Author: tirana

Nga data 1 maji do të rikthehet në funksion marrëveshja e lëvizjes së lirë mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë. Pas rikthimit të kësaj marrëveshje nuk do të ketë më kontrolle në kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë. Sipas statistikave të fundit nga Dogana e Morinës gjatë mesditës së të shtunës (26 prill) në Shqipëri hynë 4,291 udhëtarë dhe 2,036 automjete. Ndërsa në dalje u regjistruan 3,834 udhëtarë dhe 1,967 automjete.

Read More

Finalizohet operacioni policor kundër krimit kibernetik, i koduar “MISLEADING MESSAGES”. Iu dërgonte qytetarëve të ndryshëm në Shqipëri, link të rremë, për të plotësuar të dhënat bankare, duke u kamufluar si filiali i një banke të nivelit të dytë, me qëllim që t’iu merrte para nga llogaria, falë reagimit në kohë dhe me profesionalizëm, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar. Kapet në flagrancë në një bankomat në Tiranë, duke tërhequr para nga një llogari që e kishte marrë nëpërmjet linkut, Policia vë në pranga 23-vjeçarin nga Franca. 23-vjeçari, pasi kishte hapur linkun në Francë dhe kishte mashtruar qindra…

Read More

Kryeministri i vendit, Edi Rama e ka nisur ditën duke shpërndarë një video me fëmijët e qytetit të Vlorës. Ai thotë se po shikon nga afër kontributet që po japin fëmijët e qytetit bregdetar për “Shtëpinë e Europës”, e cila po ngrihet te kopshti i Skënderbeut në Tiranë. Ky organizim vjen pasi më 16 maj Tirana do të mikpresë udhëheqësit e Evropës në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Europian. Fëmijët kanë përgatitur vizatime të ndryshme, duke dhënë mesazhin e qartë se: Shqipëria është pjesë e Evropës.

Read More

Presidenti i SHBA Donald Trump pretendon se homologu i tij ukrainas, Volodymyr Zelensky është i gatshëm t’i dorëzojë Krimenë Rusisë si pjesë e një marrëveshjeje paqeje, pavarësisht refuzimeve të mëparshme të Kievit për një propozim të tillë. I pyetur nëse mendon se presidenti ukrainas është gati të dorëzojë kontrollin e gadishullit të tij jugor, i cili u aneksua ilegalisht nga Rusia në vitin 2014, Trump u përgjigj: “Unë mendoj se po”. Ai i bëri komentet para gazetarëve pasi u kthye nga Vatikani, ku zhvilloi një takim të shkurtër me Zelenskyn përpara funeralit të Papa Françeskut. Sipas presidentit amerikan, takimi “shkoi…

Read More

Një letër e shkruar nga një pasagjer i Titanikut disa ditë para se anija të fundosej është shitur për një shifër rekord prej 400,000 dollarësh (rreth 350 mijë dollarë) në një ankand në Mbretërinë e Bashkuar. Letra e Kolonel Archibald Gracie u ble nga një blerës anonim në shtëpinë e ankandeve Henry Aldridge and Son në Wiltshire të dielën, me një çmim pesë herë më të lartë se që pritej të shitej, shkruajnë mediat e huaja. Letra është përshkruar si “profetike”, pasi regjistron Kolonel Gracie duke i thënë një të njohuri se do të “priste fundin e udhëtimit” para se…

Read More

Dashi Jeni në çift? Yjet nuk do arrijnë dot sot ta destabilizojnë atmosferën. Mund të keni ndonjë debat të vogël, po që do sqarohet sa hap e mbyll sytë. Beqarët do ëndërrojnë më shumë sesa duhet, ndërkohë që realiteti nuk do jetë aq i bukur sa ata mendonin. Në planin financiar tregohuni më të organizuar nëse nuk doni që gjërat të marrin tatëpjetën. Demi Pritet që marrëdhënia në çift të jetë edhe më harmonike gjatë kësaj dite. Do e gjeni mënyrën e duhur për t’i kërkuar diçka partnerit tuaj dhe ai nuk do mundet t’iu thotë jo. Beqarët do realizojnë…

