Drejtuesja politike e PS-së në qarkun e Tiranës, Ogerta Manastirliu u shpreh se Tirana është motori i zhvillimit të vendit, gjatë një takimi elektoral me socialistët në Petrelë, Tiranë, ku ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama. Manastirliu vuri në dukje se në zonat rurale janë hapur fronte të reja pune. ”Sot mund të themi se potenciali dikur i pashprehur dhe i pashfrytëzuar i këtyre zonave ka dalë në pah dhe ka kaq shumë mundësi, të cilat kanë hapur fronte të reja pune, kanë filluar të tërheqin akoma më shumë investitorë dhe mbi të gjitha kanë filluar të kthejnë në…
Author: tirana
Lumbardh Salihu, fitues i ”Big Brother Kosova Vip 2”, muajt e fundit e kemi parë të angazhuar në politikë. Edhe pse një figurë e re, shumë interesant me objektivat dhe një fushatë elektorale shumë unike, ai nuk arriti që të siguronte mandatin si deputet pranë LDK-së, forcës politike ku aderon. Edhe pse javët e fundit ka qëndruar në heshtje, duket se Lumi po shijon dhe po çlirohet nga puna disa mujore. Edhe pse fushata ka kosto, duket se qejfin vetes nuk ja ka mohuar, dhe ka shpenzuar. Në një foto të publikuar në Instastory, Lumi është shfaqur teksa mban një…
Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me mbështetës të PS-së në Petrelë, komentoi akuzat e ngritura në media për përpjekje nga ana e tij për t’u takuar me djalin e Presidentit Amerikan në Beograd. Rama tha se pas personave që po përdorin një narrativë të tillë qëndron kreu i opozitës. ”Sot kishte futur në lojë, nëpërmjet një “çyryku” që mban afër familjen e presidentit Trump. Sipas tij, unë paskam bërë përpjekje për të shkuar në Beograd, prandaj dhe nuk vajta për t’i dhënë lamtumirën e fundit Papës në Vatikan. Po prisja të shkoja në Beograd, ku do të shkonte djali…
Djali i presidentit amerikan, Trump Junior ka përgënjeshtruar Partinë Demokratike. Në një postimi në rrjete sociale të Richard Grenell, ku ai i drejtohet Alfred Lelës për të hequr lajmin e cilësuar si të rremë, e ka ripostuar edhe vetë djali i presidentit Trump. Sipas mediave pranë PD, Rama do të shkonte në Beograd për të takuar djalin e presidentit Trump, por e anuloi vizitën. ”I dashur Alfred Lela. E kuptoj që jeni disa ditë larg një zgjedhjeje të rëndësishme. E kuptoj që emocionet janë të larta. Zgjedhjet tuaja i kam parë në heshtje nga anash, sepse Shqipëria është një aleate…
Presidenti rus Vladimir Putin ka shpallur një armëpushim treditor për të shënuar 80-vjetorin e fitores mbi nazifashizmin. Armëpushimi do të zgjasë nga mesnata e 7-8 majit deri në mesnatën e 10-11 majit. “Me vendim të Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Vladimir Putin, për arsye humanitare nga mesnata midis 7 dhe 8 majit deri në mesnatën midis 10 dhe 11 maj, pala ruse shpall një armëpushim. Të gjitha veprimet ushtarake janë pezulluar gjatë kësaj periudhe. Rusia beson se pala ukrainase do të ndjekë këtë shembull”, thuhet në deklaratë. Ministri i Jashtëm ukrainas, Andriy Sybiga komentoi në X mbi deklaratën…
14 kallëzime penale janë regjistruar në Prokuroritë me Juridiksion të Përgjithshëm, që kanë të bëjnë me fushatën elektorale dhe zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Rastet në Tiranë, Fier, Sarandë, Durrës, Elbasan e Gjirokastër, e që janë regjistruar deri ditën e sotme, 28 prill. ”Burimet e njoftimit të veprave penale për kallëzimet e regjistruara, kanë qenë në 7 raste policia gjyqësore, në 3 raste Struktura e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK), në 2 raste subjektet politike, një rast është nisur kryesisht, ndërsa në një rast burimi ka qenë një shtetas”, njofton Prokuroria e Përgjithshme. Njoftimi i Prokurorisë së…
Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, ishte pjesë e tryezës me grupin ndërinstitucional të punës për kapitullin 22 të negociatave me Bashkimin Europian. Teksa ka ndarë fotot nga ty takim, Mazniku shkruan se falë transformimeve të jashtëzakonshme të vendit këto vite dhe falë punës së palodhur të institucioneve po ecet me ritmin e duhur. ”Me grupin ndërinstitucional të punës për kapitullin 22 të negociatave me Bashkimin Europian, të cilat falë transformimeve të jashtëzakonshme të vendit tonë këto vite, e falë punës së palodhur të institucioneve tona po ecin me ritmin e duhur. Krenar për Shqipërinë”,-shkruan Mazniku.
