Zgjedhjet e 11 Majit mbaruan, por rezultati ende nuk është vulosur. Partia “Mundësia” ka siguruar dy mandate në qarkun Tiranë, dhe ka depozituar një kërkesë zyrtare pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, duke kërkuar njohjen si palë e interesuar në shqyrtimin e ankesës së bërë nga Partia Demokratike. Partia “Mundësia” i është drejtuar KAS, duke kërkuar të marrë pjesë në seancën e shqyrtimit të kërkesës së PD-së, e cila kërkon anulimin e zgjedhjeve në Qarkun Tiranë, si dhe në rastet e tre kandidatëve që kanë kërkuar rinumërim të votive, si Alimehmeti, Hoxha dhe Hajdarmataj Për ta çdo vendimmarrje e mundshme e…
Author: tirana
Refugjatët që Italia kërkon ti sjellë në kampin e ndërtuar në Gjadër, është një temë e nxehtë në Itali. Gjykata e Kasacionit në Itali është tërhequr nga vendimi i saj i 8 majit dhe i ka referuar Gjykatës Evropiane të Drejtësisë dy raste mbi ndalimin e emigrantëve. Gjyqtarët ngritën dyshime në lidhje me përputhshmërinë me ligjin evropian. Seksioni i parë penal në fakt ka rrëzuar një vendim të mëparshëm të 8 majit, në të cilin, duke pranuar apelin e Ministrisë së Brendshme ndaj vendimit të gjyqtarëve romanë, e kishte barazuar qendrën e Gjadrit me ato të vendosura në Itali. Çështjet…
Emgrimi masiv është një çështje shqetësuese për presidentin e Amerikës, Donald Trump. Ndaj dhe ambasada e Amerikës në Shqipëri ka shpërndarë një mesazh të shkruar nga Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio. Ai shpreh shqetësimin për rritjen e emigrimit masiv, fenomen të cilin ai e ka barazuar me trafikimin e qenieve njerëzore, teksa shprehet se nuk asgjë të dhembshur apo humanitare nga emigrimi, por sjell vetëm përfitime për trafikantët. “Ne duam të parandalojmë emigrimin masiv sepse ai i jep shtysë trafikimit të qenieve njerëzore. Në shumë raste, emigrimi masiv është trafikim i qenieve njerëzore.Nuk ka asgjë humanitare, asgjë të dhembshur…
Kampioni shqiptar dhe evropian i peshave të rënda, Nelson Hysa, do të boksojë kundër gjermanit Patrick Korte. Sfida do të mbahet më 7 qershor në Londër. ”Për herë të parë do të boksoj në Ipsuich, ne stadium. Biletat janë të shituara dhe do të jenë 30 mijë vetë atë ditë. Së pari përfaqësoj Shqipërinë dhe më pas Nelsonin”,-u shpreh boksieri Hysa. Në ndeshjen e organizuar nga promotori më i suksesshëm në botë Frank Warren, boksieri shqiptar do të kërkojë të mbrojë titullin kampion evrope në federatën WBO. Falë fitores së fundit në muajin mars Nelson Hysa u rendit i 11…
3 kryebashkiakë socialistë fituan mandatin si deputet në zgjedhjet e 11 Majit, duke ndërprerë punën e tyre si drejtues të pushtetit vendor. Berati, Tepelena dhe Mati prej gati tre muajsh nuk kanë një kryetar të zgjedhur. Edhe pse dorëheqja e tyre është bërë publike që më 11 mars dhe të tre do të jenë në Parlamentar, Këshilli i Ministrave nuk e ka njoftuar Presidentin për vakancat në këto tre njësi vendore. Ligji për vetëqeverisjen vendore dërgon te Kodi Zgjedhor, i cili sanksionon se zgjedhjet duhet të mbahen jo më parë se 30 ditë dhe jo më vonë se 45 ditë…
Hardh Fest, një nga festivalet muzikore në Kosovë, do të mirëpresë këtë vit një emër të veçantë të skenës ndërkombëtare, artistin estonez Tommy Cash. Performanca e tij do të jetë pjesë e edicionit të radhës, që si zakonisht mbahet në fillim të muajit shtator në qytetin e Rahovecit. Tommy Cash u bë një nga emrat më të përfolur të Eurovisionit këtë vit, duke përfaqësuar Estoninë me këngën e tij “Espresso Machiato”. Kënga e tij fitoi popullaritet të madh edhe para fillimit të festivalit evropian, duke u bërë virale në rrjete sociale dhe në media.
