Author: tirana

Sot është dita kur bota i thotë lamtumirë Papa Françeskut, zërit më të fuqishëm të paqes. Mbi 250 mijë besimtarë nga shumë shtete të ndryshme janë të pranishëm në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, ndërsa miliona të tjerë dynden në një radhë të gjatë në rrugët e Romës. Gjithashtu edhe dhjetëra liderë, udhëheqës shtetesh, duke përfshirë presidentin amerikan, Donald Trump në udhëtimin e tij të parë jashtë vendit që prej marrjes së detyrës, liderin ukrainas, Volodymyr Zelenski, presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, dhjetra monarkë e shumë të tjerë. Gjithashtu përmes TV mbi 1 miliardë njerëz do…

Read More

Kryesocialisti Edi Rama gjatë takimit me vajzat dhe gratë në Shkodër, pati edhe një moment pikat dhe gazmor teksa prezantoi kandidaten për deputete më të re të qarkut Shkodër, Kejsi Spahija. Ai kujtoi se jo vetëm në Shkodër, por edhe në të gjithë Shqipërinë, PS ka vendosur gjysmën e kandidatëve gra dhe vajza të reja dhe të rinj. Teksa nuk munguan edhe batutat, ku kandidatja me humor e të qeshura i tha se ende s’ia kishte mësuar moshën. ”Këtu në Shkodër ne kemi edhe deputeten më të re… prapë e bëra gabim? (pyet Kejsin, “Të Shkodrës”, i kujton ajo), më…

Read More

Në një takim me votuesit për herë të parë të qarkut Shkodër, kryesocialisti Edi Rama u ndal te transformimi që ka ndodhur në qytet në dy vitet e fundit kur bashkinë po e drejton PS. ”Personalisht fiksimin e vjetër që si ka mundësi që nuk ma dhanë njëherë shansin shkodranët për t’i provuar se çfarë mund të bëjmë ne për Shkodrën unë e kam nxjerrë dy vite më parë. Më në fund na e dhanë mundësinë dhe në dy vjet ne kemi bërë për Shkodrën atë që nuk është bërë në të gjitha vitet e tjera të marra së bashku”,-tha…

Read More

Ministri dhe drejtuesi politik i PS-së në qarkun Elbasan, Arbjan Mazniku ka publikuar foto të takimit që Rama zhvilloi në Gramsh. ”Gramshi foli me një det njerëzish dhe një energji që u ndje në çdo cep të qytetit. Numri 5, Edi Rama dhe Partia Socialiste”,-shkruan Mazniku. Më herët Mazniku thotë se PS do të fitojë së paku 9 mandate deputetësh në Elbasan dhe së paku 78 mandate në mbarë Republikën.

Read More

Kjo mbrëmje e ka gjetur Sali Berishën në një takim elektoral me demokratët nga dega numër 4 në Tiranë. Ai u shpreh i bindur se PD është në epërsi të madhe në krahasim me kundërshtarin e tyre, Partinë Socialiste. Berisha theksoi se PD ka një mbështetje të fuqishme dhe një entuziazëm të pa parë më parë. ”Ne kemi një epërsi të madhe ndaj kundërshtarit tonë, kemi një mbështetje të fuqishme, entuziazëm të pa parë më parë, një program i cili në të vërtetë çdo orë e ditë, po pushton mendjen dhe zemrat e qindra shqiptarëve. Ky program, ka si qëllim…

Read More

Drejtuesi politik i PS në qarkun Vlorë, Bledi Çuçi takimin e rradhës e kishte me banorë të komunitetit rom dhe egjiptian. I shoqëruar nga kandidatja Ina Majko, e cila vjen nga radhët e komunitetit rom, Çuçi kërkoi mbështetje me votë në zgjedhjet e 11 majit. Teksa vlerësoi kandidaturën e Majkos, ai tregoi arsyet përse zgjodhi pikërisht atë mes shumë aplikantëve të tjerë në platformën “Deputeti që Duam”. ”Nëse ne kemi të tjerët kemi pasur barriera në jetë, Ina ka pasur mure. Ajo ka ditur t’i kapërcejë këto mure, por duke ruajtur integritetin e saj personal. Ajo ka një CV të…