Read More

Si pasojë e prezencës së një qendre të presionit të lartë atmosferik e vendosur përkatësisht mbi Ballkan, territori shqiptar do të vijojë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, ku moti i kthjellët dhe i ngrohtë do të jetë dominant. Më të theksuara kthjellimet paraqiten përgjatë Ultësirës Perëndimore, ndërsa me kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të karakterizohen zonat malore. Pjesa e dytë e ditës do të shtojë vranësirat në zonat qendrore duke rrezikuar momente me pika shiu duke lënë të gjithë pjesën tjetër të territorit me kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme. Temperaturat e ajrit do të qëndrojnë…

Read More

Një shpërthim i fuqishëm, i cili thuhet se lidhet me një ngarkesë të përbërësve kimik që përdoren për prodhimin e lëndës djegëse të raketave, ka vrarë të paktën 28 njerëz dhe ka plagosur mbi 800 të tjerë në qytetin port, Bandar Abbasit, në jug të Iranit. Autoritetet në Iran nuk kanë dhënë shpjegim të qartë për shkakun e shpërthimit të shtunën në portin Shahid Rajaei, megjithatë ekspertë të pavarur thanë se duket se është shkaktuar nga ruajtja e papërshtatshme i perkloratit të natriumit, një përbërës që përdoret në lëndën djegëse të raketave. Të dielën, mediat shtetërore raportuan se shpërthimi është…

Read More

Partia Demokratike ka reaguar pas njoftimit të SPAK për nisjen e verifikimeve mbi kontratën e saj me një firmë lobimi në Uashington, kontratë e cila është vlerësuar në 6 milionë dollarë për dy vjet. Në një deklaratë për mediat, PD ka akuzuar qeverinë se po përdor SPAK për të shmangur skandale të tjera të mëdha, duke përfshirë ato të lidhura me McGonigal, kartelët e drogës dhe inceneratorët. Në reagimin e saj, PD ka theksuar se kontrata me avokatin e Presidentit Trump është nënshkruar në përputhje të plotë me ligjet e Shqipërisë dhe të SHBA-së dhe se është depozituar siç kërkohet…

Read More

Në Teatrin e Kombëtar të Operës e Baletit është mbajtur mbrëmjen e së shtunës performanca nga “K’cimi i Tropojës” që është në listën e Trashëgimisë Kulturore. Teksa ka ndarë fotot e koncertit, MinistRI i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja thotë se ky është një moment krenarie.“Mbrëmje magjike në TKOBAP, ku festuam K’cimin e Tropojës në listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit në UNESCO, me performanca magjepsëse nga bartës të kësaj tradite ndër breza, bashkëpunime artistike me grupe folklorike dhe muzikantë të njohur të Tropojës, së bashku me Ansamblin Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore”, shkruan Gonxhja.

Read More

Policia greke ka arrestuar Eduard Vushaj, një shtetas shqiptar, i cili ishte shpallur në kërkim për një dënim të dhënë nga Gjykata e Shkodrës në vitin 2016. Vushaj, i cili u arrestua në Greqi ishte dënuar me 16 vjet burgim për vjedhje me armë, e kryer në vitin 2013 në fshatin Grabom. Gjatë këtij akti kriminal, ai dhe një tjetër shtetas kishin ndaluar një automjet dhe, duke përdorur armë kishin marrë paratë dhe automjetin e dy personave, të cilët i plagosën gjithashtu me thikë. Aktualisht, po vijon bashkëpunimi ndërkombëtar për ekstradimin e 39- vjeçarit në Shqipëri. Si rezultat i informacionit…

Read More

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka njoftuar se ka nisur një hetim lidhur me një kontratë lobimi të nënshkruar nga Partia Demokratike. Në një deklaratë për mediat, zyra e shtypit e SPAK sqaron: “Ju informojmë se Prokuroria e Posaçme ka filluar verifikimet në lidhje me kontratën e lobimit të Partisë Demokratike.” Ky reagim erdhi një ditë pas shpërndarjes së lajmit për një kontratë lobimi prej 6 milionë dollarësh, të nënshkruar nga Partia Demokratike me një kompani në Uashington DC, me një periudhë dyvjeçare. Sipas dokumenteve, kontrata është firmosur më 4 prill nga sekretari i përgjithshëm i…

Read More