KQZ ka rrëzuar pretendimet e PD-së për “trenin bullgar” të pretenduar për ngjarjen e Peqinit. PD tha se kishte kapur fletë votimi në një lokal dhe që përdoreshin nga PS për manipulim të procesit. Në shkresën që KQZ i ka dërguar përfaqësuesit ligjor të PD-ADSHM, Franc Nuri, mbi kërkesën për ekspertim të datës 23 maj, thuhet qartë se asnjë fletë votimi zyrtare e KQZ-së nuk ka dalë jashtë qendrës së votimit nr. 45 Peqin, (fshati Pekisht). “Gjatë procesit të marrjes në dorëzim të bazës materiale të dërguar nga KZAZ nr. 45, Peqin, nuk është evidentuar ndonjë rast ku fletë votimi…
Kryeministri Edi Rama në një video të postuar në Facebook, jep lajmi që Shqipëria po shndërrohet në një hub rajonal inovacioni, me potencial të lartë njerëzor, kosto të ulëta operacionale dhe me komunitet të ri dhe kreativ. Vlerësimi u dha në samitin ACT NOW 2025 në Tiranë, ku u lançua fushata ”ALBANIA FUTURE NOW”. Postimi i plotë Sot, në samitin ACT NOW 2025 në Tiranë, lançuam fushatën “ALBANIA FUTURE NOW” të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit & EU4 Innovation, zbatuar nga GIZ Shqipëri, për të promovuar ekosistemin tonë të inovacionit brenda dhe jashtë vendit. Shqipëria po shndërrohet në një…
Antimafia italiane pritet që të trajnojë oficerët e Policisë Shqiptare në luftën kundër krimeve në fushën e kriptomonedhave. Premtimi u bë nga drejtori i hetimit Antimafia Michele Carbone gjatë një takimi me drejtorin e Policisë së Shtetit, Ilir Proda në Tiranë. Gjatë këtij takimi, dy drejtuesit vlerësuan bashkëpunimin e deritanishëm ndërinstitucional mes Policisë së Shtetit, DIA-s dhe Policisë italiane. Carbone çmoi profesionalizmin e Policisë së Shtetit në luftën kundër krimit të organizuar dhe theksoi se ngritja dhe funksionimi i 14 skuadrave të përbashkëta hetimore dhe operacionet e kryera deri tani, janë dëshmi e angazhimit reciprok. Dy drejtuesit vlerësuan gjithashtu kontributin…
Piramida e Tiranës është tani qendra e një kryeqyteti në lulëzim.Kështu shkruan media ndërkombëtare Bloomberg për kryeqytetin shqiptar ndërsa e cilëson Piramidën si një simbol të Shqipërisë në ndryshim.Ndërtesa e lartë e epokës komuniste për ish-diktatorin Enver Hoxha, i cili sundoi vendin për më shumë se 40 vjet pas Luftës së Dytë Botërore, ofron pamje të qarta të qendrës së qytetit. Bloomberg shkruan se Pamja e re e rafinuar e Piramidës është një lloj mikrokozmosi për zhvillimin në kryeqytetin e Shqipërisë, ku praktikat perëndimore duket se dominojnë. Ndërsa një bum ndërtimesh ka sjellë vende pune dhe rikonstruksione të rrugëve, shesheve…
Kombëtarja e Serbisë ka publikuar sot listën përfundimtare me 25 futbollistë që do të udhëtojnë drejt Tiranës për sfidën kundër Shqipërisë, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror 2026. Ndeshja do të zhvillohet më 7 qershor në stadiumin “Arena Kombëtare”. Nga lista paraprake me 29 emra, trajneri Dragan Stojkoviç ka vendosur të përjashtojë katër futbollistë: Mirko Topiç, Milutin Vidosavljeviç, Petar Staniç dhe mesfushorin e Torinos në Serie A, Ivan Iliç. Tre të parët janë pjesë e klubeve në kampionatin serb, ndërsa mungesa më e spikatur është ajo e Ivan Ilić, i cili ka qenë një element i rëndësishëm në mesfushën…
Janë hapur aplikimet për “Mësues për Shqipërinë” 2025. Nga data 2 qershor deri më 16 qershor 2025, aplikimet janë të hapura në platformën e-Albania, për të gjithë ata që duan të bëhen pjesë e sistemit arsimor. Lajmin e ka njoftuar edhe kreu i qeverisë Edi Rama, duke bërë thirrje për aplikim për të gjithë të interesuarit.