarrë ndryshime, si në kontekstin tuaj personal ashtu edhe në atë profesional. Prania e Jupiterit dhe Merkurit në shenjë përforcon aftësinë për të mësuar dhe komunikuar në mënyrë efektive. GAFORRJA Qielli…
Nga Elton Metaj Sulmi i shërbimit inteligjent dhe të sigurisë së Ukrainës ndaj flotës ajrore të Rusisë, në një goditje të paprecedentë me dronë ndaj bombarduesve të Moskës, do të hyjë padyshim në historikun e luftrave dhe betejave ushtarake. I planifikuar për një kohë gjatë, me 117 dronë që goditën më shumë se 40 avionë ushtarakë të ushtrisë ruse, goditja është pranuar edhe nga Moska, ndonëse me klasifikimin klasik se “kemi të bëjmë me një sulm terrorist”. Pavarësisht klasifikimit dhe publikimeve a reagimeve të njërës apo tjetrës palë në konflikt, goditja nga ajri me dronë ndaj avionëve të stacionuar rreth…
Paris Saint-Germain ka shkruar historinë duke fituar për herë të parë Champions League, në sezonin 2024/25. Në finalen e zhvilluar kundër Interit të Simone Inzaghit, skuadra e Luis Enrique ka dhuruar një paraqitje mbresëlënëse dhe ka triumfuar me një rezultat të thellë 5-0, duke mos i lënë asnjë shans rivalëve italianë. Ndeshja u zhbllokua që në minutën e 12-të nga Achraf Hakimi, ish-lojtar i Interit, i cili shënoi pas një asisti të talentit francez Désiré Doué. Ky i fundit, vetëm 19 vjeç, ishte pa dyshim ylli i mbrëmjes: shënoi golin e dytë në minutën e 20-të dhe kompletoi dopietën personale…
Ish-banorja e BBV, Egli Tako, ka zbuluar më tepër detaje nga kënga e saj më e re, “Jetë”. Ajo tregoi në “Goza & Gra” se përpara se të futej brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, ka pasur disa projekte muzikore gati. Sa i përket dedikimit, ajo nuk dha një emër konkret, se kujt i referohen vargjet në këngë. “Pikë së pari, sa i përket kinematografikë jam e hapur për të qenë pjesë e një produksioni kinematografik. Kënga nuk qëlloi rastësi, unë kam kryer një shkollë arti, kam pasur pesë materiale muzikore të bëra gati më parë. Përkundrazi… madje nëse…
PSG nuk di të ndalet mbrëmjen e sotme, teksa ka shënuar dhe golin e dytë, 2-0. Në minutën e 20-të, pas një kundërsulmi të shpejt Doue mer një top në hyrje të zonës dhe me një goditje të saktë me të djathtën e dërgon në rrjetë, i ndihmuar dhe nga jë devijim i Dimarco.
Në finalen e Ligës së Kampioneve kundër Paris Saint-Germain, Interi vjen me një aset të çmuar: eksperiencën. Trajneri Simone Inzagi ka vendosur një rekord historik, duke hedhur në fushë një formacion që përfshin tre lojtarë mbi moshën 36-vjeçare, Francesco Acerbi, Henrikh Mkhitaryan dhe portieri Yann Sommer. Ky është një precedent i paparë më parë në një finale të Ligës së Kampioneve, duke e bërë Interin skuadrën e parë që nis një finale me kaq shumë veteranë në fushë. Për më tepër, ekipi zikaltër ka një moshë mesatare prej 30 vjeç e 242 ditë, duke u renditur si skuadra e tretë…
Flamur Noka u bë protagonist në ditët e zgjedhjeve të 11 majit, për shkak të një debati të ashpër me disa persona në Vorë, të cilët sipas tij, po manipulonin procesin zgjedhor. “Vajta në Vorë sepse u informova nga njerëzit tanë atje që, dy persona, njëri prej të cilëve me bexhën e vëzhguesit të KQZ, po votonte rregullisht për çdo qytetar, i shoqëronte dhe votonte për ta. Pra praktikisht po kontrollohej gjithë votimi. Shkoj atje dhe iu kërkoj që të dalin. E njoftova, kam bërë bisedë me policinë. Por çfarë ndodhi? Unë shkoj atje për t’u kërkuar një banditi, një…
Kryeministri Albin Kurti e quajti mendësi arkaike atë që po bën opozita me bllokimin e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit, ku në 24 seanca ende nuk është arritur që të votohet. “Kjo situatë reflekton përballjen me struktura hierarkike, patriarkale dhe të prapambetura. Lufta kundër kryetares së GVV-së nuk është vetëm përplasje politike apo partiake, por edhe përballje gjinore. Gruaja që është votuar më së shumti nga populli i Kosovës në zgjedhjet e 9 shkurtit është Albulena Haxhiu. Në vend që ta respektojnë popullin, e sulmojnë Albulenën,” tha Kurti. Nga ana tjetër, edhe kandidatja për kryetare – e cila është…
Sot është mbrëmja më e rëndësishme e sezonit futbollistik evropian. Për herë të parë në histori, Paris Saint-Germain dhe Inter do të përballen mes tyre dhe në lojë është trofeu më i çmuar në Evropë: UEFA Champions League. Finalja luhet në “Allianz Arena” të Mynihut në orën 21:00, me arbitër kryesor rumunin Istvan Kovacs. Trajneri Luis Enrique ka zgjedhur të aktivizojë titullar Doué në vend të Barcolës për të kompletuar repartin ofensiv përkrah Dembélés dhe Kvaratskhelias. Asnjë surprizë tjetër në formacionin e PSG-së, me Donnarummën mes shtyllave dhe Marquinhos si lider në mbrojtje. Formacionet zyrtare të finales së Champions League:…
Thethi është shndërruar në një destinacion turistik mjaft të preferuar për turistët vendas dhe të huaj. Kryeministri Edi Rama ka postuar foto nga Syri i kaltër, ku shihet i mbushur plot me turistë vendas dhe të huaj që kanë zgjedhur ta vizitojnë këto ditë të fundit të muajit maj. Parku Kombëtar Theth vijon të jetë i preferuari i turistëve në çdo stinë të vitit. Pikat kryesore që turistët vizitojnë në Theth janë Monumenti e Natyrës si Syri i Kaltër, vaskat në Ndërlysë, Ujëvara e Grunasit, kanioni i Grunasit, shtegu Theth-Valbonë, shpella e Arapit, Shtegu i Bjeshkëve të Namuna etj.
Ditmir Bushati, në podcastin e radhës “Public Square”, bisedoi me Marc Saxer, Drejtor i Fondacionit Friedrich Ebert për Azinë dhe Paqësorin. Biseda u fokusua te dinamikat e reja të konkurrencës mes fuqive të mëdha në një rend ndërkombëtar që po ndryshon me ritme të shpejta. Në qendër të debatit ishin transformimi i arkitekturës globale të sigurisë, balancimi mes fuqive të mëdha, sfidat e Europës dhe perspektiva e një rendi të ri-Rendi Ndërkombëtar 2.0. Saxer theksoi se Europa duhet të rimësojë politikën reale të gjeopolitikës dhe të pozicionohet si një aktor autonom në një botë shumëpolare, përmes manovrimit të kujdesshëm midis…