Read More

Nëse ka një emër që ka krijuar më shumë zhurmë se kushdo në “Ferma VIP 2”, është Alba Pollozhani. E ardhur nga “Për’Puthen” – që në vetvete është një lloj mëkati që s’të falet nga fermerët tanë snobë – Alba nisi vrullshëm një eksperiencë ku shumë prej pjesëmarrësve kujtojnë se e kanë nisur për të dalë prej tij me ndonjë çmim Nobel për paqen. Që në hyrje, Alba ra në sy për ekstravagancë – por jo të tipit që ngjall frikë a admirim. Ishte më shumë ajo vajza që shkon në fermë me taka dhe fustan super të hapur me…

Read More

Këtë pasdite, në një takim me vajzat dhe gratë në Shkodër, kreu i PS Edi Rama tha se të zgjedhësh kënetën je çyryk politikisht. Nga ana tjetër, shtoi edhe se gjysma e burrave, të rinjtë dhe shumica e grave mbështesin PS-në. ”Përpiqen të më fusin në sherr me të gjithë burrat e shqiptarë. 56% e grave të Shqipërisë mbështesin PS, kjo shkon më shumë, ndërkohë që kur vjen puna tek burrat nuk jemi me këtë diferencë me kënetën, gjysma e burrave votojnë dhe mbështesin PS. Të rinjtë mbështesin PS, çfarë na duhet më shumë, ne e kemi shumicën e grave…

Read More

Lulzim Basha zhvilloi një takim me të përndjekur politik në Tiranë. Gjatë diskutimit u trajtuan shqetësimet e kësaj shtrese dhe u prezantua programi i detajuar për njohjen dhe trajtimin e tyre të drejtë. Basha u zotua për disa masa konkrete, përfshirë pajisjen me status për të gjithë të pushkatuarit, të burgosurit dhe të internuarit politik, trajtim të barabartë financiar me ish-ushtarakët, si dhe përfundimin e shqyrtimit të mbi 2 mijë dosjeve të mbetura pezull. Sipas tij, një tjetër angazhim kyç është edhe kompensimi i plotë financiar i të përndjekurve, me një vlerë totale që kap shumën e 81 milionë euro,…

Read More

Nga Ylli Manjani Dmth si përfundim njerëzia ftohen të votojnë më 11 maj: Për të mbajtur Ramën që vijon të tallë koqet e tij, të cilat ia nxori në publik PD për t’u tallur me to (jo me të vetat), ose të rikthehet Berisha që në CV e tij politike mban një ’97, një Gërdec dhe një 21 janar. E vërteta është që Berisha sot ka në kurriz një çështje penale të stisur dhe krejt të padrejtë. Por po aq e vërtetë është që shteti i Berishës burgosi (jo me arrest shtëpie, por në Bënçë) Fatos Nanon kryetarin e opozitës…

Read More

Një 38-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia, pasi akuzohet se ka dhunuar një punonjëse të OSHEE, e cila kishte shkuar të shihte sahatin e dritave në lokalin e agresorit. “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 shpallën në kërkim dhe punohet për kapjen e shtetasit S.C, 38-vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas, me datë 25.04,2025, rreth orës 13:00, dyshohet se ka goditur me sende të forta për shkak të detyrës shtetasen R.H, 37-vjeçe (punonjëse e OSHEE-s) e cila kishte shkuar për të parë sahatin e dritave në lokalin që 38-vjeçari posedon në rrugën ‘’Artan Lenja’’.…

Read More

Presidenti Bajram Begaj, kreu sot homazhe pranë trupit të Papa Françeskut në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan, gjatë një ceremonie ku morën pjesë drejtues shtetesh, klerikë dhe besimtarë nga mbarë bota. Gjatë kësaj ceremonie nderimi për Atin e Shenjtë, Presidenti Begaj u shoqërua nga katër përfaqësuesit kryesorë të komuniteteve fetare në Shqipëri: mysliman, ortodoks, katolik dhe bektashi. Prania e tyre simbolizoi frymën e bashkëjetesës fetare dhe harmonisë ndërfetare që karakterizon Shqipërinë një vlerë që Papa e kishte vlerësuar në mënyrë të veçantë gjatë vizitës së tij në vend në vitin 2014. Krah presidentit Begaj në këtë ceremoni ishin edhe…

Read More