Gjatë një takimi me të rinjtë në qytetin e Fierit, Lulzim Basha solli në vëmendje historinë personale të kandidatit për deputet në këtë qark, Burhan Misiraj. Basha theksoi se Misiraj është një nga figurat më të njohura për rininë dhe demokratët euroatlantikë, falë angazhimit të tij të gjatë në politikë dhe kauza qytetare. Burhani që sot mban emrin e tij, tha se babai ishte komisioner i Partisë Demokratike në zgjedhjet e vitit 1997 dhe u vra nga bandat e armatosura të atij viti në qendër të votimit, teksa ishte duke mbrojtur vullnetin e demokratëve fierak. ”Ai u vra në krye…
Zv/kryeministrja, ministrja dhe drejtuesja politike e PS-së në qarkun Fier, Belinda Balluku këtë të hënë zhvilloi një takim tek ”Azalea Aesthetic”. Teksa ka ndarë video nga takimi, Balluku thekson se kjo klinikë në Lushnje është kthyer në një destinacion të turizmit dentar.
Klodiana Rakipaj, bashkëjetuesja e 58-vjeçarit Renato Hoxhaj, i cili u vra të dielën në Vlorë, thotë se kanë qenë bashkë në banesë përpara krimit dhe se ngjarja ka ndodhur rreth 5 minuta pasi ai i kishte thënë se po dilte për të pirë kafe pranë punës së tij. ”Unë isha brenda në shtëpi, nuk e di. S’e imagjinoja, dhe i thashë rri ore ulur. Rri mos ik tani. Jo më tha, do iki. Do dal. Do ikte të pinte kafe te puna. Në momentin që ai doli, sa doli unë mora rrobat e punës u vesha. Pas 5 minutash si…
Departamenti i Garave në FSHF ka përcaktuar sot datat e zhvillimit të ndeshjeve të fazës “Final 4”, ku do të përcaktohet kampioni i edicionit 2024/2025, si edhe skuadrat që do të marrin pjesë në kualifikueset e UEFA Conference League. Të gjitha ndeshjet do të zhvillohen në stadiumin “Arena Kombëtare”, në periudhën 4–12 maj 2025. Gjysmëfinalja e parë do të luhet më 4 maj, ndërsa gjysmëfinalja e dytë më 5 maj. Finalja për vendin e tretë/katërt është planifikuar për datën 9 maj. Finalja për titullin kampion do të luhet më 12 maj. Pas përfundimit të kampionatit të rregullt, u përcaktuan edhe…
Një ndërprerje masive e energjisë elektrike ‘goditi’ Spanjën dhe Portugalinë pasditen e së hënës, duke shkaktuar shumë probleme në komunikim dhe transport. Operatori spanjoll i rrjetit të energjisë Red Electrica tha se po punonte me kompanitë e energjisë për të rivendosur energjinë. “Shkaqet janë duke u analizuar dhe të gjitha burimet janë duke u dedikuar për zgjidhjen e tij. Ne do të vazhdojmë t’ju informojmë.”, tha ai.